for spiders only SEE Portal - Albanian Homepage > Nė Brendėsi > Health > Disease skip to main content
OneWorld.net_home_link Logo_ shko te OneWorld.net faqja kryesore
Kėrko pėr
AKTUALITET NĖ BRENDĖSI PARTNERĖ PĖRFSHIHU RRJETI YNĖ
14 Tetor 2008

Peticion pėr hartimin e Strategjisė kombėtare kundėr kancerit tė gjirit

“Nuk duam lule, duam mė shumė kujdes pėr shėndetin tonė”, ėshtė motoja e fushatės qė fillon tė enjten (sot) me rastin e Ditės sė Gruas, organizuar nga Qendra kosovare pėr luftimin e kancerit tė gjirit, “JETA/VITA”.

Gjatė ditės sė sotme pritet tė nėnshkruhet njė peticion, pėrmes sė cilit do tė kėrkohet qė sa mė shpejt tė hartohet Strategjia kombėtare kundėr kancerit tė gjirit dhe tė pėrfundojė ndėrtimi i Institutit Onkologjik nė Kosovė.

Qendra kosovare pėr luftimin kancerit tė gjirit e mbėshtetur nga Rrjeti i Grave tė Kosovės, ka shpallur muajin mars “Muaj tė luftės kundėr kancerit”. Synimi i kėtij aktiviteti, siē kanė bėrė tė ditur organizatorėt, ėshtė ngritja e vetėdijes sė grave pėr sėmundjen e kancerit tė gjirit.

“Nė Kosovė mungon Instituti i Onkologjisė ku femrat do ta bėnin diagnostifikimin dhe trajtimin prej fillimit deri nė fund tė kancerit nė gji, prandaj gratė pėrveē problemeve shėndetėsore duhet tė bredhin prej ordinance nė ordinancė ose tė shkojnė nė Shkup ose nė Shqipėri”, ėshtė shprehur drejtoresha e kėsaj Qendre, Nafije Latifi, duke shpjeguar se numri i femrave tė sulmuara nga kanceri i gjirit nė Kosovė, ėshtė nė rritje.

Hulumtimet nuk kanė treguar ndonjė shifėr tė saktė, pasi qė shumica e femrave janė tė detyruara tė shėrohen nė vendet fqinje, sepse mungon Instituti i Onkologjisė, pėr tė cilin ka nevojė tė madhe. Supozohet se gjendja ėshtė e ngjashme me vendet fqinje, ku ėshtė e atakuar ēdo e dhjeta grua.

Peticioni qė do tė nėnshkruhet, prej orės 10 deri nė 17 nė qendėr tė Prishtinės, ndėrsa nėnshkrueset e peticionit nė vend tė njė lule do tė marrin si dhuratė njė fletėpalosje ku mund tė mėsojnė mė shumė pėr kancerin e gjirit se si duhet bėrė vetė ekzaminimin qė ėshtė mėnyra mė e mirė dhe e lirė pėr zbulimin e kėsaj sėmundjeje.

Nė tėrė botėn ēdo vit zbulohen mė shumė se 1 milion raste tė reja tė kancerit tė gjirit. Nga kjo sėmundje ēdo vit vdesin mbi 400 mijė femra.




 
Kanalet tematike dhe bashkėpunuese tė OneWorld pėrfshijnė:
AIDS channel digital opportunity channel open knowledge network support centre tiki the Penguin, Kids Channel