Bėhen publike tri rregullore pėr zgjedhjet nė Kosovė
|
Kryeadministratori Joachim Ruecker ka bėrė publike tri rregullore tė reja pėr zgjedhjet nė Kosovė, njoftuan zyrtarėt e UNMIK-ut dhe tė OSBE-sė nė konferencėn e pėrbashkėt pėr gazetarė.
Zėdhėnėsi i UNMIK-ut, Aleksandėr Ivanko bėri tė njohur se kryeadministratori Joachim Ruecker do tė takohet tė premten me Ekipin e Unitetit dhe mė pas do ta bėjė publike datėn e mbajtjes sė zgjedhjeve nė Kosovė. Rregullorja 2007/25 ka tė bėjė me komisionin qendror zgjedhor, 2007/26 ka tė bėjė me zgjedhjet pėr parlamentin e Kosovės, kurse ajo 2007/27 me zgjedhjet komunale. Ndėrkohė zėdhėnėsi i OSBE sė, Sven Lindholm ka sqaruar rregulloret. Komisioni Qendror Zgjedhor do tė ketė 12 anėtarė dhe nė krye tė tij do tė jetė Joachim Ruecker, ende mbetet nė fuqi dispozita qė 30 pėr qind tė deputetėve duhet tė jenė femra dhe do tė votohet me lista tė hapura. Sipas Lindholmit pragu zgjedhor duhet tė arrijė 5 pėr qind e kjo vlen vetėm pėr subjektet politike shqiptare dhe nėse njė subjekt nuk e arrin kėtė pėrqindje atėherė ai nuk do tė marrė pjesė nė ndarjen e vendeve. Nė rregullore ka dy nivele tė zgjedhjeve, e para pėr kuvendet komunale kurse e dyta pėr kryetarėt e cila do tė jetė e drejtpėrdrejt. Mandati ka qenė nė zgjedhjet e para dy vjet kurse tani do tė shndėrrohet nė katėr vjet. |



