for spiders only SEE Portal - Albanian Homepage > Nė Brendėsi > Gradjansko drustvo skip to main content
OneWorld.net_home_link Logo_ shko te OneWorld.net faqja kryesore
Kėrko pėr
AKTUALITET NĖ BRENDĖSI PARTNERĖ PĖRFSHIHU RRJETI YNĖ
05 Dhjetor 2008

Drejtėsia pėr Kosovėn, shansi pėr Serbinė

Pas shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės dhe reagimit „spontan\" tė asaj qė kryeministri e cilėsoi si “mllef dhe hidhėrim”, pas ambasadave tė thyera, linēit publik politik ndaj atyre me mendime tė tjera politike, si dhe thirrjes deklarative pėr “paqe dhe protesta paqėsore, Serbia tashmė e ka prekur pikėn mė tė ulėt tė katandisjes sė saj. Problemi mė i vogėl pėr ne ėshtė qė gjatė dekadave tė kaluara jemi mėsuar tė shohim dhunė, qė ēdo ditė ta pėrjetojmė dhe qė spontanisht t\'ia shkaktojmė atė tė tjerėve pėrreth nesh. Problemi mė i madh ndėrkaq ėshtė se politika shtetėrore e Sllobodan Millosheviqit, politika e dhunės, ėshtė kthyer zyrtarisht si politikė kryesore dhe nxitėse rreth tė cilės ekziston konsensusi i kryetarit demokrat Tadiq, i atij qė pėr pak u bė kryetar, Tomislav Nikoliq, por edhe i tė gjithė tė tjerėve qė ndoqėn Vojisllav Koshtunicės nė pėrpjekjet pėr ruajtjen e Kosovės.

Kjo pikė e ulėt e katandisjes sė Serbisė dhe kjo frikė qė secili qytetar/qytetare e ndjen nė raport me tė ardhmen njėkohėsisht pėrbėn njė shans tė madh tė cilin ne edhe njėherė po e humbim. Kėtu bėhet fjalė pėr rastin qė na ėshtė dhėnė qė shoqėria e Serbisė tė ballafaqohet me gėnjeshtrat e saja, ta rivlerėsojė politikėn e udhėhequr gjatė dekadave tė fundit, t\'i kthehet vetvetes dhe t\'i vė kapakun dekadės sė pushtimeve, vrasjeve, spastrimeve etnike, terrorit ndaj popullsisė sė vet dhe banorėve tė rajonit. Kosova nuk ėshtė nėn sundimin e Serbisė qė nga ajo ditė kur Slobodan Millosheviqi projektin e tij e pėrfundoi me tėrheqjen e ushtrisė dhe policisė nga Kosova. Politika e pushtimit tė territoreve dhe nacionalizmit centrist tė shekullit tė nėntėmbėdhjetė ėshtė para rrėnimit. Se a do tė marrė kjo politikė edhe diēka me vete gjatė kėtij rrėzimi, kjo varet nga elitat nė Serbi. Mbase nė vend tė saj do tė ndėrtohet njė politikė e re bashkėkohore, e bazuar mbi bashkėpunimin dhe respektin.

Tė gjithė u befasuan kur ndodhi 17 shkurti, kur u festua dhe u deklarua ajo qė ne e kemi ditur se ka ndodhur qysh nė Qershor tė vitit 1999. Tė gjithė po e legjitimojnė sjelljen e dhunshme, po flasin pėr tė drejta shekullore dhe mitologji tė tjera duke u thirrur nė tė drejtėn \"tonė\" pėr t\'i sunduar \"ata\". Po thonė se thyerjet nėpėr Beograd pėrbėjnė reagim shumė minor nė krahasim me atė qė na ka ndodhur neve. Po flitet pėr trashėgiminė kulturore, pėr bombardimet e NATO-s, pėr serbėt e pėrvuajtur nė Serbi. Dhe nė kėtė mes nuk thuhet kurrė as edhe njė fjalė e vetme pėr shqiptarėt, pėrveē kur pėrmendin si \"separatistė, terroristė, tė papjekur, tė pacivilizuar, pushtues tė tokės sonė\". Mbase pėr shqiptarėt nuk flitet pėr shkak se refuzohet tė flitet pėr tė keqėn qė ka bėrė Serbia. Pėr Serbinė, e keqja qė Beogradi u ka shkaktuar shqiptarėve, zyrtarisht ka pėrfunduar me 17 shkurt.

