Shoqėria civile vazhdon punėn rreth kthimit nė komunėn e Pejės
|
Nė lagjen Llazoviq tė Pejės, e cila ėshtė e banuar me pėrzierje tė komuniteteve tė ndryshme, ka filluar puna nė ndėrtimin e shtėpive tė komuniteteve pakicė tė zhvendosura si pasojė e luftės. Komuniteti serb pėrbėn shumicėn e popullsisė nė kėtė lokacion, tė cilėt pėr mė shumė se tetė vite kanė jetuar tė zhvendosur jashtė Kosovės.
Pas krijimit tė letrės pėrmbajtėsore nga ana a DRC-sė (Kėshilli Danez pėr Refugjatė) ka filluar ndėrtimi i 30 shtėpive, dhe ky proces ka arritur nė fazėn pėrfundimit. Organizata joqeveritare Syri i Vizionit ėshtė e inkuadruar drejtpėrdrejt nė punėn me komunitetet nė kėtė lokacion dhe ėshtė duke kryer funksionin e socializimit nė mes tė komuniteteve. Nė kėtė rrjedhė tė aktiviteteve, SiV ka krijuar grupet e veprimit tė dy komuniteteve, shqiptare dhe serbe, ku janė zhvilluar aktivitete tė pėrbashkėta, trajnime dhe takime nė tė cilat janė identifikuar problemet dhe preokupimet e tė dy komuniteteve. Me punėn e realizuar deri mė tani ėshtė arritur tė krijohet bazė e mirė e funksionalizimit tė vetiniciativave dhe krijimit tė grupeve tė avokimit pėr problemet e tyre. Pėr tė pėrcjellė punėn ne ndėrtimin e shtėpive nė lagjen Llazoviq tė Pejės, DRC-ja ka ndihmuar kthimin e 30 personave qė janė kryesisht kryefamiljarė tė cilėt do tė vėzhgojnė nga afėr procesin e ndėrtimit tė shtėpive te tyre. Kėta kryefamiljarė kanė hedhur hapat e parė nė procesin e kthimit dhe integrimit tė tyre nė realitetin e ri tė krijuar nė Kosovė. Organizata Syri i Vizionit i ka integruar kėta persona nė programin e vet tė socializimit dhe deri mė tani ka arritur tė krijojė marrėdhėnie tė mira tė bashkėpunimit dhe krijim tė besimit nė mes tė OJQ-sė dhe tė dy komuniteteve. Puna nė aspektin e koordinimit po bėhet gjithashtu edhe me faktorėt komunal tė cilėt janė tė kyēur drejtpėrdrejt nė implementimin e kėtij projekti tė kthimit. Puna me kėto komunitetet kryesisht ėshtė e fokusuar nė: ngritjen e vetėdijes sė fokus grupeve pėr realitetin ekzistues, krijimin e klimės sė bashkėpunimit nė mes grupeve tė fokusuara pėr veprim, krijimin e kontakteve tė qėndrueshme nė mes tė grupeve nė fokus dhe organeve komunale dhe krijimin e mundėsisė pėr ndėrtimin e kapaciteteve pėr veprim te dy komuniteteve. Si pjesė e projektit pritet qė gjatė muajit tetor tė bėhet kthimi i pėrgjithshėm i familjeve serbe ne ketė lokacion ku Syri i Vizionit do tė jetė aktor direkt i punės rreth inkuadrimit dhe krijimit tė kushteve e rrethanave pėr bashkėpunim nė mes tė komuniteteve qė jetojnė ne ketė lokacion. |



