for spiders only SEE Portal - Albanian Homepage > Nė Brendėsi > In Depth>Intervista skip to main content
OneWorld.net_home_link Logo_ shko te OneWorld.net faqja kryesore
Kėrko pėr
AKTUALITET NĖ BRENDĖSI PARTNERĖ PĖRFSHIHU RRJETI YNĖ
24 Korrik 2008

Respektoni dallueshmėrinė tonė

Hiljmnijeta Apuk ėshtė presidente e organizatės joqeveritare Njerėzve tė Vegjėl tė Kosovės (Little People of Kosova - LPK). Apuk ėshtė eksperte pėr ēėshtje tė drejtave tė njeriut pėr personat me nevoja tė veēanta dhe anėtare e Komitetit Ad Hoc tė themeluar nga ana e Asamblesė sė Kombeve tė Bashkuara.

Njerėzit e Vegjėl tė Kosovės ėshtė organizatė joprofitabile e cila u siguron mbėshtetje dhe informata personave shtatshkurtėr nė Kosovė dhe familjeve tė tyre. Anėtarėsia ėshtė e hapur pėr personat nėn lartėsinė prej 150 centimetrash. Rritja e tyre e ulėt kryesisht ėshtė e shkaktuar nga njėra prej 200 gjendjeve mjekėsorė tė njohur nėn emrin e pėrgjithshėm nanizėm. Anėtarėsia ėshtė e hapur edhe pėr anėtarėt e familjeve tė tyre dhe profesionistė tė interesuar pėr tė punuar me njerėzit me tė meta fizike dhe personat shtatshkurtėr.

LPK ofron informata mbi mundėsinė e punėsimit dhe arsimimit, tė drejtat nė pensionin invalidor, ēėshtjet mjekėsore dhe pėr veshmbathjen. Informatat janė nė mundura nėpėrmes revistės mujore Njerėzit me Aftėsi tė Kufizuara, e cila publikohet si shtojcė e tė pėrditshmes Koha Ditore dhe gazetės Alem (nė gjuhėn shqipe dhe serbe), si dhe nėpėrmes seminare e punėtorive tė shumta. LPK gjithashtu mundėson ndėrveprim shoqėror dhe pjesėmarrje nė tė gjitha fushat e jetės.

Cilat janė projektet aktuale tė LPK-sė?

Projekti nė tė cilin punojmė ėshtė Programi pėr Promovimin e Vullnetarėve ( DMD – Disability Mentoring Day), njė ide e cila ka lindur nė Amerikė dhe tė cilėn e zbatojmė nė Kosovė gjatė pesė vjetėve tė fundit nė partneritet me 18 organizata, me donatorė tė vazhdueshėm Zyrėn amerikane nė Prishtinė dhe misionin e OSBE-sė nė Kosovė.

Nėpėrmes programit DMD nė Kosovė sensibilizojmė opinion publik, ngrisim vetėdijen publike dhe promovojmė Konventėn e Re tė Kombeve tė Bashkuara pėr tė Drejtat e Personave me Aftėsi tė Kufizuara. Programi DMD pėrmban gjashtė fushata gjatė vitit, me fokus respektimin e dinjitetit tė personave me aftėsi tė kufizuara e cila mbahet mė 14 shkurt, nė ditėn e Shėn Valentinit, promovimin e tė drejtave tė grave dhe vajzave me aftėsi tė kufizuara, tė cilėn e shėnojmė nė Ditėn Ndėrkombėtare tė Gruas dhe vajzave mė 8 Mars, derisa gjatė javės sė tretė tė muajit prill organizojmė fushatėn me titull “Java e Kosovės pėr personat me aftėsi tė kufizuara” gjatė sė cilės sensibilizojmė opinionin publik nė tė drejtat tonė gjithėpėrfshirėse dhe integrative qė pėrmbahen nė Konventėn e re tė KB-sė, pastaj tė drejtat e fėmijėve me aftėsi tė kufizuara i promovojmė mė 1 Qershor nė ditėn ndėrkombėtare tė fėmijėve dhe mė kėtė rast gjashtė fėmijė ambasadorė i dorėzojnė letra akredituese kryetarit tė Kosovės, derisa fushata mė e madhe ėshtė “Tetori – muaj i mundėsive profesionale tė personave me aftėsi tė kufizuara”, gjatė sė cilės organizojmė punėsim promocional tė personave me aftėsi tė kufizuara nė njė ditė nė institucionet zyrtare tė shtetit, kompanitė private dhe punėtoritė zejtare, e pėr kėtė ditė pune atyre u paguhen honorari nė vlerė prej 10 eurosh nga ana e punėdhėnėsit.
Nė dhjetor tė kėtij viti do tė fillojmė me organizimin e ekspozitės sė pėrbashkėt tė punimeve artistike tė krijuara nga personat me aftėsi tė kufizuara nė Ditėn Ndėrkombėtare tė Drejtave tė Njeriut. Gjithashtu, nė kuadėr tė Programit DMD publikojmė revistėn mujore “DMD – Gazeta e Personave me Aftėsi tė Kufizuara tė Kosovės” e cila del nė gjashtė gjuhė si shtojcė e sė pėrditshmes kosovare Koha Ditore, Alem, Jeni donem, Yekhibe dhe publikimi online nė gjuhėn angleze si dhe atė serbe.

