for spiders only SEE Portal - Albanian Homepage > Aktuale > Lajme (news) > Lajmet e Javės skip to main content
OneWorld.net_home_link Logo_ shko te OneWorld.net faqja kryesore
Kėrko pėr
AKTUALITET NĖ BRENDĖSI PARTNERĖ PĖRFSHIHU RRJETI YNĖ
04 Dhjetor 2008

Debat i Shoqėrisė Civile mbi projekt-ligjin e ri tė Policisė sė Shtetit

Njė diskutim mbi projekt-ligjin e ri tė Policisė sė Shtetit u zhvillua nė fillim tė muajit Dhjetor me pjesėmarrjen e gjerė tė shoqėrisė civile dhe me mbėshtetjen e Fondacionit tė Shoqėrisė sė Hapur- Soros (OSFA). Tryeza, me tematikė “Decentralizimi & Policimi nė Komunitet” debatoi mbi projekt-ligjin e ri duke e krahasuar atė me ligjin aktual tė Policisė sė Shtetit si dhe duke shprehur shqetėsimin pėr njė punė tė mbyllur tė hartuesve larg proceseve pjesemarrėse nga grupet qytetare dhe ato tė tė drejtave tė njeriut.

Ndėr fokuset kryesore tė tryezės veēojmė:

• Projekt-Ligji nuk iu nėnshtrua njė diskutimi profesional nė plan tė gjerė me drejtues tė niveleve tė ndryshme tė policisė, as me aktorė tė tjerė tė interesuar, duke shmangur veēanėrisht grupet qytetare dhe ato tė tė drejtave tė njeriut.
• Mospėrfshirja e disa neneve tė ligjit aktual si neni 57 (marrėdhėniet me publikun), 58 (marrėdhėniet me administratėn publike), 59 (marrėdhėniet me qeversjen vendore mund tė ndikojnė pėr largimin e Policisė sė Shtetit nga marrėdhėnie tė drejtperdrejta me komunitetet qytetare dhe pėrfaqėsuesit e zgjedhur prej tyre nė organet e pushtetit vendor.
• Hartimi i kėtij projekt-ligji rezulton me gabime tė rėnda nė ligjėrimin ligjor dhe le shteg pėr interpretime personale.

Organizatorė tė tryezės ishin: Instituti pėr Demokraci dhe Ndėrmjetėsim, Shoqata e Bashkive tė Shqipėrisė, Komiteti Shqiptar i Helsinkit, Grupi Shqiptar i tė Drejtave tė Njeriut, Qendra Shqiptare pėr tė Drejtat e Njeriut, Qendra per Studime Parlamentare, Forumi i Mendimit tė Lirė, Shoqata e Komunave tė Shqipėrisė. Morėn pjesė gjithashtu ekspertė tė fushės, pėrfaqėsues tė misioneve PAMECA dhe ICITAP, OSBE, tė Delegacionit tė Komisionit Evropian, Kėshillit tė Evropės, ish-drejtues dhe ekpertė tė lartė tė Policisė sė Shtetit, pėrfaqėsues tė medias, etj.

Organizatorėt shpėrndanė njė letėr tė hapur drejtuar komisioneve parlamentare tė ligjeve dhe tė sigurisė kombėtare duke kėrkuar shtyrjen e afatit tė votimit tė kėtij projekt-ligji nė mėnyrė qė grupet e ekspertėve tė kenė mundėsi tė thonė fjalėn e tyre.

Komentet e pėrdoruesve

Nuk ka komente.



 
Kanalet tematike dhe bashkėpunuese tė OneWorld pėrfshijnė:
AIDS channel digital opportunity channel open knowledge network support centre tiki the Penguin, Kids Channel