for spiders only SEE Portal - Albanian Homepage > Aktuale > Lajme (news) > Serbia skip to main content
OneWorld.net_home_link Logo_ shko te OneWorld.net faqja kryesore
Kėrko pėr
AKTUALITET NĖ BRENDĖSI PARTNERĖ PĖRFSHIHU RRJETI YNĖ
25 Korrik 2008

LA21: Tadiq nuk duhet tė nėnshkruajė dekretin mbi paketėn e ligjeve pėr vetėqeverisjen lokale

Nė emėr tė Koordinimit Kombėtar tė OJQ-ve tė Konventės sė Aaarhusit dhe Pjesėmarrjes Publike, Local Agenda 21 nga Kostolaci i ka dėrguar njė letėr tė hapur presidentit tė Serbisė Boris Tadiq, duke kėrkuar nga ai qė tė refuzojė nėnshkrimin e dekretit tė njė pakete ligjesh nė fushėn e vetėqeverisjes lokale.

Sipas LA21, Ligji mbi Vetėqeverisjen Lokale, Ligji mbi Zgjedhjet Lokale dhe Ligji mbi Organizimin Territorial tė Serbisė, qė nevojiten pėr zgjedhjet e radhės, janė miratuar me procedurė urgjente, duke shkelur njė sėrė segmentesh tė procedurės sė rregullt tė miratimit.

LA21 – Kostolac akuzon iniciuesin, ministrin e administrimit tė shtetit dhe vetėqeverisjes lokale, Milan Markoviq, pėr neglizhimin e obligimeve tė Ligjit mbi Administrimin e Shtetit rreth debatit tė obligueshėm publik nė tė gjitha ligjet qė paraqesin ndryshime tė dukshme nė regjimin ligjor nė njė fushė tė interesit tė veēantė pėr publikun.

Andaj, Qeveria shkel dispozitat nga Libri i saj i Rregullave dhe Procedurave i cili krijon njė obligim tė ngjashėm pėr mbajtjen e debatit publik.

LA21-Kostolac komenton qė ligjet kanė kaluar votimin parlamentar qetazi, pa u pėrmendur fare ēėshtja e ligjshmėrisė sė procedurės pėr draftimin dhe miratimin e tyre.

“Qartazi, qėllimi ishte tė miratohen ligjet para skadimit tė afateve tė pėrcaktuara nė Ligjin Kushtetues, dhe jo pėr tė pėrmirėsuar kushtet e jetesės pėr qytetarėt“, thuhet nė letrėn e hapur, duke shtuar qė “ligjet do tė ishin definitivisht mė tė mira nėse zėrat dhe opinionet e qytetarėve do ishin dėgjuar nė njė debat pėrkatės publik”.




 
Kanalet tematike dhe bashkėpunuese tė OneWorld pėrfshijnė:
AIDS channel digital opportunity channel open knowledge network support centre tiki the Penguin, Kids Channel