for spiders only SEE Portal - Albanian Homepage > Pėrfshihu > Fushata skip to main content
OneWorld.net_home_link Logo_ shko te OneWorld.net faqja kryesore
Kėrko pėr
AKTUALITET NĖ BRENDĖSI PARTNERĖ PĖRFSHIHU RRJETI YNĖ
24 Korrik 2008

Fushata Veto Koshtunica

Pas indikacioneve se Partia Demokratike (DS) dhe Partia Demokratike e Serbisė (DSS) sė shpejti do tė mund tė arrinin njė marrėveshje pėr Qeverinė e re, ku Vojislav Koshtunica do tė vazhdonte tė mbante postin e kryeministrit, disa OJQ nė Serbi u kanė bėrė thirrje qytetarėve qė t’iu bashkohen fushatės sė tyre “Veto Koshtunica”.

Me gjithė se DS ka fituar 64 ulėse nė Kuvendin e e Serbisė nė zgjedhjet qė janė mbajtur mė 21 janar, kundruall Koalicionit DSS/Nova Srbija qė ka fituar 47 ulėse, negociatat dymujore pėr formimin e qeverisė sė re kanė ngjallur parimin e ashtuquajtur tė gjashtė, qė thotė se DS nuk mund ta mbajė nė tė njėjtėn kohė edhe postin e presidentin e Republikės edhe atė tė kryeministrit, por njėrin prej tyre duhet t’ia lėshojė psh. DSS-sė.

Gjatė javės sė kaluar, zemėrimi publik ndaj njė kėrkese tė tillė ėshtė nxitur nga njė mori indikacionesh, se kjo mund tė pranohet nga DS-ja, me kusht qė t’i ketė shumicėn e kabineteve ministrore nė qeverinė e ardhshme. Organizatat joqeveritare u kanė bėrė thirrje qytetarėve qė nėpėrmjet letrave tė dėrguara tė kundėrshtojnė njė veprim tė tillė tė Partisė Demokratike.

“Ata qė besojnė nė ardhmėrinė, jetėn, progresin dhe zhvillimin kanė fituar...Ne duhet ta mbrojmė fitoren e tyre! Nuk duhet tė lejojmė qė e ardhmja e Serbisė tė bėhet lodėr nė duart e 40 deputetėve tė pėrgjumur tė DSS-sė! Nuk mund tė shndėrrohemi nė pengje tė terrorit tė Kostunicės mbi demokracinė dhe zhvillimin e Serbisė! Boris Tadic ka pėrgjegjėsinė pėr tė sjell vendim, ndėrsa ne kemi pėrgjegjėsinė qė t’ia heqim dilemėn se pėr kė ka votuar Serbia demokratike...”, thuhet ndėr tė tjera nė kėtė ftesė.

Qytetarėve i ėshtė kėrkuar qė tė shtypin sa mė shumė letra dhe tė dėrgojnė sa mė shumė e-maila, pėr t’iu mundėsuar tė gjithė tė interesuarve qė tė marrin pjesė nė kėtė aksion qė do tė parandalonte mbisundimin e demokracisė nė vend.

“Nėse 200 letra arrijnė nė selinė qendrore tė DS-sė nė rrugėn Krunska, kėtė gjė do ta vėrej postieri; nėse arrijnė 2,000, do ta vėrej portieri; nėse arrijnė 20,000, kėtė gjė do ta vėrejnė zyrtarėt dhe sekretaret. Ndėrsa nėse dėrgojmė mė shumė se kaq, atėherė kėtė gjė do tė detyrohet ta vėrej edhe Tadic. Tingėllon ndoshta e pabesueshme, mirėpo nėse tė gjithė ne qė nuk kemi votuar pėr Koshtunicėn dėrgojmė letėr, atėherė Koshtunica nuk do tė jetė kryeministėr”, thuhet nė kėtė ftesė.

Fotolegjendė: Karikatura e Corax-it, marrė nga www.ekonomist.co.yu

Komentet e pėrdoruesve

Nuk ka komente.



 
Kanalet tematike dhe bashkėpunuese tė OneWorld pėrfshijnė:
AIDS channel digital opportunity channel open knowledge network support centre tiki the Penguin, Kids Channel