Ėshtė koha qė tė gjithė meshkujt tė bėhen partner nė shėndetin riprodhues
|
Dita botėrore e popullsisė ėshtė momenti pėr tu pėrqendruar nė pėrkushtimin dhe veprimin qė tė sigurojmė qė ēdo shtatzėni tė jetė e dėshiruar, ēdo lindje e sigurt, qė asnjė person i ri tė mos jetė i infektuar me HIV/AIDS, dhe qė ēdo vajzė dhe grua tė trajtohet me dinjitet dhe respekt. Kėtė vit, Tema e Ditės botėrore tė popullsisė ėshtė Meshkujt si partner nė shėndetin riprodhues.
Sot, njė numėr i madh i grave vdesin nga komplikimet e shtatzėnisė dhe lindjes sė fėmijės. Ēdo minutė, njė grua humb jetėn. Ēdo minutė, humbja e nėnės rrėnon njė familje dhe kėrcėnon mirėqenien e fėmijėve tė mbijetuar. Dhe pėr ēdo grua qė vdes, 20 ose mė tepėr gra pėrjetojnė komplikime serioze siē ėshtė fistula obstetrike. Udhėheqėsit botėror janė pėrkushtuar nė pėrmirėsimin e shėndetit riprodhues dhe avancimin e barazisė gjinore. Dhe meshkujt mund tė japin kontribut tė ēmuar duke pėrdorur fuqinė e tyre pėr ndryshime pozitive. Meshkujt kanė fuqi nė situata tė ndryshme duke u nisur nga vendimet personale dhe familjare deri te vendimet programore tė marra nė tė gjitha nivelet e Qeverisė. UNFPA, Fondi pėr Popullsi i Kombeve tė Bashkuara, pėrkrah iniciativat pėr amėsi tė sigurt tė ndėrmarra kudo nė botė. Ne punojmė me qeveritė dhe partnerėt tjerė qė tė sigurojmė qė ēdo grua tė ketė qasje nė tri shėrbime tė shėndetit riprodhues tė cilat shpėtojnė jetėn e grave. Kėto janė planifikimi vullnetar i familjes, pėrkujdesja profesionale gjatė lindjes, dhe kujdesi obstetrik emergjent nėse paraqiten komplikime gjatė lindjes. Nė shtetet ku kėto shėrbime janė plotėsisht tė disponueshme, mbijetojnė mė shumė gra dhe fėmijė. Pėrvoja tregon se pėrfshirja dhe pjesėmarrja e meshkujve mund tė sjell ndryshimet e nevojshme. Me dekurajimin e martesave tė hershme, promovimin e arsimimit tė vajzave, inkurajimin e marrėdhėnieve tė barabarta, dhe pėrkrahjen e shėndetit dhe tė drejtave riprodhuese tė grave, arrihet deri te pėrparimi. Nė Ditėn botėrore tė popullsisė, ėshtė koha qė tė gjithė meshkujt si baballarėt, vėllezėrit, burrat, udhėheqėsit lokal dhe fetar, dhe zyrtarėt qeveritar tė bėhen partner nė shėndetin riprodhues. Sė bashku, ne mund tė ndikojmė qė kjo tė jetė dita e fundit qė 1,440 gra tė vdesin gjatė shtatzėnisė dhe lindjes. Tė ecim pėrpara me porosinė: Asnjė grua nuk duhet tė vdes duke sjellė njė jetė. Dhe, le tė bėjmė atė qė mundemi pėr tė promovuar tė drejtėn e ēdo gruaje pėr tė gėzuar jetė tė shėndetshme, tė dinjitetshme dhe me mundėsi tė barabarta. (Autorja ėshtė drejtoreshė Ekzekutive e Fondit pėr Popullsi i Kombeve tė Bashkuara -UNFPA) |



