for spiders only SEE Portal - Albanian Homepage > Nė Brendėsi > In Depth>Intervista skip to main content
OneWorld.net_home_link Logo_ shko te OneWorld.net faqja kryesore
Kėrko pėr
AKTUALITET NĖ BRENDĖSI PARTNERĖ PĖRFSHIHU RRJETI YNĖ
25 Korrik 2008

Promovim i vlerave pro-perėndimore dhe moderne

Sa e madhe ėshtė nevoja pėr njė shoqėri civile, nė veēanti pėr boshnjakėt?

Sahit Kandic: Nė pėrgjithėsi shoqėria civile ka tė njėjtėn rėndėsi sa strukturat e pushtetit, me gjithė mungesėn e kompetencave pėr tė marrė vendime. Shoqėria civile ėshtė mekanizmi kryesor i mbėshtetjes sė demokracisė dhe rregullimit tė institucioneve, me detyrė ndjekjen e proceseve tė zhvillimit aktual, identifikimin e nevojave tė komunitetit, informimin e publikut mbi fuqinė ligjore ose shkeljet e standardeve, me pak fjalė, nxitjen e iniciativave dhe kontributit pėr njė cilėsi mė tė mirė tė jetesės. Komuniteti boshnjak nė Kosovė ka njė nevojė tė vazhdueshme pėr njė shoqėri civile tė fortė dhe efikase pėr tė mos mbetur element i manipulimeve tė mėtejshme politike. Ky komunitet ėshtė i ndershėm, por jo i integruar me kujdes nė realitetin e ri tė Kosovės, megjithėse pėrfaqėsohen ligjėrisht ata mendojnė se janė dy shoqata kulturore dhe artistike; klub futbolli dhe radio muzikore – kulturė e plotė boshnjake. Fatkeqėsisht, organizatat jo-qeveritare tė komunitetit boshnjak janė “mjete” ose satelitė tė partive politike dhe jo oponenca e duhur e tyre. Shumė prej tyre kanė regjistruar OJQ nė emrin e tyre, pa asnjė anėtar dhe nuk ėshtė rastėsi qė ato japin donacione pėr veten e tyre.

Sa munden kėto organizata tė ndihmojnė komunitetin?

Sahit Kandic: Shoqata jonė ka punuar vazhdimisht nė prezantimin e interesave, qėndrimeve, zgjidhjeve tė mundshme, paralajmėrimeve tė guximshme mbi dukuritė ekzistuese dhe tė mundshme tek opinioni i gjerė publik, dhe praktikisht ka punuar nė zbatimin e projekteve duke kontribuar nė afirmimin e vlerave moderne dhe pro perėndimore. Nėse kėto organizata do tė kenė njė vizion tė qartė mbi atė se ēfarė ato duan tė arrijnė, dhe nėse qėllimi i tyre kryesor nuk ėshtė pėr tė synuar donacionet, ato nė mėnyrė tė dukshme mund tė ndihmojnė komunitetin. Shumė shoqata boshnjake qė merren me rininė, gratė, mbrojtjen e mjedisit, bamirėsinė, edukimin … nuk kanė kontribuar nė domethėnien e asaj qė ėshtė zbatuar. Ato asnjėherė nuk kanė bėrė publike dhe tė ditur qėndrimin e tyre nė publik mbi ndonjė dukuri ekzistuese, veē u kanė shėrbyer kryetarėve apo partive politike duke treguar nė mėnyrė tė qartė qė ato akoma se kanė kuptuar rolin e tyre nė shoqėri. Pėr shkak tė kėsaj “Oaza” shpeshherė ka gjetur partnerė pėr projektet e saj tek shumica dhe komunitetet e tjera tė Kosovės. Detyrimisht unė dua tė pėrmend faktin qė ne jemi e vetmja OJQ nė kėtė ambient qė ka arritur ta mbajė veprimtarinė e saj larg implikimeve partiake dhe tė mbetet objektive dhe faktor i respektuar nė kėtė sferė tė shoqėrisė.

Cilat janė pengesat kryesore nė tė cilat hasni?

Sahit Kandic: Ndonėse “Oaza” ka shumė projekte dhe veprimtari vullnetare nė dobi tė shoqėrisė pėr tė cilat donatorėt janė tė mirinformuar, ėshtė njė praktikė qė ne kemi nevojė pėr marrjen e rekomandimeve nga strukturat e pushtetit pa tė cilat ne jemi shpesh nė “listėn e zezė” pėr shkak tė indiferencės sė politikanėve tanė. Pėr kėtė arsye ne kemi kėrkuar shpesh qė rekomandime tė tilla janė tė kėrkohen dhe jepen vetėm nga administratori ose qė donatorėt tė krijojnė ekipet e tyre pėr verifikimin dhe gjykimin dhe justifikimin e nevojave tė tilla. Na ka ndodhur qė nė aplikimet me projekt propozime pėr shkak tė rekomandimeve tė pėrmendura ne tė pėrjashtohemi shpesh, pasi kėto organe i vendosin kėto nė prioritetet e projektit pėr t’i zbatuar vet.

Ēfarė do tė dėshironit tė ndryshonte nė shoqėrinė civile dhe pse?

Sahit Kandic: Sė pari do tė desha tė ndryshonin problemet qė pėrmenda pasi ato janė tė kundėrligjshme dhe imorale dhe do tė dėshiroja rritjen e qasjes sė donatorėve dhe inkurajimin edhe tė OJQ-ve qė janė nė prag tė mbylljes si dhe fuqizimit tė sektorit tė shoqėrisė civile.

Si trajtohen organizatat e pakicave nga ana e shumicės?

Sahit Kandic: Natyrisht dikush mund tė mendojė se “pjesa tjetėr” ėshtė mė e privilegjuar nė njė fare mėnyre. OJQ-tė e minoriteteve janė mė pak tė suksesshme sepse ato nuk kanė kurajėn tė hartojnė projekte tė mėdha dhe afatgjata pėr shkak tė mungesės sė suazave si njė nga arsyet objektive. Problem tjetėr ėshtė qė pėr donacionet duhet tė presėsh qė tė kalojnė tė gjitha fazat e miratimit dhe disa nuk kanė durim tė mjaftueshėm.

Cili ėshtė niveli i bashkėpunimit mes OJF-ve nė Kosovė dhe sa ndikojnė ato me aktivitetet e tyre?

Sahit Kandic: Sigurisht, rrjetėzimi ėshtė i dėshirueshėm pasi eliminon probleme tė tilla si mungesa e suazės, dhe nė raste partneriteti promovon bashkekzistencėn, mirėkuptimin reciprok, shoqėrinė dhe ngjashmėrinė, dhe sė bashku ajo mund tė bėhet mė shumė dhe mė mirė.




 
Kanalet tematike dhe bashkėpunuese tė OneWorld pėrfshijnė:
AIDS channel digital opportunity channel open knowledge network support centre tiki the Penguin, Kids Channel