Papunėsia lė nėn hije tė drejtat e punėtorėve nė Kosovė
|
Momentalisht punėsimi ėshtė sfida kryesore e politikė-bėrėsve nė Kosovė. Nė esencė, njerėzit nė Kosovė vend pune e konsiderojnė vetėm punėsimin formal. Puna nė sektorin joformal, siē ėshtė biznesi familjar, nuk konsiderohen si vende pune, madje edhe atėherė kur ato sjellin tė ardhura financiare.
Punėsimi nė sektorin privat nė tė shumtėn e rasteve ka tė bėjė me kompani tė vogla. Punėsimi nė veēanti ėshtė i koncentruar nė agro-kulturė, shitje me pakicė dhe sektorin e ndėrtimit, pra nė ekonominė e hirtė, ku supozohet se punon dhe do tė punojė njė numėr i madh i tė punėsuarve. Legjislacioni Qė nga viti 2001 e deri mė tash, tė drejtat e punėtorėve nė Kosovė mbrohen dhe garantohen me Rregulloren 2001/27 tė Ligjit themelor tė punės nė Kosovė. Rregullorja 2001/27 parashikon kontratėn e shkruar tė punėsimit. Kontrata pėrcakton natyrėn, llojin dhe vendin e punės, sikur edhe orėt e punės, kohėzgjatjen, rrogėn bazė dhe tė gjitha specifikat shtesė. Ligji po ashtu mundėson pėrcaktimin e pėrfundimit tė kontratės, ndėrkaq Inspektoriati i punės ėshtė pėrgjegjės pėr monitorimin dhe implementimin e kushteve shėndetėsore dhe tė sigurisė nė punė. Deri nė adaptimin e kėsaj rregulloreje, punėtorėt qė ballafaqoheshin me mungesė tė mbrojtjes ligjore - nė kohėn kur papunėsia ishte nė shkallė tė lartė - ishin nė njė pozitė shumė tė cenueshme. Sipas disa raporteve, nė mungesė tė mbrojtjes sė parashikuar me ndonjė akt ligjor, ata punėsoheshin, angazhoheshin dhe pėrjashtoheshin. Nė kėtė kontekst, ēdoherė ekzistonte rreziku qė tė drejtat themelore tė punėtorėve tė vareshin nga konsideratat e punėdhėnėsit. Mungesa e pėrfaqėsimit dhe e shprehjes, mė shumė spikateshin nė ekonominė joformale dhe nė tė shumtėn e rasteve nė mesin e grave dhe punėtorėve tė rinj. Mė 22 shtator 2004, pėrfaqėsuesit e Qeverisė sė Kosovės, Bashkimit tė Sindikatave tė Pavarura tė Kosovės (BSPK) dhe Odės Ekonomikė tė Kosovės (OEK), kanė nėnshkruar Marrėveshjen e kontratės kolektive, qė duhej ti rregullonte marrėdhėniet ligjore, sociale dhe ekonomike, si dhe, tė drejtat dhe obligimet nė mes tė tė punėsuarve dhe punėdhėnėsve - qė mė vonė duhej tė plotėsoheshin nė Ligjin e punės. Pėr shkak tė mungesės sė buxhetit, kjo marrėveshje asnjėherė nuk ėshtė zbatuar. Sindikatat e punėtorėve Sidoqoftė, deri mė tash, Bashkimi i Sindikatave tė Pavarura tė Kosovės (BSPK), duket sikur ėshtė e vetmja organizatė qė merret me pozitėn e punėtorėve. Ajo ėshtė formuar mė qėllim tė artikulimit tė kėrkesave tė punėtorėve dhe shprehjes sė tyre nė mėnyrė tė organizuar. BSPK-ja po ashtu merr pėrgjegjėsinė pėr njohjen dhe realizimin e vlerave civilizuese: lirinė e profesionit; tė drejtėn e punės; sigurimit social pėr punėtorėt dhe familjet e tyre; standardin mė tė lartė tė jetės; dhe, kushtet mė tė mira tė punės dhe jetesės. Sė fundi edhe njė organizatė tjetėr e tillė ėshtė formuar, kryesisht nga njerėzit qė nuk ishin tė kėnaqur me punėn dhe angazhimin e BSPK-sė. Sidoqoftė, edhe atėherė kur