for spiders only SEE Portal - Albanian Homepage > Nė Brendėsi > Politics > Governance skip to main content
OneWorld.net_home_link Logo_ shko te OneWorld.net faqja kryesore
Kėrko pėr
AKTUALITET NĖ BRENDĖSI PARTNERĖ PĖRFSHIHU RRJETI YNĖ
04 Dhjetor 2008

Seancė e hapur dėgjimore nė parlament pėr tė drejtat e fėmijėve

Nėn-komisioni Parlamentar pėr tė Miturit dhe Shanset e Barabarta nė bashkėpunim me Qendrėn pėr Mbrojtjen e tė Drejtave tė Fėmijėve nė Shqipėri – CRCA, organizuan me 21 Nėntor, nė mesditė njė Seancė tė Hapur Dėgjimore pėr situatėn e tė drejtave tė fėmijėve nė Shqipėri. CRCA u mbėshtetet nė kėtė eveniment nga Olof Palme International Center dhe SIDA Suedi.

"Unė dua tė falenderoj Nėn-komisionin Parlamentar pėr tė Miturit dhe vecanėrisht Kryetaren e saj znj. Bregu pėr interesin dhe dedikimin e vazhdueshėm qė kanė treguar pėr ēėshtjen e tė drejtave tė fėmijėve nė Shqipėri - tha Altin Hazizaj, Drejtor i CRCA - Nė kėtė mėnyrė ne po krijojmė njė traditė tė re pėr Parlamentin shqiptar, i cili nėpėrmjet seancave tė hapura dėgjimore ka mundėsi tė njohė nga afėr problemet qė ndeshin fėmijėt nė Shqipėri, si dhe tė konsultohet publikisht me shoqėrine civile nė Shqipėri. Pėr ne si CRCA kjo ėshtė njė shenjė e maturimit tė demokracisė nė Shqipėri."

Seanca Dėgjimore u organizua nė kuadėr tė pėrvjetorit tė Konventės pėr tė Drejtat e Fėmijės tė OKB-se si dhe si pjesė e proēesit tė konsultimit publik qė ky komision organizon me OJF-tė dhe shoqėrine civile nė Shqipėri. Nuk ėshtė hera e parė qė Nėn-komisioni organizon njė seancė tė hapur dėgjimore pėr fėmijėt, por seanca e djeshme ishte e para qė pėrfshinte tė gjithė aspektet e tė drejtave tė fėmijėve nė Shqipėri. Seanca e Hapur Dėgjimore u ndoq nga mėse 30 pėrfaqėsues tė OJF-ve, shoqėrise civile dhe medias nė Shqipėri.

Ajo u hap nga znj. Majlinda Bregu, Kryetare e Nėn-komisionit Parlamentar pėr tė Miturit nėn prezencėn e dy deputetėve tė tjerė, anėtarė tė kėtij nėn-komisioni. Nė fjalėn e saj znj. Bregu u ndal nė nismat e vazhdueshme qė nėn-komisioni ka mbėshtetur, si dhe veēanėrisht nė nismat e Qeverisė Shqiptare pėr pėrmirėsimin e legjislacionit nė drejtim tė respektimit dhe garantimit tė tė drejtave tė fėmijėve nė Shqipėri.

"Ne vėmė re se gjatė ketyre viteve respektimi i tė drejtave tė fėmijėve nė Shqipėri nga institucionet qeveritare, familja dhe shoqeria ka ardhur duke u rritur - tha pėrpara nėn-komisionit Altin Hazizaj i CRCA - por ndėrkohė ka ende shumė fėmijė tė tjerė qė pėrballen vazhdimisht me shkeljen e tė drejtave tė tyre. Ne besojmė se vetėm nėpėrmjet miratimit tė njė legjislacioni tė ri mund tė krijojmė bazat e ngritjes sė njė sistemi tė mbrojtjes dhe kujdesit ndaj fėmijėve nė Shqipėri."

Mė pas pėrpara nėn-Komisionit folėn znj. Brikena Zogaj nga Save the Children, e cila u ndal tek problemet qė ndeshin fėmijėt me arsimimin e tyre, ndėrsa znj. Suela Kusi e Aleancės pėr Fėmijėt nė Shqipėri u ndal tek problemi i foster-care dhe buxhetimit pėr fėmijėt. Znj. Snezhi Bedalli nga ILO/IPEC u ndal tek disa propozime kryesore pėr ndalimin e punės dhe shfrytezimit tė fėmijėve nė Shqipėri, si dhe nė marrjen pėrsipėr nga shteti tė modeleve tė suksesshme tė krijuara nga OJF-tė pėr fėmijėt nė Shqipėri. Znj. Etilda Saliu e Komitetit Shqiptar tė Helsinkit u ndal tek problemet qė ndeshin fėmijėt nė konflikt me ligjin dhe nevojėn pėr pėrmirėsimin e legjislacionit penal pėr tė miturit.

Nė fund tė takimit nė parim u ra dakord qė njė Seancė e Hapur Dėgjimore pėr tė drejtat e fėmijėve tė organizohet ēdo vit nga Nėn-komisioni pėr tė Miturit, ndėrkohė qė znj. Bregu garantoi se do tė mbėshteste tė gjitha nismat e OJF-ve dhe shoqėrisė civile pėr pėrmirėsimin e legjislacionit pėr fėmijėt nė Shqipėri.

Komentet e pėrdoruesve

Nuk ka komente.



 
Kanalet tematike dhe bashkėpunuese tė OneWorld pėrfshijnė:
AIDS channel digital opportunity channel open knowledge network support centre tiki the Penguin, Kids Channel