PTK trajnon dhe pastaj punėson 10 tė verbėr
|
Drejtori menaxhues i PTK Sh.A. - dr. Etrur Rrustemaj, pas nėnshkrimit tė kėtij memorandumi, ka thėnė se PTK-ja ka ndėrmarrė kėtė hap me qėllim qė edhe tė verbėritė tė ndjehen pjesė e shoqėrisė sonė.
Posta dhe Telekomi i Kosovės dhe Shoqata e tė Verbėrve tė Kosovės kanė nėnshkruar njė memorandum tė mirėkuptimit, me tė cilin PTK-ja merr si obligim trajnimin, dhe mė pas edhe punėsimin e disa tė verbėrve. Kjo ėshtė iniciuar nga vet drejtori menaxhues i PTK-sė, dr. Etrur Rrustemaj, me tė vetmin qėllim, inkuadrimin e kėtyre personave me aftėsi tė kufizuara nė shoqėrinė kosovare. Drejtori menaxhues i PTK Sh.A. - dr. Etrur Rrustemaj, pas nėnshkrimit tė kėtij memorandumi ka thėnė se PTK-ja e ka marrė kėtė hap me qėllim qė edhe tė verbrit tė ndjehen pjesė e shoqėrisė sonė. PTK-ja do tė vazhdoj tu ndihmojė personave me aftėsi tė kufizuara edhe nė tė ardhmen pėrmes projekteve tė ndryshme. Me kėtė rast u bėj thirrje edhe kompanive tjera qė tė ndjekin tė njėjtin shembull, - tha Rrustemaj, nė fund tė kėtij takimi. Nga ana tjetėr kryetari i Shoqatės sė tė Verbėrve tė Kosovės - Bujar Kadriu, u shpreh se nėnshkrimi i kėtij memorandumi tė mirėkuptimit do tė mundėsojė trajnimin, e pastaj edhe punėsimin e 10 personave tė verbėr nė PTK. Fillimisht 10 tė verbėr do tė trajnohen nė Qendrėn e Trajnimeve tė PTK-sė dhe pas pėrfundimit tė trajnimit ata do tė punėsohen nė Qendrėn e Kujdesit me Konsumatorė, pikėrisht nė Qendrėn e Thirrjeve (Call-Center) dhe kjo do tu ndihmojė atyre qė tė dalin nga gjendja e tanishme sociale, e cila ėshtė e mjerueshme, - tha Bujar Kadriu - kryetar i Shoqatės sė tė Verbėrve tė Kosovės. Ndėrkaq, koordinatori pėr ēėshtje sociale nė PTK - Agim Vatovci, i cili edhe vetė ėshtė person me aftėsi tė kufizuara, ka njoftuar se sot nė PTK janė punėsuar edhe tre persona me aftėsi tė kufizuara, dy, tė minoritetit serb dhe njė shqiptar. Ai pėr tėrė kėtė kontribut ka falėnderuar drejtorin menaxhues tė PTK - dr. Etrur Rrustemaj. |



