Universiteti i Bolonjės ndihmon Universitetin e Prishtinės
|
Universiteti italian i Bolonjės pėrmes KFOR-it italian, dhuroi njė donacion librash pėr Universitetin e Prishtinės. Kėto libra i janė dedikuar Qendrės sė tė Drejtave tė Njeriut, pranė Fakultetit Juridik, njofton RTV 21.
Donacioni nga shteti italian, pėrkatėsisht Universiteti i Bolonjės, vie nė emėr tė thellimit tė bashkėpunimit mes dy universiteteve, pėr ndihmė studentėve tė Fakultetit Juridik. Me kėtė rast, komandanti i karabinierit italian, Andrea Guglielmi, tha se ky ėshtė njė kontribut i normal nga forcat italiane nė Kosovė dhe njė mundėsi e mirė pėr studentėt kosovar qė tė kenė njohuri mė tė gjėra me materiale juridike qė i studiojnė\". Nė kėtė eveniment ishte prezent edhe shefi i zyrės italiane, Patrik Mura, i cili tha se Universitetin e Prishtinės do ta ndihmojnė edhe universitete tjera italiane, duke u nisur nga kurset italiane tė cilat do tė vazhdojnė tė mbahen pėr thellimin e bashkėpunimit tė mėtejmė. Nga ana e tij, Rektori i UP, Enver Hasani dhe komandanti i KFOR-it, Xavier Bout De Marnhac, e cilėsuan kėtė ndihmė si nismė tė mbarė tė bashkėpunimit pėr edukimin e brezave tė rinj njė Kosovė. Janė 600 libra nė gjuhėn angleze, italiane, spanjolle dhe franceze tė cilat do t\'u hyjnė nė punė studentėve kosovarė, ndėrsa njė pjesė e vogėl e tyre janė pėrkthime edhe nė gjuhėn shqipe, dhuratė nga Universiteti italo-shqiptar i Kalabrisė. |



