Lufta informative nė kėrkim tė sė vėrtetės mjedisore
|
Tė luftosh pėr informacionin nė Shqipėri ėshtė po aq e vėshtirė sa tė luftosh pėr tė gjetur tė vėrtetėn. Autoritetet fshehin dokumentacione pėr tė cilat mendojnė se publiku nuk duhet tė informohet, sepse ajo e vėrtetė nuk duhet tė dalė jashtė mureve tė njė dikasteri para se tė realizohet dhe askush tė mos e kthejė dot mbrapsht.
Nuk ėshtė njė rregull i shkruar, por njė mėnyrė e kultivuar mendėsie e administratės shtetėrore, nė grackėn e sė cilės bien edhe tė ashtuquajturat ēėshtje mjedisore. Edhe pse kjo ėshtė njė e drejte e fituar tashmė, sipas tre shtyllave tė Konventės sė Aarhusit, e detyrueshme pėr Shqipėrinė, pas ratifikimit nė vitin 2000, ende plotėsimi me ligje specifike pėr vendin tonė ka mangėsi tė theksuara dhe publiku nuk merr pjesė pothuajse nė asnjė moment nė vendimmarrje. Ėshtė njė handikap? Apo njė hendek i lėnė qėllimisht? Lėvizje tė ndryshme qytetare nė mbrojtje tė mjedisit shpesh e kanė ngritur zėrin pėr rėndėsinė qė duhet tė ketė zbatimi i kėsaj konvente nė jetėn e pėrditshme dhe ēėshtjet civile apo mjedisore. Tė gjithė qytetarėt mespėrmes kėsaj konvente, qė duhet tė jetė njė armė e fortė nė duart e tyre, mund tė ngrenė zėrin kur mendojnė se janė nė rrezik apo mjedisi rreth tyre shkatėrrohet. Kjo sepse Konventa e Aarhusit specifikon pikėrisht tė drejtėn e publikut pėr tė pasur informacion, pėr tė marrė pjesė nė vendimmarrje dhe pėr tiu drejtuar gjykatės pėr ēėshtjet e mjedisit. Rastet e suksesshme tė zbatimit tė kėsaj tė drejte nė Shqipėri numėrohen me gishta. Edhe nėse shteti nuk informon pėr projektet e mėdha qė ka ndėr mend pėr tė shkatėrruar njė pjesė tė natyrės sė pėrbashkėt, nė tė mirė tė njė fushe tjetėr tė ekonomisė, tė paktėn duhet tė informojė qytetarėt pėr rreziqet ndaj jetės sė tyre. Tu mohosh qytetarėve tė tu kėtė informacion ėshtė njėsoj si ti vrasėsh nė mėnyrė ēnjerėzore, me vetėdije dhe me njė plan konkret. Ne kėtė dyluftim mes autoriteteve shtetėrore dhe publikut asnjėherė nuk ka fitimtarė, sepse tė gjithė zyrtarėt nė radhė tė parė duhet tė kuptojnė qė janė qytetarė dhe dėmtimi i mjedisit ėshtė njė e keqe qė do tė ndjekė nga pas jo vetėm komunitetin qė ai e mendon shumė larg shtėpisė sė vet, por edhe brezat e tjerė, familjarė tė tij, qė nuk do te mund ta ndryshojnė njė tė ardhme. Autoritetet shqiptare janė tė detyruara qė tė pėrmirėsojnė kuadrin ligjor dhe ta pėrshtatin atė me konventat qė ky shtet ka ratifikuar me kalimin e viteve, drejt rrugės sė integrimit nė Bashkimin Evropian, ashtu siē janė tė detyruara qė edhe te raportojnė ecurinė e punės nė kėtė drejtim, apo edhe tė mbajnė pėrgjegjėsi konkrete pėr mosrealizimin e objektivave shumė tė qarta. Dhe nė kėtė pikė nuk ka justifikime, sepse tė shkruara e zeza mbi tė bardhe termat ligjore janė mjaftueshėm tė qartė. Duhet vetėm tė dimė ti lexojmė, ti interpretojmė dhe ti mirėpėrdorim ato nė tė mirė tė interesave kombėtare. Brikena Demiras, Qendra Rajonale e Mjedisit |