Programi Multietnik Vullnetar DMD mundėson: promovimin dhe mbrojtjen e tė drejtave tė personave me aftėsi tė kufizuara, luftėn kundėr varfėrisė, luftėn kundėr diskriminimit, uljen e papunėsisė, iniciativėn pėr miratimin e Ligjeve, fuqizimin e talenteve tė rinj nė mesin e personave me aftėsi tė kufizuara, zhvillimin e vullnetarizmit, etj.

Sa ka mekanizma efektiv tė zbatueshėm nė Kosovė, sa i pėrket kėsaj pjese tė shoqėrisė?

Deri nė vitin 2006 nuk ka pasur mekanizma efektiv pėr mbrojtjen e tė drejtave tė personave me aftėsi tė kufizuara, por gjatė 2006-ės ėshtė themeluar Kėshilli Kombėtar pėr personat me aftėsi tė kufizuara nė Zyrėn e Kryeministrit, dhe nė vitin 2007 me vendimin e Kryeministrit janė themeluar Njėsitė pėr tė Drejtat e Njeriut nė tė gjitha ministrat nė tė cilat janė paraparė nga njė zyrtar pėr personat me aftėsi tė kufizuara, qė nė shikim tė parė premton shumė, por krejt kjo ėshtė nė procesin e ndėrtimit tė kapaciteteve profesionale e financiare tė kėtyre Njėsive. Instalimi i kėtyre njėsive ėshtė proces qė vazhdon dhe has nė rezistencė nė disa ministri pėr shkak tė qėndrimeve stereotipe tė individėve, por shpresojmė nė punėn e tyre tė konsoliduar gjatė vitit tė ardhshėm.

Theksoj qė Kėshilli Kombėtar pėr personat me aftėsi tė kufizuara nuk ėshtė i pėrbėrė sipas Konventėn e re dhe pėr kėtė shkak ekzistimi dhe funksionimi i tij pothuajse nuk ka ndonjė efekt nė skenėn e tė drejtave tė njeriut nė Kosovė. Kėshilli Kombėtar ėshtė vetėm njė pikė nė listėn pėr “shėnim” tė standardeve, por shpresojmė nė ndryshimin thelbėsor tė tij dhe funksionimit mė tė mirė.

Veēanėrisht duhet theksuar kontributin e madh tė misionit tė OSBE-sė nė Kosovė nė ndėrtimin dhe pėrgatitjen e mekanizmave pėr mbrojtjen e tė drejtave tė personave me aftėsi tė kufizuara.

Rezultatet mė tė mėdha nė promovimin dhe mbrojtjen e tė drejtave tė personave me aftėsi tė kufizuara janė arritur nė sektorin civil tė shoqėrisė, me ndihmėn e donatorėve vendas e ndėrkombėtarė.

Si ėshtė gjendja e pėrgjithshme e personave me aftėsi tė kufizuara nė Kosovė?

Gjendja e personave me aftėsitė tė kufizuara nė Kosovė ėshtė jashtėzakonisht e rėndė, tė cilėn e karakterizojnė: pėrqindja e madhe e varfėrisė nė mesin e personave me aftėsi tė kufizuara, papunėsia, diskriminimi, shkalla e lartė e vdekshmėrisė, asistenca e pamjaftueshme sociale, mospasja qasje nė arsimin e mesėm dhe tė lartė, mospasja e qasjes nė transportin publik, ndėrtesat publike, hapėsirat publike dhe ndėrtesat e banimit, mosekzistimi i shėrbimeve – posaēėrisht pėr prindėrit dhe fėmijėt me aftėsi tė kufizuara, nuk ka rehabilitim adekuat profesional dhe lehtėsira gjatė punėsimit.

