Me shtatė ēmime pėr filmat mė tė mirė, tė dielėn mbrėma, ka pėrfunduar festivali i shtatė ndėrkombėtar i filmit pėr tė drejtat e njeriut "Njė botė 2006". Filmi danez, "Sekreti gjerman", dhe filmi nga Mbretėria e Bashkuar, "Hetimet s'vazhdojnė", janė shpallur fitues tė ēmimit pėr filmin mė tė mirė dokumentar tė Festivalit, ndėrsa filmat "Golgota e Llapit" (Kosovė) dhe "Hapi i fundit pas paqes" i regjisorit Bahaa Ghazawy kanė, janė nderuar me ēmimin pėr filmin mė tė mirė qė kontribuon pėr tė drejtat e njeriut.
Pėrveē ēmimeve kryesore, kėtė vit juria e festivalit, ka dhėnė edhe disa shpėrblime speciale, pėr shkak tė nivelit tė lartė tė filmave pjesėmarrės. Me ēmimin special tė jurisė janė shpėrblyer filmat, "Kompromisi i elefantėve" i Kastriot Saqipit, "Marsi i thyer" i Besnik Zogajt dhe "Gjeneralėt e Haradinajve" i autorit Nusret Pllana.
Gjatė edicionit tė sivjetmė tė Festivalit "One World 2006" (Njė botė 2006), qė organizohet nga Kėshilli Mbrojtjen e tė Drejtave dhe Lirive tė Njeriut (KMDLNJ), janė shfaqur tridhjetė filma dokumentar nga vende tė ndryshme tė botės, nė mesin e tė cilėve edhe dhjetė filma tė autorėve kosovarė.
|