for spiders only SEE Portal - Albanian Homepage > Nė Brendėsi > Korupcija & Transparentnost skip to main content
OneWorld.net_home_link Logo_ shko te OneWorld.net faqja kryesore
Kėrko pėr
AKTUALITET NĖ BRENDĖSI PARTNERĖ PĖRFSHIHU RRJETI YNĖ
21 Nėntor 2008

Tė korruptuarit do tė shfaqen para zgjedhjeve

Nėse njė kandidat, i cilėsdo parti, qė del nė zgjedhjet e ardhshme parlamentare nė Kosovė, ka ndonjė damkė nė biografinė e tij, atėherė mė mirė ėshtė tė mos provojė tė futet fare nė zgjedhje.

Ky ėshtė “kėrcėnimi” i fundit tė cilin e ka lėshuar sot organizata joqeveritare “Shoqėria Civile pėr Parlament tė Pastėr” e cila ka vendosur qė, gjatė fushatės zgjedhore, emrat e kandidatėve, tė cilėt njihen si tė korruptuar, tė bėhen publikė. E aq mė tepėr, kjo do tė ndikojė te secili kandidatė pasi qė, zgjedhjet kėtė vit, do ta mbahen me lista tė hapura.

Kjo organizatė joqeveritare ka nisur takimet edhe me partitė parlamentare tė vendit, ku sot, kreu i saj, Avni Zogiani, ėshtė takuar me kryetarin e ORA-sė, Veton Surroin, nga i cili ka marrė mbėshtetje pėr kėtė iniciativė.

“Ėshtė njė ide shumė e mirė tė cilėn e pėrkrahim. Sot do tė kemi mbledhjen e kryesisė tė Partisė Reformiste ORA dhe besoj qė do tė ofrojmė si kryesi qė lista jonė e ardhshme zgjedhore nė momentin e pėrmbylljes t`i paraqitet paraprakisht kėtij koalicioni qė tė verifikohet dhe po qe se ka vėrejtje jemi tė gatshėm tė hyjmė nė dialog me koalicionin lidhur me vėrejtjet qė mund t`i kenė ndaj anėtarėve tanė nė zgjedhjet e ardhshme, delegatėve tė listės sonė, natyrisht nė lidhje me ndonjė korrupsion, konflikt interesi apo diēka tė ngjashme”, ka thėnė Surroi, pas kėtij takimi.

Ndėrkaq, Avni Zogiani, e ka falėnderuar Surroin pėr pėrkrahjen e kėsaj iniciative dhe ka shprehur besimin se “edhe partitė tjera tė pėrkrahin koalicionin pėr parlament tė pastėr”. “Puna jonė do tė ishte shumė mė e lehtė po qe se edhe partitė tjera politike do ta shprehnin vullnetin pėr tė bashkėpunuar dhe pėr tė na pėrkrah. Deri tash kemi pas takime me partitė politike dhe kryesisht kanė shpreh njė gatishmėri fillestare. Do tė varet prej veprimeve tė mėtutjeshme tė tyre pėr tė konkluduar nėse ka qenė kjo pėrkrahje iniciale e sinqertė apo do tė jetė vetėm njė pėrkrahje sa pėr sy e faqe”.

Sipas Zogianit, iniciativė qė t’i pritet rruga drejt parlamentit, kandidatėve tė korruptuar dhe pėr veprime tjera tė kėqija “do tė duhej tė ishte shembulli si do tė fillonim ta bėnim shtetin tė cilin po e synojmė prandaj, ne presim pėrkrahjen e gjithė subjekteve politike nė tė ardhmen”.




 
Kanalet tematike dhe bashkėpunuese tė OneWorld pėrfshijnė:
AIDS channel digital opportunity channel open knowledge network support centre tiki the Penguin, Kids Channel