Qė kjo situatė e rėndė tė fillojė tė pėrmirėsohet ėshtė i nevojshėm njė ligj i pėrbashkėt i cili do tė rregullonte tė drejtat gjithėpėrfshirėse dhe integrative tė personave mė aftėsi tė kufizuara sipas shembullit tė Ligjit Amerikan - ADA (Americans with Disabilities Act), i cili do tė pėrcillte parimet e Konventės mbi tė drejtat personave me aftėsi tė kufizuara. Ligji gjithėpėrfshirės mbi tė drejtat e personave me aftėsi tė kufizuara do mundėsonte rrugė mė tė thjeshtė pėr mbrojtjen e tė drejtave tona. Qėllimi mė i rėndėsishėm i cili duhet tė realizojmė ėshtė struktura mė e arsimuar e personave me aftėsi tė kufizuara.

Vlen tė theksohet qė njė kohė mė e gjatė ėshtė e nevojshme pėr tė sensibilizuar opinion publik dhe tė ndikojmė nė ngritjen e vetėdijes publike mbi tė drejtat e personave me aftėsi tė kufizuara dhe tė japim pjesėmarrjen tonė mė tė madhe mediave me qėllim tė vetėparaqitjes.

A merrni mbėshtetje pėr punėn qė ju bėni

Programi Multietnik Vullnetar DMD ka potencial tė veēantė nė punėn vullnetare nga ana e personave me aftėsi tė kufizuara qė jep fuqi tė madhe nė punėn tonė nė fushėn e drejtave tė njeriut nė Kosovė.
Kam kėnaqėsi tė veēantė tė potencoj mbėshtetjen e madhe tė OJQ-sė Hendifer nga Ferizaj dhe udhėheqėsit e saj znj. Fazile Bungu dhe tani tė ndjerin Xhevat Islami, tė cilėt kanė qėndruar guximshėm prapa nesh dhe na kanė mbėshtetur nė zhvillimin e programit DMD nė Kosovė, e mė pas kanė filluar tė bashkohen organizata tjera qeveritare duke bėrė qė tash tė kemi nė partneritet 18 OJQ nė kuadėr tė kėtij programi.

Bashkėpunimi mė i madh ėshtė realizuar me organizatat joqeveritare tė cilat merren me ēėshtjet e personave me aftėsi tė kufizuara. Nganjėherė nuk kemi mirėkuptim tė plotė dhe mbėshtetje nga ana e pushtetit lokal, Qeverisė dhe institucioneve tė saj, por nė pėrgjithėsi mund tė thuhet qė afėrsisht ėshtė arritur minimumi moral nė bashkėpunim me Qeverinė.

Sa keni arritur tė ngritni zėrin tuaj nė vend dhe jashtė tij?

Sipas statistikave tė Kombeve tė Bashkuara, personat me aftėsi tė kufizuara pėrbėjnė 10 % tė popullatės, qė do tė thotė se kėtė pėrqindje e pėrbėjmė nga qytetare tė qetė dhe tė lėndueshėm tė Kosovės, por pėrmes programit DMD ngrisim zėrin gjatė gjashtė fushatave dhe revistės mujore tė cilėn e kemi nisur nė vitin 2003 e cila tash ėshtė nė gjashtė gjuhė dhe kėshtu zėri ynė ėshtė bėrė mė i fuqishėm dhe mė shpesh dėgjohemi e shihemi nė tė gjitha mediat ku mund tė shfaqim mundėsitė tona dhe tė paraqitemi si fuqi kreative e shoqėrisė. Programi DMD tani ėshtė lehtė i njohur nė Kosovė qė premton se mund tė vazhdojmė zhvillimin e njė shoqėrie mė humane nė tė cilėn jetojmė.

Nė prill tė kėtij viti hapja e Javės sė Kosovės pėr tė Drejtat e personave me aftėsi tė kufizuara ėshtė shėnuar me promovimin e njė serie tė pullave postare tė Postės dhe Telekomunikacionit tė Kosovės me temė Konventėn e re tė personave me aftėsi tė kufizuara e cila ėshtė seria e parė e kėtij lloji nė botė, qė e bėn tė rrallė, tė veēantė dhe unike dhe me kėtė i kemi dhėnė kontributin tonė tė madh filatelisė nė botė, e nė pullė nga kjo seri ėshtė me temėn e Programit DMD. Nė kėtė hapje ka marrė pjesė edhe PSSP-ja Joachim Ruecker. Kėtė seri tė pullave postare e ka iniciuar OJQ-ja Njerėzit e Vegjėl tė Kosovės.

Nė skenėn globale, nė Kombet e Bashkuara nė New York kemi paraqitur Kosovėn nė mėnyrėn mė tė mirė tė mundur dhe i kemi transmetuar botės pėrvojat tona tė mira nga Programi DMD.

