Nė lagjen Llazoviq tė komunės sė Pejės ka nisur puna pėr kthimin e tė zhvendosurve serbė. Nė kėtė lokalitet Kėshilli Danez pėr Refugjat - DRC-ja ka hartuar letrėn pėrmbajtjesore pėr kthimin e 30 familjeve serbe me pėrafėrsisht 120 banorė.
Nė kėtė letėr pėrmbajtjesorė pėrfshihen; ndėrtimi i shtėpive dhe infrastrukturės sė lagjes pėr komunitetin qė do tė kthehet dhe po ashtu ne aspektin balancues edhe pėr disa nga familjet e varfra qė aktualisht jetojnė nė kėtė lagje.
Organizata joqeveritare Syri i Vizionit (SiV), qė ėshtė partner direkt i DRC-sė do tė punojė pėr 10 muaj nė aspektin e socializimit dhe riintegrimit tė familjeve qė do tė kthehen.
Ne kėtė program SiV do te punojė drejtpėrdrejt me komunitetin e nė veēanti me pėrfaqėsuesit e lagjes Llazoviq, ku,do tė krijohen grupet specifike tė burrave, grave dhe tė rinjve qė do tė kalojnė nėpėr trajnime tė ndryshme gjatė kohės se realizimit te projektit.
Organizata Syri i Vizionit do tė punojė nė drejtim tė arritjes tė objektivave si;
reintegrimi i qėndrueshėm i 30 familjeve serbe nė lagjen Llazoviq qė ndodhen tė zhvendosur nė Serbi pėrmes funksionimit tė grupeve nė fokus:
- Krijimi i potencialit rinor pėr marrjen e vetiniciativave
- Ngritja e rolit tė vazhdueshėm tė gruas nė familje dhe komunitet.
- Aftėsimi i burrave pėr iniciativa tė vetqėndrueshme pėr komunitetin.
Puna do tė realizohet ne bashkėpunim tė ngushtė me DRC-nė zyra nė Pejė dhe Kuvendin Komunal tė Pejės, respektivisht me Zyrėn pėr komunitete dhe atė pėr kthim.
Bashkėpunim tė ngushtė pėr realizimin e aktiviteteve SiV do tė ketė edhe me organizatėn lokale nė Serbi Unija e cila do ti kryejė punėt nė fazėn fillestare me personat e zhvendosur atje. Ndėrsa mė pas do tė realizohen aktivitetet e pėrbashkėta me tė dy komunitetet, atė tė zhvendosur edhe atė pritės.
Pas kthimit tė komunitetit tė zhvendosur SiV dhe partnerėt do tė punojnė direkt nė aspektet e integrimit tė komunitetit dhe bashkėjetesės dhe sė bashku me Komunėn do tė pėrpiqen qė tė lehtėsojnė funksionimin e kthimit tė qėndrueshėm nė kėtė lagje.
|