AI: Kushtetuta e Kosovės ka nevojė pėr konsultim tė plotė
|
Amnesty International i bėn thirrje autoriteteve tė Kosovės tė mundėsojnė qė drafti i Kushtetutės tė jetė i hapur pėr konsultim publik, pa vonesa.
Nė vitin 2007, Presidenti i Kosovės themeloi njė grup punues tė ngarkuar me pėrpilimin e draftit tė Kushtetutės sė Kosovės. Grupi punues ėshtė i mandatuar qė tė skicojė njė Kushtetutė qė pėrfaqėson interesat mė mira tė tė gjithė njerėzve tė Kosovės. Kushtetuta e re duhet tė vendosė njė kornizė pėr respektimin dhe mbrojtjen e drejtave tė njeriut dhe sundimin e ligjit nė Kosovė. Kjo ėshtė pikėrisht pse populli i Kosovės duhet tė konsultohet dhe ti ofrohet kohė e mjaftueshme dhe mundėsi pėr tė bėrė komentet, ka thėnė Sian Jones, hulumtuese e Amnesty International nė Kosovė. Ata qė udhėheqin me procesin e konsultimeve duhet tė sigurojnė qė ajo tė pėrfshij tė gjitha komunitetet, gratė, organizatat joqeveritare (OJQ-tė) dhe pėrfaqėsuesit tjerė tė shoqėrisė civile. Njė numėr i organizatave joqeveritare vendase pėr tė drejtat e njeriut dhe pėrfaqėsues tė shoqėrisė civile i kanė thėnė Amnesty International se ata nuk janė konsultuar gjatė pėrpilimit tė draftit aktual tė Kushtetutės. Pėr mė shumė, Amnesty International ka vėrejtur se pėrderisa autoritetet kanė krijuar njė faqe interneti nė mėnyrė qė publiku tė komentojė pėr Kushtetutėn, deri mė sot kjo faqe nuk paraqet njė kopje tė draftit tė Kushtetutės. |



