for spiders only SEE Portal - Albanian Homepage > Pėrfshihu > Fushata skip to main content
OneWorld.net_home_link Logo_ shko te OneWorld.net faqja kryesore
Kėrko pėr
AKTUALITET NĖ BRENDĖSI PARTNERĖ PĖRFSHIHU RRJETI YNĖ
24 Korrik 2008

ĒOHU organizon protestė

Nė mėnyrė tė kundėrligjshme AKK ėshtė duke mbajtur tė mbyllura formularėt pėr pasurinė e zyrtarėve publik edhe pse vetė misioni i kėtij agjensioni e obligon atė qė tė ngrisė transparencėn nė institucione si principin mė tė rėndėsishėm nė luftėn kundėr korrupsion, nė ndėrtimin demokratik dhe institucional.

Secili shtet perėndimor dhe nė dekadėn e fundit edhe shtetet ballkanike kanė obliguar zyrtarėt publik qė ta informojnė publikun mbi pasuritė e tyre nė mėnyrė qė publiku vetė tė shofė se si po shfrytėzohet paraja publike. AKK dhe institucionet e Kosovės me mbylljen e informacioneve pėr pasurinė e zyrtarėve publik janė duke vepruar kundėr tė drejtės sė njeriut pėr tė qenė i informuar, garantuar nė shumė konventa ndėrkombėtare dhe me Aktin e parė kushtetues tė ShBA tė quajtur “Fredom of Information Act”, kundėr parimeve tė luftimit tė korrupsionit tė zbatuara nė BE, kundėr parimeve tė demokracisė. Ato janė duke ia hequr mekanizmin mė tė rėndėsishėm tė llogaridhėnies qytetarit kosovar duke i lėnė ata nė prag tė zgjedhjeve nė njė errėsirė totale pėr sa i pėrket pasurisė sė njerėzve qė shpenzuan paratė e kėtij publiku.
Tė enjten duke filluar nga ora 14:00 Organizata ĒOHU! dhe partnerėt e saj nė Koalicionin Shoqėria Civile pėr Njė Parlament tė Pastėr do tė bėjnė njė protestė para Agjensionit Kundėrkorrupsion tė Kosovės (AKK) me qėllim qė tė ftojė kėtė institucion tė respektojė ligjin duke i hapur pėr opinion formularėt e pasurisė sė zyrtarėve publik.

AKK ėshtė duke keqinterpretuar Ligjin pėr Luftimin e Korrupsionit kur konsideron si “sekret zyrtar” formularėt e pasurisė sė zyrtarėve publik. Ėshtė shumė e qartė se ēfarė ėshtė sekreti zyrtar. Ai pėrcaktohet me ligje dhe me urdhėresa administrative dhe nė asnjė rast, nė asnjė vend, nė asnjė sistem ligjor sekret zyrtar nuk mund tė jenė formularėt pėr pasurinė e zyrtarėve publik. Pėrkundrazi, edhe pse Ligji pėr Luftimin e Korrupsionit nuk e parasheh nė mėnyrė eksplicite obligimin e AKK-sė pėr tė botuar tė dhėnat mbi pasurinė e zyrtarėve, njė gjė tė tillė e rregullon qartė Ligji pėr Qasje nė Dokumenta Zyrtare, i cili i jep mundėsi publikut kosovar tė ketė nė dispozicion informacionin qė ėshtė nė pronėsi publike, nė tė cilėn kategori hyjnė dokumentet mbi pasurinė e zyrtarėve publik.

Organizata ĒOHU! ka bėrė kėrkesė tek AKK pėr qasje nė formularėt pėr pasurinė e zyrtarėve publik, por kėtė qasje nuk e ka lejuar zyra ekzekutive e kėtij Agjensioni. Nė kėtė formė AKK ka bėrė shkelje tė Ligjit pėr Qasje nė Dokumenta Zyrtare, ligj ky qė nė mėnyrė tė saktė obligon agjensionet e pavarura qė tė sigurojnė ndaj palėve qasje nė dokumentet zyrtare. Hapi i ardhshėm i Organizatės ĒOHU! dhe koalicionit pėr parlament tė pastėr do tė jetė protesta e sė enjtes, kurse procedura e pėrmbushjes sė tė drejtės pėr qasje nė dokumente zyrtare do tė vazhdojė me njė ankesė tek Ombudspersoni dhe mė tutje me padi tek organet e drejtėsisė. Gjatė ditės sė protestės, Agjencionit Antikorrupsion do ti dorėzohet njė poster (udhėrrėfyes) me principet kyēe se si tė zbatohet ligji pėr qasje nė dokumente zyrtare.

Organizata ĒOHU! fton qytetarėt kosovarė qė t’i bashkohen nė protestėn pėr tė siguruar respektimin e tė drejtės sė tyre pėr tė ditur mbi shfrytėzimin e parave qė ata japin pėr kėto institucione.


Organizata ĒOHU!




 
Kanalet tematike dhe bashkėpunuese tė OneWorld pėrfshijnė:
AIDS channel digital opportunity channel open knowledge network support centre tiki the Penguin, Kids Channel