Warning: main(ezlink/user/menubox.php) [function.main]: failed to open stream: No such file or directory in /var/www/ezpublish/sitedesign/standard/frame.php on line 164
Warning: main() [function.include]: Failed opening 'ezlink/user/menubox.php' for inclusion (include_path='/var/www/ezpublish/:/var/www/ezpublish/pear:.:/usr/share/php:/usr/share/pear') in /var/www/ezpublish/sitedesign/standard/frame.php on line 164

|
 |
Zbatimi i CEFTA-s ende shumė larg
Megjithėse Kosova e ka nėnshkruar qė nė dhjetor tė vitit tė kaluar nė Bukuresht, ende nuk dihet se kur do tė fillojė zbatimi i Marrėveshjes pėr Tregti tė Lirė tė Evropės Qendrore, qė njihet me emrin CEFTA, qė ėshtė dashur tė hyjė nė fuqi mė 1 maj.
Marrėveshja ėshtė nėnshkruar nga shefi i administratės ndėrkombėtare, UNMIKK-ut, nė Kosovė, Joachim Ruecker, mirėpo zyrtarė tė Ministrisė sė Tregtisė dhe Industrisė, kanė deklaruar se ende nuk kanė marrė asnjė informacion zyrtar.
Edhe pse thuhet se Kosova tashmė ėshtė integruar nė Marrėveshjen e Evropės Qendrore pėr Tregti tė Lirė dhe zbatimi i saj mund tė fillojė, nė MTI thonė se kjo mund tė shtyhet edhe pėr njė muaj ose edhe mė shumė.
Arsyet thuhet tė jenė burokratike, ndėrsa njėra prej tyre ėshtė se nuk ka mundur tė konstituohet bordi mbikėqyrės i CEFTA-s, i cili do tė ketė selinė nė Bruksel.
Zyra e Paktit tė Stabilitetit pėr Kosovėn, mė herėt ka bėrė tė ditur se pa status tė zgjidhur, Kosova nuk mund tė jetė e barabartė me vendet tjera tė rajonit, tė pėrfshira nė kėtė marrėveshje, aq mė tepėr pėr faktin se Kosova nuk ka barkod tė vetin dhe prodhimet kosovare nuk mund tė dėshmojnė prejardhjen nė tregun e jashtėm.
CEFTA ka pėr synim krijimin e marrėveshjeve tė Tregtisė sė Lirė midis vendeve qė e kanė nėnshkruar atė. Integrimi i Kosovės nė kėtė marrėveshje ėshtė vlerėsuar si mundėsi, pėr tė pasur qasje tė ēliruar nga ngarkesat tatimore nė tregun prej 30 milionė konsumatorėsh tė vendeve anėtare tė CEFTA-s, njofton EL.
|
|
 |



|