Natasha Kandiq ėshtė armiku numėr njė i shtetit pėr shkak se, nė emėr tė vlerave tė tjera, ka pasur guximin tė ulet nė Parlamentin e Kosovės. Disa media thonė se ajo nuk ka nevojė tė ekzistojė. Tė tjerėve u pengojnė Sonja Biserko apo Biljana Kovaēeviq Vuēo. Tė tjerėt i gėzohen ndalimit dhe shkatėrrimit tė LDP-sė dhe me kėtė rast edhe me sulmeve ndaj banesės sė Ēedomir Jovanoviqit apo fyerjeve dhe linēit qė po u bėhet qytetarėve dhe qytetareve tė cilėt ai i pėrfaqėson. Kėto janė metoda tė mirėnjohura sepse me to ėshtė shėrbyer Millosheviqi. Koshtunica tani vetėm po e zbaton matricėn e trashėguar nga paraardhėsi i tij, njėsoj siē e ka huazuar retorikėn e tij. Ai ka bėrė gjithēka qė Serbinė ta lėrė nė baltė dhe qė pėrmes frikės dhe terrorit ta bėjė Serbinė njė provincė tė re ruse, gjė qė qartazi duket tė jetė synimi i tij.

Kolonia e fundit evropiane e ka fituar pavarėsinė e saj me 17 Shkurt 2008. Qė nga viti 1912, Kosova ėshtė sunduar me shpatė dhe me ēizme. Njerėzit qė jetojnė aty nuk janė pyetur pėr asgjė. Qė nga fillimi i okupimit u ėshtė imponuar regjimi ushtarak. Nė atė kohė u tha se ishin popull i papjekur pėr demokraci. Nė vend tė shtetit dhe rendit civil, atyre u erdhėn njė varg oficerėsh dhe zyrtarėsh, kryesisht nga ata mė tė kėqijtė, tė dėrguar nė Kosovė si dėnim. Shumė dėshmi nga kjo kohė flasin pėr dhunėn, diskriminimin dhe sjelljen koloniale tė sundimtarėve tė rinj ndaj popullsisė sė atjeshme shqiptare. Derisa ushtria e sundonte Kosovėn, inteligjenca e Beogradit bėnte plane pėr ndryshimin e demografisė sė saj. Dokumentet e Klubit Kulturor Serb qė kryesohej nga Sllobodan Jovanoviq dėshmojnė pėr zbavitjen e tmerrshme dhe tė vrazhdė tė elitės nacionale serbe. Pėr njerėzit diskutohej sikur tė ishin mall nė treg, diēka jo e gjallė, bėheshin kalkulime se sa dhe ku duhen lėvizur. Tė njėjtat standarde do tė zbatoheshin nė mėnyrė shumė mė tė efektshme gjatė fundit tė shekullit XX nga ana e akademikėve, shkrimtarėve, poetėve dhe priftėrinjve...\"Zhvendosja humane\" do tė bėhej politikė zyrtare e cila si rezultat pėrfundimtar do tė prodhonte Republikėn Serbe nė Bosnje. Pėr shkak tė kėsaj sot ėshtė e mundur tė flitet pėr njė territor, por jo edhe pėr njerėzit e saj, tė vihet njė betim nė emėr tė Kosovės por tė mos jepen pensione pėr shqiptarėt, e tėrė popullsia tė hiqet nga listat zgjedhore dhe tė mos i jepet e drejta pėr ndarjen falas tė aksioneve shtetėrore.

