for spiders only SEE Portal - Albanian Homepage > Rreth OneWorld > Lajme (news) > Mali i Zi skip to main content
OneWorld.net_home_link Logo_ shko te OneWorld.net faqja kryesore
Kėrko pėr
AKTUALITET NĖ BRENDĖSI PARTNERĖ PĖRFSHIHU RRJETI YNĖ
24 Korrik 2008

Anima: “Tė dukshme nė kushtetutė!”

Nga performansa nė Kotorr
Nga performansa nė Kotorr
Me rastin e 16 ditėve tė aktivitetit kundėr dhunės ndaj grave, Qendra pėr Studime Gjinore dhe Paqe - Anima nga Kotori, ia ka dėrguar njė letėr tė hapur Parlamentit tė Malit tė Zi, Qeverisė, partive politike, Komitetit parlamentar pėr barazi gjinore dhe Zyrės pėr barazi gjinore, ku ka kėrkuar qė gjatė hartimit tė kushtetutės sė re femrat tė pėrfshihen si pjesė konstituive e trupit shtetėror.

"Qytetarėt dhe qytetaret duhet tė prezantohen nė mėnyrė adekuate nė kėtė dokument. Gratė duhet tė jenė tė dukshme, tė zgjedhura dhe pėrgjegjėse pėr ato qė ndodhin nė shoqėri”, thuhet nė kėtė letėr.

Anima kėrkon qė nė kushtetutėn e re tė pėrdorėt gjuha sensitive gjinore, qė do tė garantonte tė drejtėn e bindjes dhe tė shprehjes, tė drejtėn pėr ta shprehur gjininė pa e pėrmendur statusin martesor, si dhe tė drejtėn pėr shprehjen e lirė tė orientimit seksual dhe identitetit femėror.

Anima po ashtu kėrkon sanksionimin ligjor pėr tė gjitha rastet kur demonstrohet jotoleranca gjinore dhe urrejtja nė baza gjinore, ndėrsa nga sistemi i edukimit nė kėtė vend, tė pėrfshijė historinė dhe kulturėn femėrore.

Nga performansa nė Kotorr
Nga performansa nė Kotorr
"Ky problem ėshtė global dhe nuk mund tė zgjidhet nga OJQ-tė nėpėrmjet edukimit dhe trajnimeve. Pra, hapi i parė drejt zgjidhjes sistematike tė diskriminimit tė grave (dhunės ndaj grave) ėshtė qė ato tė bėhen tė dukshme nė kushtetutė. Hapi i dytė ėshtė realizimi i politikave tė miratuara”, ka tėrhequr vėrejtjen Anima nė letrėn e saj tė hapur.

Anėtaret e organizatės Anima dhe studentet e Qendrės pėr studime gjinore i kanė shėnuar 16 ditėt e aktivitetit nėpėrmjet pėrformancės, "Tė dukshme nė kushtetutė”, qė ėshtė mbajtur nė Kotor mė 25 nėntor.




 
Kanalet tematike dhe bashkėpunuese tė OneWorld pėrfshijnė:
AIDS channel digital opportunity channel open knowledge network support centre tiki the Penguin, Kids Channel