Ratifikimi i Konventės sė KB-sė mbi tė drejtat e personave me aftėsi tė kufizuara dhe e ardhmja e saj nė Kosovė
|
Nė New York, 81 shtetet e Kombeve tė Bashkuara kanė ratifikuar Konventėn mbi tė drejtat e personave me aftėsi tė kufizuara. Konventa e KB-sė ka rol tė rėndėsishėm nė pėrmirėsimin e jetės sė mbi 650 milionė njerėzve me aftėsi tė kufizuara dhe krijimin e historisė sė ardhshme tė njerėzimit.
Nė lidhje me kėtė Konventė tė KB-sė pėr promovimin e objektivave dhe pėrgatitjes sė kushteve nė Kosovė pėr implementimin e saj, Zyra Amerikane nė Prishtinė ka miratuar projektin pėr partneritet tė dy OJQ-ve Little People of Kosova dheHendifer nga Ferizaj pėr Programi Promovues Vullnetar DMD ( (Disability Mentoring Days) shumetnik qė ėshtė njė praktikė e mirė pėr fuqizimin e partneriteteve nė mes OJQ-ve dhe ngritje tė kapaciteteve pėr jetėsimin e plotė tė drejtave tė personave me aftėsi tė kufizuara. Konventa e KB-sė, ėshtė miratuar pas pesė vitesh bisedimesh nė mes tė shteteve-anėtarėve tė Kombeve tė Bashkuara dhe liderėve tė dalluar tė OJQ-ve tė cilėt janė pajtuar nė marrėveshjen e re pėr mbrojtjen e tė drejtave pėr personat me aftėsi tė kufizuara, e nė tėrė procesin e krijimit tė tekstit Kosova ka marrė pjesė aktive falė Zyrės Amerikane nė Prishtinė, Postės dhe Telekomunikacionit dhe Soros-it. Gjatė pėrpunimit tė tekstit tė kėsaj Konvente, pėrfaqėsuesja e OJQ-sė, Little People of Kosova, Hiljmnijeta Apuk, eksperte pėr tė drejtat e personave me aftėsi tė kufizuara, ka marrė pjesė aktive nė Komitetin Ad Hoc tė KB-sė nė New York, dhe me kėtė rast ka kryer njė prezantim tė suksesshėm tė Programit Promovues Vullnetar DMD nė Kosovė. Marrė parasysh domethėnien e Konventės sė KB-sė nė fushėn e tė drejtave tė njeriut, bėhet fjalė pėr njė sukses tė jashtėzakonshėm tė OJQ-sė kosovare nė afirmimin e imazhit pozitiv tė Kosovės nė sferėn e mbrojtjes dhe promovimin e drejtave tė njeriut qė do tė kontribuojė nė ngritjen e mėtutjeshme tė renomesė sė Kosovės nė rrafshin ndėrkombėtar, ka vlerėsuar pjesėmarrėsja nga Kosova, Apuk . Parimet themelore tė kėsaj konvente janė respektimi i dinjitetit, jodiskriminimi, pjesėmarrja e plotė, barazia dhe qasja nė tė gjitha sferat e jetės pėr personat me aftėsi tė kufizuara. Duam qė tė krijojmė kushte nė tė cilat personat me aftėsi tė kufizuara do tė realizojnė tė drejtat e tyre tė plota dhe pjesėmarrje tė plotė nė shoqėri, dhe qė kjo Konventė e KB-sė tė bėhet realitet nė Kosovė sa mė parė qė vendi tė merr statusin dhe ti plotėsojė kushtet pėr ratifikimin e saj, ka deklaruar me kėtė rast Hiljmnijeta Apuk. |



