for spiders only SEE Portal - Albanian Homepage > Aktuale > Lajme (news) > Lajmet e Javės skip to main content
OneWorld.net_home_link Logo_ shko te OneWorld.net faqja kryesore
Kėrko pėr
AKTUALITET NĖ BRENDĖSI PARTNERĖ PĖRFSHIHU RRJETI YNĖ
21 Nėntor 2008

Shėnohet Dita Ndėrkombėtare e Personave tė Pagjetur

Zyra pėr Qeverisje tė Mirė nė Kryeministri nė bashkėpunim me Komisionin Qeveritar pėr tė Pagjeturit ka organizuar sot shėnimin e Ditės Ndėrkombėtare tė Personave tė Pagjetur.

Nė kėtė manifestim kanė marrė pjesė zėvendėskryeministri i Kosovės, Lutfi Haziri, kryeadministratori i Kosovės, Joachim Ruecker, pėrfaqėsuesit e zyrave diplomatike nė Prishtinė, ministra, familjarė tė personave tė pagjetur dhe aktivistė tė Kryqit tė Kuq Ndėrkombėtar.

\"Kosova jeton nė ankth dhe shpresė se njė ditė do t\'i gjejė dhe do t\'i kthejė nė gjirin e saj tė gjithė ata qė na mungojnė kaq shumė\", ėshtė shprehur zėvendėskryeministri i Kosovės, Lutfi Haziri, duke theksuar se shėnimi i kėsaj dite ėshtė edhe shėnimi i ditės sė dhimbjes pėr Kosovėn.

Haziri ka shprehur pėrkushtimin dhe angazhimin konkret tė Qeverisė sė Kosovės pėr zbardhjen edhe tė fatit tė personit tė fundit tė pagjetur nė Kosovė.

Kryeadministratori i Kosovės, Joachim Ruecker, ka shprehur respektin e tij pėr familjarėt e tė gjithė personave tė pagjetur, duke theksuar se gjithmonė do tė insistojmė dhe tė angazhohemi pėr zbardhjen e fatit tė tė gjithė tė pagjeturve.

\"Angazhimi jonė nuk do tė jetė i mjaftueshėm derisa nuk zbardhet edhe fati i personit tė fundit tė pagjetur\", ėshtė shprehur kryeadministratori Ruecker.

Pėrfaqėsuesi i Kryqit tė Kuq Ndėrkombėtar nė Prishtinė, Dieter Pfaff, ka vlerėsuar pėrkushtimin humanitar tė Komitetit Ndėrkombėtar tė Kryqit tė Kuq pėr tė ndihmuar nė gjetjen e tė gjithė personave tė pagjetur nė Kosovė, ndėrsa pėrfaqėsuesi i Asociacioneve tė Familjeve tė tė Pagjeturve, Haki Kosumi, ka pėrshėndetur iniciativėn e Qeverisė sė Kosovės pėr tė sensibilizuar opinionin dhe faktorėt me ndikim pėr ēėshtjen e tė pagjeturve pėrmes shėnimit tė Ditės Ndėrkombėtare tė tė Zhdukurve.

Pas luftės nė Kosovė kanė qenė tė evidentuar njė numėr i madh i personave tė pagjetur. Aktualisht vazhdojnė tė jenė nė regjistrat e personave tė pagjetur edhe 2.040 veta.




 
Kanalet tematike dhe bashkėpunuese tė OneWorld pėrfshijnė:
AIDS channel digital opportunity channel open knowledge network support centre tiki the Penguin, Kids Channel