for spiders only SEE Portal - Albanian Homepage > Nė Brendėsi > Opinione dhe analiza skip to main content
OneWorld.net_home_link Logo_ shko te OneWorld.net faqja kryesore
Kėrko pėr
AKTUALITET NĖ BRENDĖSI PARTNERĖ PĖRFSHIHU RRJETI YNĖ
24 Korrik 2008

Korrupsioni nuk luftohet me show publik po me masa konkrete

Nė disa paraqitjet e fundit kryeministri Hashim Thaēi ka ndėrtuar njė retorikė tė ashpėr kundėrkorrupsion gjė qė madje nuk ėshtė parė as nė kohėn e fushatės zgjedhore. Natyrisht njė retorikė e ashpėr kundėrkorrupsion pėr herė tė parė vjen nga institucionet kosovare dhe aq mė parė nga kryeministri. Njė gjuhė e ashpėr deri tashti ka karakterizuar kritikuesit e pavarur tė institucioneve kosovare, sidomos median dhe njė pjesė tė shoqėrisė civile. Pėrkundėr njė efekti pozitiv tė krijimit tė njė distancimi nga qeverisja e korruptuar, megjithatė ekziston njė kontradiktė nė shfaqjet e ditėve tė fundit tė kryeministrit Thaēi.

Zakonisht kritikat pėr ekzistimin e korrupsionit nė njė shkallė tė gjerė siē po shprehet ditėve tė fundit kryeministri, nuk mund tė kufizohen thjesht nė njerėzit qė dyshohen se ka bėrė veprime tė tilla. Njė kritikė e tillė deshi ose s’deshi kryeministri e pėrfshihen edhe atė vetė sepse ėshtė kreu i piramidės sė ekzekutivit. Njerėzit qė nuk janė tė veshur me pushtet ekzekutiv dhe gjyqėsor ose ligjdhėnės mjetin mė tė zakonshėm pėr tė luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar e kanė presionin publik, por njė gjė e tillė nuk i ka shumė hije atij qė mban pushtetin. Ai qė ka pushtetin, po ta ketė vullnetin dhe guximin, nuk bėn denoncime publike por krijon raste dhe i procedon evidencat nė rrugė institucionale. Me njė fjalė nga njerėzit nė pushtet pritet tė ndėrmarrin veprime kundėr korrupsionit dhe jo tė bėjnė show publik nga to.

Disa nga vendimet e kabinetit Thaēi nė raport me kompanitė publike nė parim kanė qenė shumė ambicioze, por jo edhe gjithė pėrgjigjja ndaj korrupsionit dhe keqmenaxhimit nė kėto kompani. Nuk mjafton fare tė thuash se po depolitizoj bordet e kompanive dhe tė qėndrosh duarkryq ose pėr mė keq tė mjaftohesh mė tutje me shpalljen e tyre kampione tė korrupsionit. Ndoshta pikėrisht tani kompanitė publike kanė nevojė pėr mbrojtje me marrjen e pėrgjegjėsisė politike. Depolitizimi i tyre nuk ėshtė thjesht ēėshtje e njė deklarimi publik. Kompanitė publike janė nė rrezik tė jashtėzakonshėm qė brenda kėtij vakumi tė pėrgjegjėsisė tė demolohen nga ata qė deri dje i kishin politizuar skajshmėrisht. Veprimi i Qeverisė aktuale nė tė vėrtet ėshtė vetėm heqje e pėrgjegjėsisė nga menaxhimi i kompanive publike. Depolitizim para sė gjithash do tė thotė ndėrtim i njė mbrojtjeje pėr kompanitė publike, krijimi i kritereve, strukturave dhe kėrkesave tjera pėr menaxhim tė kompanive publike.

Tė konstatosh se kompanitė publike janė kampion tė korrupsionit nuk ėshtė asgjė e re dhe e panjohur pėr publikun kosovar. Ka kohė qė ato janė shpallė kampione. Aq mė pak tėrthorazi tė nxjerrėsh lista emrash tė njerėzve qė e kanė vendin nė burg. Duhet tė kihet para sysh gjithmonė se para se ta kenė vendin nė burg, tė dyshimtit e kanė vendin nė gjykatė e pėr t’i dėrguar nė gjykatė duhen fakte, duhet tė krijohen raste. Dalja me deklarata e lista tė njerėzve vetėm sa e banalizon luftėn kundėrkorrupsion. Pse? Pėr shembull listat e emrave qė iu tregohet rruga pėr nė burg pėrmbajnė emra qė kanė qenė tė dyshimtė si bosėt e sistemeve tė korrupsionit nė kompanitė publike siē janė pėr shembull emrat e ish-ministrave, por kanė edhe emra qė nuk kanė qenė nė pozicion pėr tė bėrė shkelje tė mėdha. Sė pari relativizohet pėrgjegjėsia e padronėve tė mėdhenj sepse vihen nė njė thes me raste minore tė dyshimit. Sė dyti dalja me akuza pompoze pa krijuar raste tė forta pėr gjykatė, ose pa i detyruar gjykatat tė veprojnė, krijon mundėsinė pėr eksponentėt e korrupsionit tė arsyetohen para opinionit publik duke thėnė “po na akuzojnė pa fakte”. Pra njė retorikė e tillė e kryeministrit dhe e eksponentėve tė tij tė tėrthortė mund ta dėmtojė mė shumė sesa ta ndihmojė luftėn kundėrkorrupsion.

Kryeministri Thaēi duhet ta kuptojė se nuk ėshtė mė opozitė. Qasja e deritashme e tij mė shumė i ngjan vėrejtjeve qė bėn njė opozitė sesa veprimeve substanciale pėr njė mbisundim tė pėrgjithshėm tė ligjit. Mbisundimi i ligjit nuk arrihet me deklarata publike. Nėse kryeministri flet pėr korrupsion njerėzit e shohin atė si njeriun kryesor qė duhet tė lėvizė tė gjitha levat pėr tė siguruar qė njerėzit qė kanė pėrgjegjėsi pėr njė shkallė tė tillė korrupsioni tė pėrballohen me ligjin. Nėse ka rezistencė nė gjyqėsor kryeministri ėshtė nė pozicion tė mirė pėr tė bėrė njė reformim tė thellė tė gjyqėsorit. Ai madje i ka numrat edhe nė Parlament, ku mund tė nxjerrė politika e ligje qė do tė ndėrtonin njė bazė pėr njė integritet publik mė tė madh. Me njė fjalė kryeministri i ka tė gjitha mjetet nė duar pėr tė bėrė qė shkelėsit tė pėrballohen me ligjin.




 
Kanalet tematike dhe bashkėpunuese tė OneWorld pėrfshijnė:
AIDS channel digital opportunity channel open knowledge network support centre tiki the Penguin, Kids Channel