kishin pakėnaqėsi pėr pozitėn e tyre, punėtorėt dhe sindikatat kanė treguar durim me kėrkesat e tyre, pėr shkak se Kosova po pėrgatitet pėr vendimin pėr statusin final dhe pėr shkak tė situatės sė nderė. Ky fakt konsiderohet faktor kryesor se, pse deri mė tash nuk janė organizuar protesta dhe greva tė punėtorėve qė do tia vlente tė pėrmendeshin, pėrkundėr shumė problemeve me tė cilat ata ballafaqohen. Tashmė ėshtė pranuar fakti se papunėsia ka qenė faktor shkaktues i trazirave civile qė kishin ngjarė nė mars tė vitit 2004. Njė faktor tjetėr, sipas disa studiuesve, ėshtė se punėtorėt (sidomos punėtorėt e rinj) tė punėsuar nė ekonominė joformale, kanė qenė fare pak ose aspak tė njoftuar me tė drejtat e tyre nė punė. Sipas analistėve, pėrgatitja dhe distribuimi i materialeve qė do tė njoftonin pėr tė drejtat e punėtorėve dhe kėshillat ligjore qė ofrojnė sindikatat, do tė mund ti ndihmonte pėrpjekjet pėr pėrforcimin e tė drejtave tė punėtorėve nė vendet e punės. Aktivitetet e tilla do tė duhej tė potenconin pėrfitimin qė mund tė nxirret nga tė drejtat e standardizuara tė punėtorėve nė aspektin e punės dhe produktivitetit. Papunėsia Pėrfundimi i papritur i bumit tė pasluftės ka sjellė nė fokus problemin kryesor social nė Kosovė: shkallėn e madhe tė papunėsisė dhe shtimin e shpejt tė popullsisė. Sipas studiuesve, diskutimet pėr shkallėn e vėrtetė tė papunėsisė nė Kosovė, janė shpesh ēorientuese. Papunėsia ėshtė njė kategori administrative qė matė numrin e atyre qė aktivisht kėrkojnė punė por nuk kanė arritur ta gjejnė atė. Nė shoqėritė e ndryshme, statusi i papunė sjellė benificione qė janė stimulime pėr njerėzit pėr tu regjistruar. Nė Kosovė, nuk ka benificione tė tilla. Gjithashtu, nė shumė zona rurale tė Kosovės, nocioni i kėrkimit tė punės jashtė ekonomisė familjare gati sa nuk ka kuptim fare. Po thuajse tė gjitha bizneset drejtohen nga familjet. Numri i pėrgjithshėm i tė punėsuarve nė Kosovė kap shifrėn prej 325,000 vetėve, ku numri i personave me moshė tė duhur pėr punė ėshtė rreth 1 milionė vetė. Kjo do tė thotė se shkalla e tė punėsuarve (e shprehur nė pėrqindje tė tė punėsuarve) ėshtė mė e vogėl se njė e treta. Njėkohėsisht, Kosova ka popullatėn me tė re nė Evropė, me 36,000 tė rinj qė ēdo vit i shtohen tregut tė punės. Disa statistika tė papunėsisė nė Kosovė - Gjithsej 318.390 persona tė regjistruar si tė papunė me shėrbimin publik tė punėsimit tė Kosovės deri nė fund tė vitit 2005 duke pėrfaqėsuar njė ngritje prej 5,7% krahasuar mė 2004. - Tė papunėsuarit e regjistruar paraqesin regjistrimin nė shkallė prej 42,0% deri 43,7% tė popullatės ekonomikisht aktive nė vitin 2005. - Pėrafėrsisht 86% deri 94% tė papunėve tė regjistruar janė tė papunėsuar afatgjatė. - Mė shumė se 46% e tė regjistruarve si tė papunė janė femra. Numri i regjistrimit tė femrave ėshtė rritur prej 7,1% nė vitin 2005, pėrderisa rritja ka qenė 4,5% pėr regjistrimin e meshkujve. - Mė shumė se 59% e tė regjistruarve si tė papunė u referohen niveleve tė arsimimit si tė pakualifikuar (ISCED 