MJAFT: Kur shteti nxjerr nė rruge jetimėt!
|
Dhjetėra fėmijė jetimė, tė afėrm tė tyre, aktivistė tė Lėvizjes MJAFT! dhe pėrfaqėsues sė shoqatės Nė ndihmė tė fėmijėve jetimė tė Shqipėrisė protestuan sot kundėr vendimit tė Njėsisė Bashkiake nr. 9 pėr largimin e shoqatės sė tyre nga ambientet e kėsaj njėsie.
Andi Kananaj (MJAFT!) tha se ėshtė absurde tė mendosh qė institucionet shqiptare tė kapura pas burokracive tė pakuptimta nuk gjejnė dot asnjėherė zgjidhje mė tė mirė veē nxjerrjes nė rrugė tė kujtdo qė nuk ka mbėshtetje. Nėse kjo shoqatė nxirret nė rrugė atėherė mbi 11 mijė jetimė tė Shqipėrisė nuk do tė kenė mė njė pikė kontakti ku tė mbėshteten pėr njėmijė halle qė shteti nuk ua ka zgjidhur asnjėherė e qė nuk ka shprehur ende dhe sot ndonjė vullnet pėr tua zgjidhur, tha mė tej Kananaj. Nė ish redaksinė e Zėrit tė Popullit kryejnė shėrbimet edhe Njėsia Bashkiake nr. 8 edhe ajo nr. 9. Atje ekzistojnė edhe disa zyra tė tjera tė shoqatave tė ndryshme. Njėra prej tyre, shoqata Tirana e drejtuar nga Arben Tafaj i cili ėshtė njėkohėsisht edhe kryetar i Njėsisė Bashkiake nr. 8 (PD), kryen aktivitetin e saj nė njė ambient dy herė mė tė madh se ambienti i shoqatės Nė ndihmė tė fėmijėve jetimė tė Shqipėrisė. Por ėshtė vetėm kjo shoqatė e fundit dhe jo shoqata Tirana ajo qe do tė nxirret nė mes tė katėr rrugėve! Pėrfaqėsues tė shoqatės sė fėmijėve jetimė tė mbėshtetur nga Lėvizja MJAFT! do tė zhvillojnė sėrish ditėn e hėnė njė protestė kėsaj here para Bashkisė sė Tiranės. Nė datėn 18 dhjetor tė vitit 2007, nė zyrėn e kėsaj shoqate, e cila ėshtė njė ndėr mė aktivet nė ndihmė tė fėmijėve jetimė, ka ardhur njė shkresė me numėr protokolli 2367 nga Kryetari i Njėsisė Bashkiake nr. 9, z. Armond Halebi (LSI), i cili i kėrkon shoqatės qė tė lerė menjėherė zyrėn pasi ajo do tė pėrdoret pėr nevojat e Njėsisė Bashkiake 9. Nė kėtė kėrkesė, kryetari i kėsaj Njėsie Bashkiake citon ligjin Pėr organizimin dhe funksionimin e Bashkisė sė Tiranės, por harron njė ligj tjetėr, po aq tė rėndėsishėm qė padyshim rrėzon tė parin, nė bazė tė tė cilit shteti shqiptar ėshtė i detyruar tė favorizojė shoqata tė kėsaj natyre humanitare, pasi ato janė rregjistruar nė gjykatė e pasi janė pajisur me licencė nga Ministria e Ēėshtjeve Sociale. Ky ligj thotė shprehimisht se Mjediset qė shteti vė nė dispozicion tė shoqatave qė punojnė me fėmijė jetimė pėr tė zhvilluar veprimtarinė e tyre, jepen nė pėrdorim pa shpėrblim. Ne tani nuk dimė se ēfarė tė bėjmė! Kemi tentuar tė komunikojmė me kryetarin e Njėsisė Bashkiake dhe kemi dashur ta sqarojmė se kėtu nuk bėhet fjalė vetėm pėr njė zyrė por pėr 11 mijė jetimė shqiptarė tė cilėt kanė pėrfituar deri tani nga shėrbimet tona humanitare, tha presidentja e kėtij organizmi, Hajrie Hasanaj. Aktualisht, ajo ka nėnshkruar njė marrėveshje bashkėpunimi me njė fondacion anglez tė quajtur Frodo Kids. Ky fondacion ka pranuar qė tė ofrojė falas ndihmė shėndetėsore pėr fėmijėt jetimė nė Shqipėri tė cilėt nuk kanė mundėsi kurimi brenda vendit. Veē kėsaj, njė kontribut tė madh kjo shoqatė po jep edhe nė lobimin pėr tė ndryshuar ligjin pėr Statusin e jetimit, i cili ėshtė njė ligj i vjetėr i vitit 1996 qė nuk parashikon shumė aspekte tė jetės sė jetimėve shqiptarė qė kanė ndėrkohė njė prind. Dhjetėra fėmijė jetimė, tė afėrm tė tyre, aktivistė tė Lėvizjes MJAFT! dhe pėrfaqėsues sė shoqatės Nė ndihmė tė fėmijėve jetimė tė Shqipėrisė protestuan sot kundėr vendimit tė Njėsisė Bashkiake nr. 9 pėr largimin e shoqatės sė tyre nga ambientet e kėsaj njėsie. |