Unė kam pasur nderin tė paraqesė OJQ-nė Little People of Kosova e cila ka statusin kėshillues nė ECOSOC tė KB-sė, ku kam marr pjesė nė pėrpunimin e tekstit tė Konventės mbi tė drejtat e personave me aftėsi tė kufizuara gjatė Seancės sė Shtatė dhe tė Tetė tė Komitetit Ad Hoc tė KB-sė nė janar dhe gusht tė vitit 2006 dhe kam paraqitur pėrvojat tona nga Programi DMD para 192 shteteve anėtare tė OKB-sė. Nė kėtė mėnyrė kemi ndihmuar nė lėvizjen e personave me aftėsi tė kufizuara nė nivelin global sa i pėrket fushės sė drejtave tė njeriut.

Me art kemi vazhduar luftėn tonė pėr tė drejta tė njerėzve me aftėsi tė kufizuara dhe kemi paraqitur Kosovėn nė ekspozitėn e mbajtur nė Seattle tė SHBA-sė nė qershor tė kėtij viti ku kam marrė pjesė me punimet e mia artistike nė temėn e promovimit tė Konventės sė re mbi tė drejtat e personave me aftėsi tė kufizuara dhe kemi marrė vlerėsime tė mira nga publiku amerikan dhe kėshtu kemi sensibilizuar opinionin botėror pėr kėtė grup tė lėndueshėm tė popullatės botėrore.

Gjithashtu, unė kam paraqitur LPK-nė nė katėr konferenca tė Little People of America dhe botės tė cilat janė organizuar nė SHBA, ku kam pasur prezantime tė suksesshme tė Kosovės.

Gjatė vitit 2005 kemi organizuar ekipin sportiv tė cilin e kam udhėhequr nė Kampionatin e Katėrt Sportiv Botėror tė personave shtatshkurtėr e cila ėshtė mbajtur nė Rambuje tė Francės, ku garuesit tonė kanė arritur tė marrin katėr medalje tė arta, tetė tė argjendta dhe gjashtė tė bronzta dhe kėshtu kemi krijuar kushtet qė Kosova tė mund tė merr pjesė nė Paraolimpadėn qė do tė mbahet nė Kinė gjatė vitit 2008.

Nė Konferencėn Globale “Gratė Udhėheqėse tė Botės” e cila ėshtė organizuar nė vitin 2005 nė Dubai kam pasur kėnaqėsinė e veēantė tė mbajė punėtorinė nė temėn e grave me aftėsi tė kufizuara si udhėheqėse globale. Me kėtė rast kam shkėmbyer mendime me Hillari Klintonin dhe ish kryeministren e Kanadasė.

Derisa nė vitin 2004 kam paraqitur LPK-nė nė Samitin Botėror nė Kanadė ku kam organizuar tryezė tė rrumbullakėt nė temėn e avancimit dhe zhvillimit tė grave me aftėsi tė kufizuara nė rajonin e Ballkanit.

Po ashtu kam paraqitur Kosovėn nė mesin e 30 grave mė tė suksesshme me aftėsi tė kufizuara nga mbarė bota si dhe kam marrė pjesė nė trajnimet e specializuara nė SHBA gjatė vitit 2003.

Nė fund do tė thosha qė personat me aftėsi tė kufizuara shpesh janė tė ekspozuara ndaj diskriminimit tė shumėfishtė dhe pėrbėjnė pjesėn mė tė varfėr tė shoqėrisė si dhe pėrballėn me barrierat tė cilat shkelin tė drejtat dhe liritė e tyre themelore nė tė gjitha anėt e botės. Ēdo shtet duhet tė ndėrmerr masat e duhura qė tė sigurojnė mundėsi tė barabarta me qėllim tė integrimit tė plotė nė shoqėri tė personave me aftėsi tė kufizuara.

Personat me aftėsi tė kufizuara mund tė janė ambasadorė tė mirė tė shteteve tė tyre nė botė dhe nė mėnyrė pozitive tė paraqesin shtetin e tyre njėjtė me tė tjerėt.

Respektoni dallueshmėrinė tonė, konvergjencėn dhe fuqinė e brendshme e cila na udhėheq nė luftėn kundėr diskriminimit nė mbarė botėn dhe integrimin tonė tė plotė nė shoqėri.




 
Kanalet tematike dhe bashkėpunuese tė OneWorld pėrfshijnė:
AIDS channel digital opportunity channel open knowledge network support centre tiki the Penguin, Kids Channel