Mbahet workshop pėr tė drejtat e autorit
|
Krahas luftimit te piraterisė ne treg, Zyra Shqiptare pėr tė Drejtat e Autorit, me mbėshtetjen e Programit TAIEX, tė Komisionit Evropian, mbajti dje njė workshop nė Tiranė.
Nė kėtė takim ishte i ftuar eksperti i njohur nė fushėn e Pronėsisė Intelektuale, akademiku Mihail Ficsor, i cili njihet po ashtu edhe nė fushėn e zbatimit te ligjit dhe tė menaxhimit kolektiv tė tė drejtave tė autorit. Nė kėtė aktivitet, thelbi u vu si nė zhvillimet aktuale tė sė drejtės sė autorit nė Shqipėri, si dhe u diskutua mbi sugjerimet dhe propozimet e ndryshme qė u hodhėn pėr njė proces tė mundshėm tė rishikimit tė ligjit Pėr tė Drejtat e Autorit dhe tė Drejtat e tjera qė lidhen me tė, pas fazės sė parė tė zbatimit tė tij. Mihaly Ficsor, nė fjalimin e tij trajtoi nė mėnyrė tė gjerė dhe tė gjithanshme aspektet ligjore, por edhe praktikat ndėrkombėtare nė pėrputhje me normat ndėrkombėtare, direktivat e KE-se si dhe te ligjit shqiptar pėr tė Drejtat e Autorit. Nga ana tjetėr, Mitko Chatalbashev, drejtor i Pėrgjithshėm pėr Evropėn Juglindore nė Konfederatėn Ndėrkombėtare tė Shoqatave tė Autorėve dhe Kompozitorėve (CISAC), gjatė fjalimit tė tij vuri theksin mbi situatėn nė Shqipėri, e cila, sipas tij, nuk i ngjanė as situatės qė kanė vendet e Ballkanit. /korrieri/ |



