Koalicioni i tė Gjelbėrve tė Veleshit kėrkon zhvendosjen e shkritores
|
Tė enjten e kaluar, mė 17 janar, pėrfaqėsuesit e organizatave civile tė Veleshit, tė bashkuar rreth Koalicionit tė Gjelbėr, janė takuar me anėtarėt e Kėshillit Komunal dhe kanė kėrkuar veprime mė tė pėrshpejtuara tė aktiviteteve tė tyre pėr tė ndryshuar Planin e Pėrgjithshėm Urban dhe tė zhvendosin Shkritoren e plumbit dhe zinkut.
Duke u thirrur nė informata qė flasin pėr rifillimin e operimeve nė Shkritore, Nenad Kocic nga Koalicioni ka thėnė se shoqatat nuk janė kundėr prosperitetit ekonomik tė komunės, por ai nuk duhet tė reflektohet nė shėndetin e qytetarėve. - Edhe sot, pesė vjet pas mbylljes sė Shkritores, qytetarėt e Veleshit ende i ndjejnė pasojat, ka thėnė Kocic. Mbi 90 pėr qind e qytetarėve tė Veleshit besojnė qė zgjidhja mė e mirė do tė ishte qė Shkritorja tė zhvendosej 18 kilometra nė jug, afėr Fabrikės sė Plehrave. Dimce Velev, po ashtu nga Koalicioni, ka nisur njė iniciativė drejt Qeverisė qė tė dedikojė fonde buxhetore pėr projektin e zhvendosjes dhe ka shtuar qė Qeveria duhet tė kompensojė qytetarėt pėr dėmin e shkaktuar nė shėndetin e tyre gjatė 30 vjetėve tė punės sė Shkritores. Angelce Gusev, anėtar i Koalicionit, ka paralajmėruar protesta publike para Shkritores, pėr tė parandaluar rifillim eventual tė prodhimit nė kėtė ndėrtesė. |



