CRCA inicion pėrgatitjen e ligjit kundėr punės, shfrytėzimit dhe abuzimit tė fėmijėve
|
Qendra pėr Mbrojtjen e tė Drejtave tė Fėmijėve nė Shqipėri (CRCA), njė nga organizatat kryesore qė punon pėr mbrojtjen dhe zhvillimin e tė drejtave tė fėmijėve, si dhe rritjen e pjesėmarrjes sė fėmijėve nė vendimmarrje, nėpėrmjet forcimit tė kapaciteteve, lobimit dhe avokatėsisė, ka filluar tė pėrgatisė njė projektligj kundėr punės, shfrytėzimit dhe abuzimit tė fėmijėve nė Shqipėri.
\\\"Ka ardhur koha qė t\\\'i themi pėrfundimisht ndal tė gjitha praktikave tė shfrytėzimit dhe abuzimit tė fėmijėve nė Shqipėri, ka deklaruar me kėtė rast Altin Hazizaj, drejtor i CRCA-sė. Shqipėria ka bėrė njė sėrė pėrparimesh pozitive nė drejtim tė pėrmirėsimit dhe zbatimit tė ligjeve, por ato, sipas kėsaj qendre, shumė rrallė kane prekur fushėn e tė drejtave tė fėmijėve. Tashmė nė vitin 2007 ne besojmė sė ėshtė momenti i duhur pėr tė ndėrmarrė njė nismė tė tillė\\\", ka potencuar Hazizaj. Nisma e Qendrės pėr tė Drejtat e Fėmijėve nė Shqipėri (CRCA) ėshtė vazhdim i nismave tė tjera ligjore qė janė promovuar nga kjo qendėr nė vite. Gjatė ditėve dhe javėve nė vazhdim CRCA planifikon qė tė organizojė tryeza konsultimi dhe lobimi me njė sėrė organizatash tė shoqėrisė civile, deputetėve dhe pėrfaqėsuesve tė Qeverisė shqiptare, pėr tė lobuar pėr pėrgatitjen dhe miratimin e kėtij projektligji. \\\"Besoj se brenda kėtij viti ose ne fillim tė vitit 2008, ne do tė dorėzojmė pėrpara Kuvendit tė Shqipėrisė njė projektligj qė pėrfundimisht do t\\\'i japė zgjidhje ligjore mbrojtjes sė fėmijėve nga puna, shfrytėzimi, abuzimi apo neglizhenca nė Shqipėri\\\", ka pėrfunduar drejtori i CRCA-sė. |



