Mbi dhjetėmijė njerėz kanė marshuar tė martėn pėr tė treguar se qytetarėt kosovarė nuk do tė lejojnė qė krimi i organizuar tė sundojė nė shoqėrinė e tyre. Pėr tėrė kėto vite tė pasluftės krimi jo vetėm qė ka pasur njė ndikim esencialisht negativ nė zhvillimin e shoqėrisė, por shumė shpesh krimi ėshtė pėrzier me politikėn dhe ka qenė politika vetė.
Triumfi nuk ka qenė viktima e parė e krimit tė organizuar si politikė, por raste tė tilla ka pasur edhe mė herėt. Janė bėrė tashmė vite qė nė Dukagjin qe ekzekutuar njė ekip i hetuesve qė punonte nė njė rast. Shumė raste tė ekzekutimeve eklatante tė njerėzve nuk janė proceduar edhe pse nė ndonjė rast kanė qenė tė njohur akterėt. Njė pjesė e politikės nė Kosovė bashkėjeton me krimin e organizuar duke u ushqyer nga fondet publike nėpėrmjet korrupsionit politik.
Fatkeqėsisht, krerėt e institucioneve tė Kosovės jo qė nuk kanė ndėrmarrė ndonjėherė ndonjė masė kundėr krimit tė organizuar por shpesh i kanė dhėnė strehė atij. Vetėm gjatė kėtij viti zyrtarė tė lartė tė Qeverisė sė Kosovės, nė mesin e tė cilėve edhe njė kėshilltar i kryeministrit, janė burgosur pėr dyshime pėr pjesėmarrje nė pastrim parash dhe tregti armėsh. Tė ashtuquajturit kėshilltarė tė ministrave madje janė gjendur duke luftuar si gangster nėpėr rrugėt e Prishtinės pėr pronat dhe veprimtaritė ekonomike tė zėna nė mėnyrė joligjore. Shpesh kriminelėt dhe tė dyshuarit pėr krime janė rehabilituar nė parti politike dhe institucione tė larta, qoftė nga institucionet vendėse apo nga UNMIK-u, pėr tu kontrolluar dhe pėr tu pėrdorur sipas nevojave imediate politike. Dhe kjo ka rezultuar me viktima qė kulmin (por fatkeqėsisht jo edhe fundin) e arriti me vrasjen e Triumfit.
Deri tė martėn pothuajse nuk ka pasur ndonjė reagim energjik nė shoqėrinė kosovare ndaj krimit nė politikė. Tė martėn u pa se qytetarėt kosovar janė tė ngopur me krimin, ata e kėrkojnė luftimin e tij tė pakompromis. Dyfytyrėsia e udhėheqėsve tė institucioneve qeveritare qė duke mbajtur tė dyshuarit si kriminelė pėr kėshilltarė nxjerrin herė pas here retorikė pėr mbisundim tė ligjit duhet demaskuar. Janė pikėrisht pushtetarėt e lartė kosovarė ata qė po e mundėsojnė ekzistimin e krimit tė organizuar nėpėrmjet shitjes sė tenderėve, keqpėrdorimit tė buxhetit publik dhe bashkėpunimit nė trafikime ilegale.
Shoqėria kosovare tregoi tė martėn se nuk ėshtė pėr kėtė fizionomi tė politikės. Qytetarėt kosovarė marshuan tė qetė pėr njė Kosovė pa krim. Kosova pa krim do tė thotė Kosova me lidership tė ri, me mentalitet tė ri nė qeverisje. Kosova pa krim do tė thotė njė integritet institucional, integritet financiar, integritet politik, tė cilat arrihen vetėm me njerėz me integritet personal. Njerėz qė janė tė njohur e tė hapur pėr publikun kosovar dhe qė nuk veprojnė nė prapaskenė e nuk bėjnė pazarllėqe pėr shitjen e pushtetit me para.
Organizata ĒOHU! nė vazhdimėsi ka alarmuar pėr praninė e krimit tė organizuar nė politikė, ka tentuar tė sensibilizojė opinionin duke mbledhur e botuar informacione mbi korrupsionin dhe pėrzierjen e krimit tė organizuar me politikėn. Tragjedia qėndron nė faktin se u desh qė tė shuhet njė jetė njeriu qė tė sensibilizohet opinioni i gjithmbarshėm kosovar mbi shtrirjen e krimit nė shoqėrinė tonė. Mbisundimi i ligjit ėshtė rruga e vetme pėr njė tė ardhme tė qėndrueshme tė Kosovės. Tash ėshtė momenti qė tė bėhet njė prerje e krimit nga shoqėria kosovare. Pothuajse nė secilėn parti tė madhe politike kosovare ka grupe kriminale lartė nė hierarki tė cilat i imponojnė politikat ditore tė kėtyre partive. Shoqėria kosovare duhet tua bėjė tė qartė partive politike se nuk do ta tolerojė krimin politik dhe ekonomik qė e ka varfėruar atė nė ekstrem, i ka sjell papunėsi rekord dhe e ka lėnė pa ardhmėri. Shoqėria kosovare e ka nė dorė njė armė tė fortė pėr ta dėnuar politikėn qė i ofron strehė krimit.
|