Serbia zgjodhi Tadiqin
|
Sipas raporteve preliminare tė Komisionit Qendror Zgjedhor, kandidati i Partisė Demokratike Boris Tadiq ka fituar Zgjedhjet presidenciale tė mbajtura tė dielėn me 50.57 pėr qind tė votave, pėr dallim me kundėrshtarin e tij nga Partia Radikale Tomislav Nikoliq i cili ka marrė 47.71% tė votave.
Pas fitores sė tij, Tadiq ka thėnė se qytetarėt kanė dėshmuar qė Serbia ėshtė njė demokraci e madhe evropiane. Ai ka lajmėruar qė ka pėr qėllim tė takohet me Nikoliqin sa mė parė qė ėshtė e mundur duke thėnė se pjesa e votave tė kundėrshtarit tė tij meriton respekt. Nikoliq, nė anėn tjetėr, ishte i pari pėr ti uruar fitoren Tadiqit. Ai ka thėnė se dallimi ishte rreth dy pėr qind tė votave, duke shtuar se nuk do tė heq dorė nga beteja e tij politike. Menjėherė pasi qė rezultatet preliminare ishin publikuar, Partia Demokratike filloi festimin e vet nė rrugėt e Beogradit. Sonja Brkiq, kryesuese e KQZ-sė, ka thėnė se vetėm dy ankesa ishin dorėzuar dhe se ato nuk do tė kanė ndonjė ndikim nė rezultatin pėrfundimtar tė zgjedhjeve. Fitorja e Tadiqit ėshtė pėrshėndetur me lehtėsim nga Bashkimi Evropian dhe shtetet fqinje, pas frikės se fitorja e nacionalistit Nikoliq do tė komplikonte situatėn nė rajon. |



