Ekspozitė e fotografisė Meshkujt dhe Armėt
|
Dy fotografe tė mirėnjohura - Kate Holt dhe Heidi Schumann kanė prezantuar punėn e tyre nė njė ekspozitė tė quajtur Burrat dhe armėt, e cila ka shėnuar dhe fillimin e fushatės sė UNDP-sė pėr Kontrollin e Armėve tė Vogla. Ekspozita ėshtė hapur tė enjten nė Muzeun e Kosovės.
Fushata pėr armėt e vogla ėshtė pjesė e projektit KOSSAC dhe ka si qėllim informimin e publikut mbi rreziqet qė shkaktojnė armėt e vogla. Ky projekt, i cili financohet nga Qeveritė e Mbretėrisė sė Bashkuar, Belgjikės, Suedisė, Holandės dhe fondet e Bashkimit Evropian, nuk synon mbledhjen e armėve por vėnien e tyre nėn kontroll. Gjithashtu Projekti po bashkėpunon gjerėsisht me Qeverinė e Kosovės nė drejtim tė inkuadrimit ligjor tė armėmbajtjes nė vend. Ekspozita studion rolin e gjinisė mashkullore nė marrėdhėnien me armėt e zjarrit duke qenė kjo zbatuese, viktimė, mbijetuese dhe agjent shkėmbimi. Megjithatė, ekspozita Burrat dhe armėt nuk kėrkon tė pėrcjellė idenė se gratė dhe vajzat janė gjithmonė viktima tė armėve dhe formave tė tjera tė dhunės sė bazuar mbi gjininė dhe burrat dhe djemtė janė gjithmonė zbatues tė dhunės. Fushata e Kontrollit tė Armėve ėshtė konceptuar pėr tė nxitur njė sjellje tė pėrgjegjshme tė popullsisė ndaj armėve tė zjarrit. Sipas njė studimi tė UNDP-sė nė vitin 2006, nė Kosovė, 330 000 deri 460 000 armė tė vogla dhe tė lehta, gjenden nė duart e personave civil. |



