for spiders only SEE Portal - Albanian Homepage > Nė Brendėsi > Opinione dhe analiza skip to main content
OneWorld.net_home_link Logo_ shko te OneWorld.net faqja kryesore
Kėrko pėr
AKTUALITET NĖ BRENDĖSI PARTNERĖ PĖRFSHIHU RRJETI YNĖ
10 Tetor 2008

Nėn mjegullėn e statusit, politikanėt e korruptuar po shkatėrrojnė pasuritė publike tė Kosovės

Vendimi i KEK-ut pėr blerjen e energjisė elektrike nga kompania ēeke CEZ, siē ėshtė raportuar nė media, me dyfishin e ēmimit tė tregut, vėrteton brengat e shprehura nga Organizata ĒOHU! se nė fushėn e energjetikės ėshtė krijuar njė rreth i konfliktit tė interesave, pėr tė cilin ēmimin do ta paguajė qytetari kosovar.

Ka kaluar njė kohė qė partitė e mėdha politike, po krijojnė pozicione nė tregun e energjetikės duke kėrkuar pėrfitime vetjake, duke e instrumentalizuar udhėheqjen e KEK-ut dhe duke monopolizuar vendimmarrjen pėr projektin Kosova C.

Kompania ēeke CEZ ka punėsuar dy njerėz qė pėrfaqėsojnė interesat partiake tė partisė opozitare PDK dhe asaj nė pushtet AAK. Ish i punėsuari nė Ministrinė pėr Energji dhe Miniera, Ekrem Belegu, ėshtė pėrfaqėsues i kompanisė CEZ, ku ėshtė dėrguar pėr tė pėrfaqėsuar interesat e njeriut qė ka zėnė tė gjitha pozitat mė tė rėndėsishme nė energjetikė, Et’hem Ēekut. Nė anėn tjetėr, Bajram Rexhepi, nėnkryetar i partisė mė tė madhe opozitare PDK-sė, po ashtu ėshtė punėsuar nė CEZ. Brenda Komisionit pėr pėrgatitjen e Projektit Kosova C janė futur njerėz tė rėndėsishėm nga partia tjetėr nė pushtet, LDK-ja. Nė kėtė formė jo vetėm qė ėshtė politizuar i gjithė sektori i energjetikės, por ėshtė blerė edhe heshtja e opozitės pėr tė siguruar se nuk do tė ketė reagim nė shkeljet kolosale qė po i bėhen vendimit strategjik tė Kuvendit tė Kosovės mbi kėtė fushė tė arritur nė shtator-tetor 2005.

Gjithēka ėshtė duke u proceduar nė mėnyrėn mė jotransparente tė mundshme nė fushėn e energjetikės dhe nuk ka asnjė reagim nga autoritetet vendore a ndėrkombėtare, por as nga pjesa mė e madhe e opozitės. Sot e kėsaj dite vazhdohet shkelja e tė gjitha parimeve e ligjeve me mbajtjen e dy posteve qė janė nė konflikt me njėra tjetrėn nga ministri Ēeku, atė tė kryetarit tė Bordit tė KEK-ut dhe tė Komisionit pėr Pėrgatitjen e Projektit Kosova C, por nuk ka reagim publik as nga UNMIK-u, as nga opozita, ndėrkohė qė Banka Botėrore shpreh mospajtime me njė pjesė tė kėtyre procedurave vetėm nė mėnyrė implicite nėpėr takime me ekspertė tė pavarur.

Nė anėn tjetėr, Kuvendi dhe segmentet tjera tė shoqėrisė kosovare janė hedhur nė njė amulli tė plotė pėr shkak tė paqartėsisė sė statusit, por kėtė amulli janė duke e shfrytėzuar pėr mrekulli pėr ndėrtimin e platformave pėr pėrfitime grupore e individuale njerėzit qė kanė qėlluar me mundėsinė e manipulimit tė pushtetit. Kjo situatė nuk ėshtė e tillė vetėm nė energjetikė. Koalicioni aktual ėshtė lėshuar nė njė gjah politik ndaj tė gjitha kompanive publike dhe duket se rezultati pėrfundimtar do tė jetė dobėsimi i kėtyre kompanive nė tė mirė tė kompanive private tė huaja qė po futen ose po pėrgatiten tė futen nė Kosovė. Nė kėtė formė ekonomia kosovare po humb shpresat pėr rimėkėmbjen e saj ndėrkohė qė pėr interesa tė ngushta, njerėz nga politika janė duke ndėrtuar infrastrukturė pėr eksploatim tė aseteve kosovare nga firmat e huaja.

E tėra kjo po ndodhė nė mjegullėn e krijuar rreth statusit nė njė gjendje tė fashitjes sė ēfarėdo rezistence nga opozita, UNMIK-u, legjislativi, apo gjyqėsori nėpėrmjet tė ndarjes sė interesave nė dėm tė qytetarit kosovar. Kjo do tė jetė fatale pėr tė ardhmen e Kosovės jo vetėm nė aspektin politik, por edhe pėr sa i pėrket sigurisė dhe qėndrueshmėrisė institucionale. Ėshtė koha e fundit qė Kuvendi i Kosovės ta kuptojė se ne ēfarė qorrsokaku ėshtė duke e futur vendin kjo klasė politike e korruptuar dhe tė reagojė nėpėrmjet mekanizmave qė ka nė dorė. Trajtimi i zgjidhjeve strategjike tė dėmshme pėr pasurinė publike kosovare ėshtė po aq urgjent sa edhe statusi sepse nuk ka status tė qėndrueshėm pa ekonomi tė qėndrueshme.




 
Kanalet tematike dhe bashkėpunuese tė OneWorld pėrfshijnė:
AIDS channel digital opportunity channel open knowledge network support centre tiki the Penguin, Kids Channel