Partitė kanė ndryshuar emra, qė nga Radikalėt Popullor e deri te Lidhja Komuniste, qė nga Partisė Socialiste e Serbisė e deri te Partia Radikale ose Partia Demokratike e Serbisė. Pushtimi kolonial ka vazhduar edhe pas luftės sė dytė botėrore pėrmes sundimit ushtarak. Ndonėse kolonizatorėve tė dikurshėm iu ndalua kthimi nė Kosovė, shumė shpejt erdhėn disa tė rinj. Sundimi u vendos pėrmes masakrave tė pėrgjakshme nė Drenicė dhe nė tėrė Kosovėn. Sėrish, \"nuk kishte kushte\" pėr qeverisje civile. UDB-ja ka qeverisur si sovrane e Kosovės deri nė vitin 1966. Shumė njerėz qė sot janė tė pasur, pasurinė e tyre familjare e kanė nga ari i vjedhur nga shqiptarėt e Kosovės. Pas plenumit tė Brionit vjen deri te njė relaksim i sundimit, por menjėherė pasi qarqet udhėheqėse vunė re se nė Kosovė jetojnė njerėz qė i kėrkojnė tė drejtat e tyre dhe tė cilėt nuk pajtohen me gjendjen ekzistuese, sėrish u kthyen nė pėrdorim metodat e vjetra. Njė vit pas vdekjes sė Titos, Armata Popullore Jugosllave \"vendos rend\" nė rrugėt e Prishtinės, Pejės, Prizrenit... Numri i Shqiptarėve tė vdekur kurrė nuk u bė publik. Nė fund, nė vitin 1989, \"shpejtėsia lehtėsisht e premtuar\" zuri plotėsisht vendin e politikės legjitime. Me tanke shkatėrrohet sovranitetit kosovar, vendoset gjendja e jashtėzakonshme dhe vendoset njė sistem i ngjashėm me aparteidin.

Nėse keni qenė shqiptar gjatė viteve tė nėntėdhjeta, nuk keni mundur tė jetoni pa frikė, e lere mė tė punoni nė shkollė, spital, polici ose institucione qeveritare. Kur shqiptarėt kėsaj gjendjeje iu pėrgjigjėn me dhunė, elitat serbe sėrish nuk pyetėn se pėrse kjo po ndodhte, por iu kthyen sulmeve ndaj fshatrave, civilėve, fėmijėve dhe grave. Tė qenit shqiptar ose shqiptare nėnkuptonte tė ishe i/e dėnuar me vdekje. Shumė prej tyre shpėtuan falė sasisė sė arit ose parave qė zotonin. Pėr tė tjerėt nuk kishte shpėtim.

Vitet e 90-ta janė turpi i historisė serbe, dhe kjo duhet tė thuhet qartė ku flitet pėr Kosovėn. Sot nė Kosovė, njėsoj sikur edhe nė Serbi dhe nė vendet e tjera te rajonit, njė numėr i madh i njerėzve pyesin se ku ndodhen mė tė dashurit e tyre, ēfarė u ka ndodhur atyre dhe kush i ka vrarė. Pėrgjigjet nė kėto pyetje i mban tė fshehura Vojisllav Koshtunica dhe shėrbimi i tij sekret. Pėrgjigjen nė kėtė pyetje e mban fshehur edhe Boris Tadiqi, nė emėr tė \"stabilitetit dhe tė ardhmes\" dhe interesave tė oligarkėve. Nuk do tė ketė drejtėsi as pėr Serbėt nėse tė tjerėve nuk u tregojmė se ēfarė u kemi bėrė. Nuk do tė ketė tė ardhme tjetėr nėse i mbajmė fshehur faktet. Kot bėrtasin pėr krimet ndaj Serbėve, pėr padrejtėsitė e botės, pėr fuqinė e pabarabartė tė Serbisė... Ivica Dacic na dėrgoi shumė qartė porosinė nga salla e Kuvendit se politika e viteve 90 u dėshmua sėrish tė ketė qenė e drejtė. Kur nė vitin 1999 nė Kosovė ndodhėn hakmarrjet dhe sulmet ndaj serbėve nė Kosovė, asnjė akademik ose shkencėtar nuk u pėrpoq tė gjente se burimi i kėsaj ishin sjelljet e shtetit tė Serbisė. Ata nuk e pėrcaktuan se kjo ndodhi pėr shkak tė zhvendosjes me dhunė tė 800,000 njerėzve, vrasjeve masive nė Mejė, Gjakovė, Suharekė, Podujevė, Izbicė apo Vushtrri. Ndoshta njė konstatim i tillė do tė shpėtonte mė shumė jetė Serbėsh sesa cilido libėr i shkruar nė emėr tė mbrojtjes sė Kosovės ose ndonjė prej atyre shkarravinave tė shumta gazetareske qė sot bėjnė thirrje pėr linē.

