Partneriteti Kundėr Trafikimit me Qenie Njerėzore
|
Partneriteti Kundėr trafikimit me Qenie Njerėzore (PATH) implementohet nga Shėrbimi Katolik pėr Ndihmė dhe Qendra Juridike e Kosovės nė bashkėpunim me Zyrėn pėr Qeverisje tė Mirė tė Zyrės sė Kryeministrit, ju fton nė konferencėn pėr shtyp me 4 Shtator 2007.
Nė kėtė konferencė do tė prezantohen rezultatet e raportit monitorues 18 mujor tė shoqėrisė civile tė Planit tė Veprimit tė Kosovės pėr Luftimin e Trafikimit me Qenie Njerėzore. Ky raport monitorues ėshtė njė nga komponentėt e projektit Partneritetit Kundėr Trafikimit me Qenie Njerėzore tė mbėshtetur nga USAID-i. Monitorimi i organizuar nga implementuesit e PATH-it nė bashkėpunim me Zyrėn e Kryeministrit/Zyrėn pėr Qeverisje tė Mirė, pėrfshinė mbledhjen e tė dhėnave tė pavarura nga organizatat udhėheqėse tė shoqėrisė civile Kosovare me tė gjitha agjencionet tjera pėrgjegjėse pėr zbatimin e aktiviteteve tė pėrfshira nė Planin e Veprimit. Raporti monitorues pėrshkruan statusin e secilit aktivitet nga gjithsej 67 aktivitete tė cilat i pėrmban plani, duke detajizuar pėr ēdo aktivitet nėse ai ėshtė pėrfunduar, ėshtė nė vazhdim e sipėr, nėse ka pasur disa aktivitete, si dhe rastet e aktiviteteve tė cilat janė nė pritje para pėrfundimit tė Planit tė Veprimit nė Dhjetor tė 2007. Folės nė kėtė konferencė pėr shtyp do tė jenė Habit Hajredini, Drejtor i Zyrės pėr Weverisje tė Mirė, John Allelo, Kėshilltar i Lartė pėr Sundim tė Ligjit nga USAID-it, Florent Vranica, Kryesues i Zyrės sė CRS-it, dhe Profesor Haki Demolli, Drejtor Ekzekutiv i Qendrės Juridike tė Kosovės. Konferenca mbahet nė zyrat e ATRC, kati I parė, rr.Agim Ramadani No.15 nė Prishtinė, duke filluar nga ora 10:00. |



