for spiders only SEE Portal - Albanian Homepage > Aktuale > Lajme (news) > Lajmet e Javės skip to main content
OneWorld.net_home_link Logo_ shko te OneWorld.net faqja kryesore
Kėrko pėr
AKTUALITET NĖ BRENDĖSI PARTNERĖ PĖRFSHIHU RRJETI YNĖ
30 Gusht 2008

Papunėsia, e vetmja gjė ku pajtohen tė gjithė kosovarėt

Edhe pse shqiptarėt dhe serbėt e Kosovės nuk pajtohen kur ėshtė fjala pėr zhvillimet politike nė vend, ata pajtohen rreth disa ēėshtjeve ekonomike e sociale si, rritjen e ndjeshme tė papunėsisė dhe varfėrinė.

Kėto konstatime kanė dalė nga njė sondazh qė ka bėrė Programi i Kombeve tė Bashkuara pėr Zhvillim, UNDP, me 1.200 respondentė.

“Tė gjitha grupet etnike nė Kosovė e kanė renditur varfėrinė dhe papunėsinė nė mesin e problemeve kryesore e jo ēėshtjet politike. Mė shumė se gjysma e popullsisė beson se pėrgjegjėsinė pėr zgjedhjen e kėtyre problemeve e ka Qeveria e Kosovės e jo UNMIK-u”, ka thėnė shefi i UNDP-sė, Frode Mauring.

Ndėrkaq, sa i pėrket pikėpamjeve politike, shqiptarėt dhe serbėt kanė mendime diametralisht tė kundėrta. Pėrderisa shqiptarėt kanė qėndrim pozitiv pėr propozimin e Ahtisaarit pėr statusin e Kosovės, shumica e serbėve mendojnė negativisht pėr kėtė plan.

Shqiptarėt dhe serbėt e Kosovės kanė qėndrime tė kundėrta pėr planin e Martti Ahtisaarit pėr statusin e Kosovės. Por ata e ndajnė tė njėjtin mendim se plani nė fjalė krijon themelet pėr pavarėsimin e Kosovės.

Edhe lidhur me krijimin e komunave tė reja dhe zonave mbrojtėse nė Kosovė, sipas kėtij sondazhi, tė UNDP-s qė ka tė bėjė me paralajmėrimin e hershėm, thuhet se shqiptarėt dhe serbėt kanė pasur qėndrime tė kundėrta. “Kur respodentėt janė pyetur pėr krijimin e komunave tė reja me planin e Ahtisaarit, shqiptarėt kanė pasur qėndrim negativ ndėrsa serbėt kanė pasur qėndrim pozitiv. E njėjta gjendje ėshtė paraqitur edhe kur respodentėt janė pėrgjigjur pėr krijimin e zonave mbrojtėse nė Kosovė”, ka thėnė Mauring.

Nė kėtė sondazh janė pyetur serbėt kosovarė nėse, nė rast tė pavarėsimit tė Kosovės, a do tė largoheshin nga vendi. Vetėm njė nė dhjetė persona tė intervistuar ka thėnė se do tė ikte nga vendi, nėse Kosovės i njihet pavarėsia.

Nė kėtė sondazh kanė dalė rezultate dėshpėruese edhe pėr institucionet kryesore qeverisėse dhe kompanitė publike tė vendit. Kėshtu shkalla e kėnaqshmėrisė me punėn e kryetarit, ka zbritur 52 % duke shėnuar rėnie 11 %, nė krahasim me dhjetorin e vitit 2006. Po ashtu edhe shkalla e kėnaqėshmėrisė me punėn e kryeministrit ka rėnė nga 69 % nė 54 %.

Si “bastione” tė korrupsionit, sipas kėtij sondazhi, ende mbeten Korporata Elektroenergjetike e Kosovės, Agjencia Kosovare e Mirėbesimit dhe Posta e Telekomi i Kosovės.

Komentet e pėrdoruesve

Nuk ka komente.



 
Kanalet tematike dhe bashkėpunuese tė OneWorld pėrfshijnė:
AIDS channel digital opportunity channel open knowledge network support centre tiki the Penguin, Kids Channel