Tė marrim udhėheqjen pėr tė ndalur AIDS-in
|
1 dhjetor 2007, Dita Botėrore e AIDS-it
Sot, nė ditėn botėrore tė AIDS, jemi ftuar tė bėhemi udhėheqės nė luftė kundėr AIDS-it. Aty ku ka udhėheqje tė vendosur dhe tė fort pėrgjegjėsia ėshtė shumė efektive. Llogaritė mė tė reja tė Programit tė Pėrbashkėt tė Kombeve tė Bashkuara mbi HIV/AIDS-in (UNAIDS) dhe Organizatės Botėrore tė Shėndetėsisė (WHO) mbi prevalencėn dhe mbi programet e trajtimit janė inkurajuese. Pėrqindja e personave qė jetojnė me HIV ėshtė zbritur dhe numri i tė infeksioneve tė reja ėshtė rėnė. Kjo ndodh pjesėrisht nga programet pėr parandalimin dhe trajtimin e HIV-it. Sido qė tė jetė, AIDS ende mbetet shkaktar kryesor i vdekjes sė mė shumė se 5.700 personave nė gjithė botėn. Gjatė 24 orėve tė ardhshme mė shumė se 6.800 njerėz do tė infektohen. Tani ėshtė koha tė fuqizojmė pėrpjekjet e parandalimit dhe zvogėlimin e ndikimit tė AIDS-it. Parandalimi i HIV-it mbetet vija e parė mbrojtėse dhe duhet tė pėrshpejtohet sė bashku me trajtimin. Sė bashku, ne duhet ndėrmarrin hapa nė qasjen universale nė parandalim, trajtim dhe kujdes. Donatorėt mund tė jenė udhėheqės duke mbushur zbrastirėn e resurseve dhe duke mbėshtetur bashkėsinė ndėrkombėtare nė dyfishimin e fondeve pėr AIDS deri mė 2010 pėr tė pėrmbushur premtimin e dhėnė nga qeveritė nė Asamblenė e Pėrgjithshme tė Kombeve tė Bashkuara. Punėtorėt shėndetėsor mund tė jenė lider duke integruar parandalimin e HIV-it dhe programin e shėndetit seksual dhe riprodhues dhe dėrgimin e mesazheve parandaluese pėr tė gjithė. Kjo ėshtė veēanėrisht me rėndėsi pėr tė rinjtė, meqė gjysma e tė infektuarve tė rinj me HIV janė tė moshės rinore. Tė rinjtė mund tė udhėheqin duke avokuar pėr tė drejtat dhe nevojat e veēanta tė tyre. Tė rinjtė dhe tė rejat mund tė sjellin qasje tė reja nė parandalimin e HIV-it dhe janė partner natyral nė luftė kundėr AIDS-it. Tani po ashtu ėshtė koha pėr tė promovuar udhėheqjen e femrave. Pėr tė ndalur pėrhapjen e HIV-it, ne duhet tė merremi me pabarazinė gjinore qė nxitė sėmundjen, dhe siguron qė femrat tė udhėheqin njė pėrgjigje efektive. Burrat dhe djemtė gjithashtu mund tė marrin udhėheqjen duke promovuar barazi nė marrėdhėnie dhe tė bėhen shembuj pozitiv pėrbrenda familjeve, partneriteteve dhe bashkėsive. Qeveritė duhet tė jenė udhėheqės duke investuar nė programe gjithėpėrfshirėse kombėtare me u pėrqendrim nė parandalimin e HIV-it, me caqe tė qarta dhe mbėshtetje tė gjerė. Nuk mund tė ketė veprim efektiv ndaj HIV-it pa udhėheqje tė pėrkushtuar tė nivelet mė tė larta. Qenėsore pėr sukses ėshtė pėrfshirja aktive e personave qė jetojnė me HIV dhe AIDS. Ėshtė kurajo, ndershmėria dhe udhėheqja e tyre ajo qė i mban udhėheqėsit politik dhe zyrtarėt e zgjedhur pėrgjegjės pėr premtimet e dhėna dhe pėrparimin e bėrė gjatė kėtyre viteve. Sot, nė ditėn Botėrore tė AIDS-it, UNFPA i rikonfirmon pėrkushtimin pėr tė udhėhequr nė parandalimin e HIV-it. Sė bashku, ne duhet ti mbajmė premtimet dhe tė marrim udhėheqjen pėr tė ndaluar AIDS-in. (Thoraya Ahmed Obaid ėshtė drejtoreshė ekzekutive e UNFPA-sė. Fondi pėr Popullsi i Kombeve tė Bashkuara promovon tė drejtėn e ēdo gruaje, burri dhe fėmije pėr jetė tė shėndoshė dhe mundėsi tė barabarta) |