0-2). Problemet dhe zgjidhjet Nė tė kaluarėn, problemi i shtimit tė shpejt tė popullatės dhe papunėsisė kronike ndesheshin me emigrimin substancial, nė tė shumtėn e rasteve drejt Gjermanisė dhe Zvicrės. Rruga e emigrimit tė mėtutjeshėm nė kėto destinacione tashmė ėshtė mbyllur pothuajse nė tėrėsi. Kjo gjė do tė ketė dy ndikime mbi shoqėrinė kosovare. Nė aspektin afatshkurtėr, kjo do tė thotė se rinia kosovare nuk ka mundėsi tė ikjes nga varfėria nė zonat rurale. Nė aspektin afatgjatė, kjo do tė thotė shkurtim tė tė ardhurave dhe rritje tė varfėrisė, pasi qė diaspora nuk po plotėsohet me emigrim tė ri. Sipas studimit Towards a Kosovo Development Plan, tė pėrgatitur nga John Bradley dhe Gerald Knaus nga Iniciativa evropiane pėr stabilitet, ēdo person i punėsuar nė Kosovė, ėshtė i obliguar tė mbajė gjashtė anėtarė tė familjes. Nė kėto rrethana, kursimet pėr investimet e biznesit janė jashtėzakonisht tė vėshtira. Nė shumė mėnyra, nocioni i tregut fleksibil tė punės qė ėshtė shenjė dalluese nė rritje e shumė ekonomive tė zhvilluara tė tregut dhe tipar qendror i strategjisė sė punėsimit tė BE-sė, veēmė ėshtė institucionalizuar nė Kosovė. Pėrderisa ky faktor pritet tė japė rezultate nė aspektin afatmesėm dhe afatgjatė, kur ndėrmarrjet tė bėhen mė garuese, nė aspektin afatshkurtėr, tregu i punės nė Kosovė, i ngarkuar me paga tė ulėta (paga mesatare nė Kosovė ėshtė 190 ) dhe sistemin neglizhues tė mbrojtjes sociale, sipas ekspertėve, pėrshkohet mė shumė me rrezikshmėri se me fleksibilitet. Pasi qė krijimi i situatės pėr punėsimin e pėrgjithshėm tė njerėzve tė rinj nė Kosovė nė aspektin afatshkurtėr ėshtė i pamundur, Sharing Enterprise in Training sugjeron njė mori masash (qė kėrkojnė ndihmė tė jashtme pėr tė ngritur dhe ndihmuar sė paku iniciativėn) qė nė njė mėnyrė do tė mund tė zbusnin situatėn e nderė tė papunėsisė: - pėrfshirja e tė rinjve brenda sistemit tė edukimit duke zhvilluar opsione terciare jo-universitare paraqitja e trajnimeve joformale speficike pėr tė rinjtė qė i referohen qartazi mungesės ekzistuese tė aftėsive zhvillimi i mėtutjeshėm i trajnimit joformal dhe shėrbimeve pėr mbėshtetje tė punėsimit pėr tė rinjtė qė tė pėrmbushen zbrazėtirat nė vendet ku shėrbimet publike pėr punėsim janė vėshtirė tė arritshme zhvillimi i skemave alternative tė punėsimit (p.sh. shėrbimit tė vullnetarizmit tė komunitetit) pėr tė rritur pėrgjegjėsinė dhe vetiniciativėn nė mesin e tė rinjve, ku trajnimi pėr zhvillimin e karrierės do tė ishte nė fokus. Klasa punėtore nė bėrthamėn e saj ēdoherė ka qenė lėvizje pėr tė drejtat e njeriut nė fund tė fundit, tė drejtat e punėtorėve rrjedhin nga tė drejtat universale tė njeriut, siē ėshtė e drejta pėr shoqėri. Klasa e organizuar punėtore ēdoherė ka qenė me shumė se njė mjet pėr negocimin e pagave, benificioneve dhe kushteve tė punėtorėve. Megjithatė, edhe pse thuhet se tregu i punės nė Kosovė ėshtė nė rrugė tė mirė pėr tė funksionuar normalisht, secili e ndjen se, duhet tė ndėrmarrim njė rrugėtim tė gjatė pėr ta arritur kėtė synim. |



