Qendra Rinore Livno nga 13 deri mė 19 gusht ka qenė nikoqire e seminarit pėr krijimin e partneriteteve tė organizuar nga Rrjeti Rinor i Evropės Juglindore (SEEYN) me mbėshtetjen e programit tė Kėshillit Evropian Rinia nė Veprim.
Rreth 50 pjesėmarrės nga 15 shtete kanė marrė pjesė nė aktivitet e ndryshme tė seminarit, qė kishte pėr qėllim tu paraqesė atyre prioritetet dhe mundėsitė e ofruara nga programi Rinia nė Veprim, por gjithashtu tė zbatojė praktikisht zhvillimin e ideve tė projektit.
|
|
Pjesėmarrėsit e seminarit nė Livno
|
Mbrėmjet e seminarit ishin me tituj tė caktuar organizatat pėrdorėn filma tė shkurtėr dhe materiale tjera pėr tė paraqitur aktivitete tė veēanta. Tė gjitha aktivitetet u mbajtėn nė Livno Kolodvor (Stacioni Hekurudhor) skenė e hapur multimediale, qė ka qenė nikoqire e koncerteve, shfaqjeve tė filmave, ekspozitave.
Mbrėmja Evropiane u mbajt nė Kolodvor mė 17 gusht, nė tė cilėn pjesėmarrėsit nga Bosnja e Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Estonia, Franca, Gjermania, Italia, Maqedonia, Mali i Zi, Rumunia, Serbia, Sllovenia, Portugalia, Polonia dhe Turqia u paraqitėn kulturat e tyre kombėtare qytetarėve tė Livnos nėpėrmes ushqimit tradicional, pijeve, materialeve promovuese, kuizeve dhe vallėzimeve.
Pas pėrfundimit tė seminarit, ėshtė punuar nė aplikacionet pėr projektet e bazuara nė Livno pėr programin Rinia nė Veprim.
|