Warning: main(ezlink/user/menubox.php) [function.main]: failed to open stream: No such file or directory in /var/www/ezpublish/sitedesign/standard/frame.php on line 164
Warning: main() [function.include]: Failed opening 'ezlink/user/menubox.php' for inclusion (include_path='/var/www/ezpublish/:/var/www/ezpublish/pear:.:/usr/share/php:/usr/share/pear') in /var/www/ezpublish/sitedesign/standard/frame.php on line 164

|
 |
Qasja universale nė objektet arkitektonike
Realiteti sot nė Kosovė ėshtė se nė tė gjenden barriera tė shumta arkitektonike, ndėrsa ndėrtimi dhe renovimi i objekteve publike nė pronė shtetėrore apo private duhet tė ofrojė mundėsi pėr qasje tė tė gjithė shfrytėzuesve tė shėrbimeve, ngase nė tė kundėrtėn do tė vazhdojė tė paraqitet diskriminim nė dizajnimin hapėsinor, qė paraqet barriera pėr qasje tė personave me aftėsi tė kufizuara dhe atyre ua cungon lirinė e lėvizjes.
Gjatė viteve tė 70-a nė SHBA kanė filluar tė zbatohen parimet e Dizajnit Universal apo Dizajnit pėr tė gjithė, qė sot zbatohet nė tė gjitha shtetet dhe qė do duhej tė ofrojnė standarde dhe indikatorė minimal pėr njė ndėrtim qė ėshtė i qasshėm pėr tė gjithė qytetarėt, pėrfshirė personat me aftėsi tė kufizuara, personat nė moshė, ėmat me fėmijė apo shtatzėnat, blerėsit me shporta tė rėnda apo edhe personat me aftėsi pėrkohėsisht tė kufizuara.
E drejta e qasjes nė ndėrtesa zyrtare, transport dhe komunikacion ėshtė njė nga tė drejtat themelore tė njeriut dhe ka ndikim tė drejtpėrdrejt nė lirinė e lėvizjes sė personave me aftėsi tė kufizuara, luftėn kundėr diskriminimit dhe dhunės ndaj kėtij grupi tė qytetarėve.
Pėrmes strukturave pėrgjegjėse shtetėrore, pėrmes ligjeve dhe masave tjera administrative, duhet tė zhvillojmė dhe nxisim parimet e Dizajnit Universal nė arkitektonikė, pėr tė mundėsuar qasje nė ndėrtesat dhe shėrbimet e hapura pėr publik, apo tė parapara pėr publikun; dhe gjithashtu tė sigurojė qė personat privatė dhe ndėrmarrėsit qė ofrojnė shėrbime dhe mbajnė objekte publike tė marrin parasysh tė gjitha aspektet e mundėsive tė barabarta sa i pėrket qasjes sė personave me aftėsi tė kufizuara.
Ndėrtimi i menēur paraqet njė proces tė thjeshtėsuar tė ndėrtimit qė planifikon paraprakisht qasjen e personave me aftėsi tė kufizuara nė kornizė tė planifikimit hapėsinor, me ē rast arrihen kursime pėr shkak tė shmangies sė shpenzimeve tė adoptimit dhe rindėrtimit tė tyre nė tė ardhmen.
Duke kombinuar forcimin e ligjeve, ngritjen e vetėdijes publike dhe planifikimin hapėsinor nė kornizė tė zbatimit tė parimeve tė Dizajnit Universal, mund tė arrijmė deri tek njė koncept i mundėsive tė barabarta sa i pėrket qasjes nė Kosovė.
Ndėrtimi dhe zhvillimi i mundėsive tė barabarta sa i pėrket qasjes, ka ndikim tė drejtpėrdrejt nė mbrojtjen e drejtave tė njeriut, ndėrtimin e kapaciteteve tė turizmit, ngritjen e nivelit tė punėsimit mes personave me aftėsi tė kufizuara, uljen e varfėrisė, pėrmirėsimin e qasjes ndaj arsimit, pėrmirėsimin e lirisė sė lėvizjes dhe zvogėlimin e nivelit tė dhunės ndaj personave me aftėsi tė kufizuara.
Puna shumėdisiplinare e ekspertėve nga fusha e arkitekturės, urbanizmit, transportit, dizajnit dhe ligjvėnies, si dhe marrja parasysh e nevojave tė ndryshme qė nga fillimi i planifikimit, me qėllim tė krijimit tė mundėsive tė barabarta pėr qasje dhe shfrytėzim tė objekteve tė ndėrtuara, produkteve dhe shėrbimeve, do tė mundėsojė nė tė ardhmen ndėrtimin e qyteteve qė mundėsojnė qasje pėr tė GJITHĖ qytetarėt e Kosovės, pėrfshirė personat me aftėsi tė kufizuara.
Little People of Kosova
|
|
 |



|