Duke u kthyer nė shtėpi
|
Ēdo vit me 20 qershor bota e nderon kurajėn dhe forcėn e refugjatėve. Nė kėtė ditė vėmendja globale orientohet drejt nevojės pėr ndihmė tė refugjatėve dhe tė analizimit tė arsyeve pėrse ata zgjedhin tė ikin nga vendet e tyre.
Refugjatėt shpesh shikohen si emigrantė qė duan tė kenė pėrfitime ekonomike, por nė fakt realiteti ėshtė tėrėsisht ndryshe, ata largohen nga vendet e tyre me qėllim qė tė shpėtojnė nga persekutimet, lufta, burgosja, cunami, tėrmetet shkatėrruese dhe nga rreziqe tė tjera qė ua rrezikojnė jetėn. Afrika vazhdon tė kėtė numrin mė tė lartė tė refugjatėve nė botė ndėrkaq qė menjėherė pas saj ndodhet Azia po ashtu me njė numėr tė lartė tė refugjatėve. UNHCR-ja globalisht ėshtė duke iu ofruar ndihmė gati 10 milionė refugjatėve dhe 13 milion personave tė zhvendosur tė brendshėm (IDP). Nė ditėn botėrore tė refugjatėve, e cila shėnohet ēdo vit me 20 qershor nė tėrė botėn, ēdokush duhet tė kujtojė se secili prej nesh mund tė jetė refugjat qė po tenton tė ikė nė njė vend tė huaj duke kėrkuar njė strehė tė sigurt pėr veten dhe familjen e tij. Refugjatėve u duhet ofruar njė pritje e tillė, tė cilėn ēdonjėri prej nesh do ta priste po tė ishte nė pozitėn e refugjatit. Kjo duhet tė shėrbejė si njė pėrkujtues i fuqishėm pėr tė gjithė, pėrfshirė kėtu edhe Kosovėn banorėt e sė cilės e kanė shijuar gjendjen e tė qenit refugjatė. Vetėm tetė vite mė parė afro 1 milion kosovarė i kanė lėshuar shtėpitė e tyre pėr tė ikur nga dhuna e konfliktit tė vitit 1999. Duke e lėshuar pragun e shtėpive tė tyre kosovarėt automatikisht janė shndėrruar nė refugjatė duke kėrkuar njė strehė tė sigurt nė vendet pėrreth. Qė prej vitit 1993 rreth 229 refugjatė nga Bosnja-Hercegovina dhe Kroacia kanė gjetur strehė nė Kosovė, derisa qė nga vitit 2001 399 ish refugjatė nga Ish Republika Jugosllave e Maqedonisė vazhdojnė tė jetojnė nė Kosovė. Nė vitin 2007 mė shumė se 10 pėr qind e popullatės sė Kosovės vazhdon tė jetojnė si tė zhvendosur. Nė tetė vitet e fundit afro 16, 458 refugjatė dhe tė zhvendosur nga Kosova janė kthyer nė shtėpitė e tyre. Mirėpo ky ėshtė vetėm njė numėr i vogėl i atyre qė janė larguar nga Kosova nė vitin 1999. Nė vitin 2007 numri i tė zhvendosurve tė brendshėm nė Kosovė (IDPs), pėr shkaqe tė origjinės sė tyre etnike, vlerėsohet tė jetė afro 21 mijė. Ekipi i Kombeve tė Bashkuara nė Kosovė (UNKT) fuqishėm e mbėshtet procesin e kthimit dhe krijimin e njė ambienti tė sigurt pėr tė gjithė banorėt e Kosovės pa marrė parasysh origjinėn e tyre etnike. (Autori i kėtij shkrimi ėshtė koordinator pėr Zhvillim i Ekipit tė Kombeve tė Bashkuara nė Kosovė) |



