for spiders only SEE Portal - Albanian Homepage > Nė Brendėsi > Opinione dhe analiza skip to main content
OneWorld.net_home_link Logo_ shko te OneWorld.net faqja kryesore
Kėrko pėr
AKTUALITET NĖ BRENDĖSI PARTNERĖ PĖRFSHIHU RRJETI YNĖ
11 Tetor 2008

Lufta kundėr korrupsionit kėrkon mobilizimin

Roli i mediave padyshim se ėshtė i madh pėr ndėrtimin e shoqėrive demokratike, dhe sidomos nė fazat e tranzicionit, siē ėshtė rasti me Kosovėn. Pavarėsisht kushteve tė pavolitshme financiare pėr zhvillimin e mediave pasluftės, ky segment qė me tė drejtė konsiderohet “pushtet i katėrt” nė demokracitė e zhvilluara, ka bėrė njė punė tė madhe nė monitorimin e atyre dukurive qė konsiderohen rrezik pėr shoqėrinė.

Korrupsioni si njė e keqe qė ka shėnuar rritje tė vazhdueshme gjatė periudhės sė pasluftės, ka qenė vazhdimisht cak i pėrpjekjes sė mediave kundėr tij. Fakti se Bashkimi Evropian, nė raportin e fundit konstaton rritje shqetėsuese tė korrupsionit nė institucione, nuk e zbeh rolin dhe punėn e mediave nė kėtė drejtim.

Lufta kundėr korrupsionit nuk mund tė fitohet vetėm nga mediat, ose nga njė segment i veēantė i shoqėrisė. Ajo kėrkon mobilizimin e tė gjitha institucioneve dhe bashkėpunimin e qytetarėve, prandaj nė Kosovė kanė munguar sukseset. Kur kėsaj i shton edhe mungesėn e vullnetit tė politikės, atėherė problemi bėhet edhe mė i rėndė. Nėse ministra dhe zyrtarė tė tjerė tė institucioneve janė korruptuar, siē flitet shpesh nė opinion, kontrollimi i kėtij fenomeni bėhet gati i pamundur.

Megjithatė, nga shkrimet dhe raportet e mediave pėr shkeljet nė institucione tė ndryshme, nė disa raste janė bėrė edhe shkarkime tė zyrtarėve politikė dhe shėrbyes civilė, dhe ky ėshtė njė sukses i yni.
Natyrisht se rezultatet nuk kėnaqin. Sepse luftės duhet t’i printe Kuvendi dhe Qeveria. Kur mekanizmi antikorrupsion do tė funksiononte mirė si tėrėsi, rezultatet do tė ishin shumė mė tė mėdha.

Kuvendi pėr shembull, ka miratuar Ligjin antikorrupsion, por zbatimi i tij nga ekzekutivi nuk ėshtė ndjerė kurrė. Ėshtė themeluar njė Agjenci Kundėr Korrupsionit, e cila i ka pėrcjellė Prokurorisė shumė raste tė shoqėruara edhe mė faktet pėr korrupsion, Prokuroria nuk ka vepruar asnjėherė.

Pra, suksesi mund tė vijė vetėm atėherė kur tė funksionojnė mirė hallkat e mekanizmit.

Raporti i Komisionit Evropian duhet t’i shqetėsojė institucionet tona, ato duhet tė mendojnė seriozisht pėr kėtė tė keqe tė madhe, pasi kjo do tė shkatėrrojė plotėsisht edhe kėtė pak demokraci tė ndėrtuar gjatė kėtyre viteve. Shpresat pėr kėtė tani janė kthyer te institucionet e reja.

Vetėm vullneti politik i Kuvendit dhe qeverisė sė ardhshme, dhe udhėheqja e tyre nga njerėz tė besueshėm e tė ndershėm, mund ta zvogėlojnė korrupsionin. Ėshtė e qartė se asnjė shoqėri nė botė nuk mund tė jetė krejtėsisht imune ndaj kėtij fenomeni, por ajo qė kėrkon demokracia ėshtė zvogėlimi dhe futja nėn kontroll.

Sidoqoftė, ajo qė duhet dhe qė mund tė bėjnė mediat, ėshtė edukimi i qytetarėve pėr tė kėqijat qė pėrmban korrupsioni. Nė qoftė se ai zbret edhe nė nivelin e qytetarėve si mundėsi e pėrfitimit personal, atėherė kjo shkakton krizėn morale, e cila ėshtė mė serioze dhe mė vėshtirė e shėrueshme.
Pėrgjegjėsia pėr luftimin e korrupsionit patjetėr se u takon institucioneve, por ajo qė ne duhet tė vazhdojmė ta bėjmė, ėshtė ndihma, ėshtė mosdorėzimi nė ngritjen e zėrit pėr tė vėrtetėn.

(Autori ėshtė u.d tė kryetarit tė AGPK-sė)




 
Kanalet tematike dhe bashkėpunuese tė OneWorld pėrfshijnė:
AIDS channel digital opportunity channel open knowledge network support centre tiki the Penguin, Kids Channel