FEEJ krediton sipėrmarjet e vogla nė Shqipėri
|
Fondi Evropian pėr Evropėn Juglindore-FEEJ (European Fund for Southeast Europe-EFSE) do tė kreditojė sipėrmarjet dhe fermerėt e vegjėl gjatė pesė viteve tė ardhshme me rreth 120 mijė kredi pėr vendet e Europės Juglindore.
Klaus Maurer, Drejtor i Investimeve tė Fondit, u shpreh se Ne jemi tė bindur se me FEEJ kemi gjetur njė version modern tė planit Marshall tė shekullit 21 ". Mė tej, nė ceremoninė e fillimit tė operacioneve tė kėtij fondi Drejtori i Investimeve nė FEEJ tha se fondi zgjodhi tė financojė biznesin e vogėl nė tė gjithė Evropėn Juglindore pėr arsye se ky biznes gjeneron numrin mė tė madh tė punėsimeve dhe pėrbėn shumicėn dėrrmuese tė sipėrmarrjeve nė kėtė rajon. Kryeministri i Shqipėrisė, Sali Berisha, tha: "Sektori privat po kontribuon ndjeshėm nė krijimin e sistemit financiar dhe zhvillimin e Shqipėrisė". Gjithashtu kryeministri theksoi faktin se Shqipėria ėshtė mjaft e kėnaqur qė i bashkohet kėsaj strukture dhe ky pėrbėn njė zhvillim shumė tė rėndėsishėm pėr vendin tonė. Shuma e kredive me tė cilat do tė financohen sipėrrmarrjet e vogla do tė jetė mesatarisht 6,000 euro si dhe janė parashikuar tė jepen dhe rreth 30 mijė kredi pėr pėrmirėsimin e kushteve tė banimit pėr familjet nė vendet e Europės Juglindore ndėr tė cilat do tė pėrfitojė edhe Shqipėria nėpėrmjet institucioneve tė kreditimit pa pasur kontakte direkte me sipėrmarrėsit. |



