Projekt pėr pėrmirėsimin e shėndetit tė grave dhe fėmijėve
|
Pėrmirėsimi i shėndetit tė grave dhe tė fėmijėve pėrmes ngritjes gjithėpėrfshirėse tė cilėsisė sė shėrbimeve shėndetėsore pėr gra dhe fėmijė, ėshtė synimi i njė projekti qė do tė lansohet kėto ditė nė Kosovė.
Nė kuadėr tė aktiviteteve tė veta nė funksion tė pėrmirėsimit tė cilėsisė sė shėrbimeve shėndetėsore dhe gjendjes shėndetėsore tė popullatės, Zyrat e UNFPA-sė, UNICEF-it dhe Organizatės Botėrore tė Shėndetėsisė (OBSH), nė bashkėpunim me Ministrinė e Shėndetėsisė sė Kosovės dhe tė financuar nga Qeveria e Luksemburgut, do tė lansojnė zyrtarisht projektin e pėrbashkėt tė pagėzuar Pėrmirėsimi i shėndetit tė grave dhe fėmijėve tė Kosovės. Projekti do tė lansohet mė 7 shtator, ndėrsa synimi kryesor i kėtij projekti ėshtė pėrmirėsimi i shėndetit tė grave dhe tė fėmijėve pėrmes ngritjes gjithėpėrfshirėse tė cilėsisė sė shėrbimeve shėndetėsore pėr gra dhe fėmijė, qė ėshtė nė pėrputhje tė plotė me synimet zhvillimore te mileniumit 4 dhe 5. Rezultatet e pritura tė projektit janė: Qasja e pėrmirėsuar dhe ngritja e cilėsisė sė shėrbimeve shėndetėsore pėr gra dhe fėmijė, posaēėrisht pėr shtatzėnat dhe tė porsalindurit; zvogėlimi i ndjeshmėrisė nga faktorėt e rrezikut tė shėndetit riprodhues; pėrmirėsimi i praktikave tė bashkėsisė nė fushėn e shėndetit riprodhues, shėndetit dhe zhvillimit tė fėmijėve; zvogėlimi dhe parandalimi i sėmundshmėrisė dhe vdekshmėrisė sė fėmijėve nga sėmundjet mė tė shpeshta tė parandalueshme; pėrmirėsimi i ofrimit tė shėrbimeve kualitative shėndetėsore nga punėtorėt shėndetėsor pėr gratė dhe fėmijėt. Sfidė pėr shėndetėsinė kosovare dhe organizatat ndėrkombėtare shėndetėsore, qė veprojnė nė Kosovė, ka qenė dhe mbetet pėrmirėsimi i gjendjes shėndetėsore tė popullatės, nė veēanti tė shėndetit dhe mirėqenies sė grave dhe fėmijėve, si parakusht i domosdoshėm pėr tė pasur njė shoqėri tė shėndoshė. |



