MJAFT! takoi Presidentin Bamir Topi pėr minatorėt
|
Pėrfaqėsues tė Sindikatės sė Pavarur tė Minatorėve tė Bulqizės, tė Konfederatės sė Sindikatave tė Pavarura tė Shqipėrisė dhe drejtues tė Lėvizjes MJAFT! zhvilluan tė hėnėn nė mesditė njė takim me Presidentin e Republikės, z. Bamir Topi.
Ata e informuan Kreun e Shtetit nė lidhje me kushtet e mjerueshme tė Minierės sė Bulqizės, pėr problemet e shumta me tė cilat minatorėt e Bulqizės vazhdojnė tė pėrballen dhe pėr mungesėn totale tė vullnetit nga ana e Ministrisė sė Ekonomisė dhe asaj tė Punės, Ēėshtjeve Sociale e Shanseve tė Barabarta pėr tu marrė me kėtė ēėshtje. Gjatė kėtij takimi, ku ishin tė pranishėm z. Kolė Nikolla (Konfederata e Sindikatave tė Pavarura tė Shqipėrisė), z. Dilaver Pėrkoxha (Sindikata e minatorėve tė Bulqizės) dhe pėrfaqėsuesit e Lėvizjes MJAFT! Erion Veliaj, Elisa Spiropali dhe Olta Xhacka, u fol edhe pėr administratėn lokale tė minierės. Vetė minatorėt e pranishėm nė zyrėn e Presidentit, e informuan atė nė lidhje me abuzimet qė kjo administratė ka bėrė, sipas tyre, gjatė gjithė kėtyre viteve. Pėrfaqėsuesit e Lėvizjes MJAFT! i shprehėn z. Topi shqetėsimin pėr kushtet e kėqija tė sigurisė nė kėtė minierė ku brenda pak muajve kanė gjetur vdekjen 5 minatorė. Sipas tyre, shfrytėzimi i plotė i minierės e ka degraduar aq keq gjendjen e saj sa edhe teknologjia e re qė pritet tė investohet nga kompania koncencionare mund tė jetė e paaplikueshme nė galeritė e minierės. MJAFT! denoncoi indiferentizmin e dy ministrive, asaj tė Ekonomisė dhe Ministrisė sė Punės e Ēėshtjeve Sociale, dy dikastere qė duhet tė ishin palė nė negociatat mes minatorėve dhe kompanisė nė fjalė, por qė kanė refuzuar tė kryejnė detyrimet e tyre ligjore. Nga ana e tij, Presidenti i Republikės siguroi se do tė influencojė nė tė gjitha institucionet qė sipas ligjit duhet tė zgjidhin tė gjitha kėto probleme. Z. Topi u sugjeroi minatorėve, sindikatės dhe pėrfaqėsuesve tė MJAFT!, qė ta ngrenė problemin e minierės sė Bulqizės edhe nė komisionet pėrkatėse parlamentare. Ai pohoi se ka njė ndjeshmėri tė lartė ndaj problemit me tė cilin po pėrballen sot minatorėt e Bulqizės dhe premtoi se do ti mbėshtesė ata fuqimisht. Gjatė kėtij takimi, vetė Presidenti i Republikės vuri nė dukje se nė Shqipėri, rasti i minatorėve nuk ėshtė i vetmi qė ka dėshmuar keqfunksionimin e dy ministrive tė lartpėrmendura, ndaj, sipas tij, le tė shėrbejė ky rast pėr tė pėrmirėsuar tė gjithė situatėn e punės dhe tė sigurisė gjatė saj, nė Shqipėri. |



