Nėnshkruhet protokolli pėr ēėshtje punėsimi
|
Dje, nė Klubin e Odės Ekonomike tė Bosnjės e Hercegovinės nė Sarajeve, Qeveria e Federatės sė Bosnjės e Hercegovinės dhe Bashkimi i Sindikatave tė Pavarura tė BeH-sė kanė nėnshkruar njė protokoll mbi Qasjen nė Zgjidhjen e Problemeve tė Punėtorėve nė vend, siē janė harmonizimi i pagesave me koston e jetesės, kushtet e pėrmirėsuara tė punės, vėllime tė shtuara tė prodhimit nėpėrmes eliminimit tė borxheve interne dhe detyrimeve.
Protokolli ėshtė nėnshkruar nga Kryeministri Nedzad Brankoviq nė emėr tė Qeverisė dhe Edhem Biber pėr Bashkimin e Sindikatave tė Pavarura. Protokolli obligon Qeverinė tė filloj procedurėn pėr harmonizimin e pagave bruto pėr orė me koston e jetesės. Tė dy nėnshkruesit e Protokollit janė pajtuar qė pagesat pėr orė duhet tė rriten pėr 10 pėr qind tani pėr tani. Qeveria po ashtu do tė vazhdojė procesin e zgjidhjes pėr punėtorėt tė cilėt kanė humbur vendin e tyre tė punės gjatė privatizimit, pranimit apo proceseve likuiduese, dhe to tė organizojė njė seancė pėr tė analizuar gjendjen ekonomike nė vend dhe mundėsitė pėr pėrmirėsim, derisa sindikata do tė dorėzojė zgjidhjet e mundshme pėr pėrmirėsimin e mjedisit tė punės dhe punėsimit. Afati i fundit pėr kryerjen e detyrimeve tė marra pėrsipėr ėshtė pjesa e parė e kėtij viti. Po i njėjti afat mbulon edhe ēėshtjen e shqyrtimit tė privatizimit, pėr tė cilėn gjė Qeveria ka marrė mbėshtetjen e plotė tė Sindikatave. Si Sindikatat ashtu edhe Qeveria janė pajtuar qė nevojitet komunikim mė i mirė nė mes tė ministrave federal dhe udhėheqėsve tė sindikatave, pėr tė definuar politika tė pėrbashkėta pėr veprim nė mėnyrė qė tė parandalojnė tregtarėt dhe lobet tjera tė destabilizojnė tregjet. |