I tėrė mekanizmi shtetėror ka marrė pjesė nė fshehjen e gjurmėve tė krimeve masive. Trupat janė varrosur anekėnd Serbisė, janė djegur nė fabrika dhe termocentrale, janė fundosur nė Danub ose nė Peruēanc. Nė kėtė kanė marrė pjesė policė, oficerė, pjesėtarė tė sigurimit shtetėror, politikanė, biznesmenė dhe liderė lokalė, gjykatės dhe prokuror, Qeveria dhe partitė politike. Dhe pas gjithė kėsaj qė ka ndodhur, Serbia prapė se prapė ėshtė e habitur me atė qė i ka ngjarė. Askund nuk shihet as edhe njė pikė pendimi, as edhe njė ndjenjė pėrgjegjėsie apo gatishmėrie pėr t\'i ndryshuar sjelljet. Sot fatin tonė e udhėheqin njerėzit tė cilėt janė pėrgjegjėsit e drejtpėrdrejtė humbjen e tė drejtės sė Serbisė pėr ta udhėhequr Kosovėn. Gabimin e tyre ata kurrė s\'do ta pranojnė. Nė vend tė kėsaj po pėrpiqen qė tė drejtėn ndėrkombėtare t\'ia pėrshtatin ėndrrave tė tyre. Po pėrpiqen ta shndėrrojnė nė njė diēka ngurtė qė s\'mund ti pėrshtatet rrethanave tė reja. Kjo pėr shkak se ata me kėto metoda edhe e sundojnė Serbinė. Nė kėtė mėnyrė ata i bėjnė kushtetutat dhe ligjet. Ato janė pėrplot me fraza dhe fjalė tė forta, por tė pazbatueshme. Nė mėnyrė shumė legjitime dhe legale, pjesa demokratike dhe e lirė e botės ka vlerėsuar se ne nuk mund t\'i terrorizojmė banorėt tanė pėrgjithmonė. Ndoshta kėtė vlerėsim akoma s\'e kanė bėrė Rusia dhe Kina, por edhe kjo kohė do tė vijė. Kur tė jetė kėshtu, edhe njerėzit nė Ēeēeni dhe Tibet do ta fitojnė vendin e tyre tė merituar nė bashkėsinė e popujve tė lirė. Vendimin e botės (sė paku tė asaj pjese tė mirė tė botės) qė ta njoh Kosovėn e pavarur Serbia nuk duhet ta konsiderojnė si dėnim. Ky nuk ėshtė dėnim por ėshtė njė shans. Jo vetėm pėr Serbinė, por edhe pėr tėrė botėn nė rrugėn drejt forcimit tė mekanizmave pėr mbrojtjen e tė drejtave tė njeriut dhe kundėrshtimit mė vendimtar ndaj terrorit tė diktatorėve lokal. Prej Pekinit deri nė Havanė, prej Teheranit e deri nė Moskė.


Serbia sot e ka pėr obligim qė ta njohė Republikėn e Kosovės. Qė t\'ia shtrijė dorėn pėrfaqėsuesve tė atjeshėm legjitim dhe tė ndihmojė nė krijimin e njė shoqėrie moderne dhe demokratike. Jo pėr shkak tė ndonjė bindjeje se jemi mė tė pėrparuar dhe mė tė kulturuar, por pėr shkak se ky ėshtė minimumi i borxhit tė cilin ia kemi shoqėrisė kosovare. Pėrmes Kosovės, ne duhet ta hapin edhe ēėshtjen e shoqėrisė nė Serbi. Duhet t\'i rishqyrtojmė tė gjitha manipulimet dhe vlerat e gėnjeshtėrta, ti reformojmė institucionet, tė fillojmė tė krijojmė njė mendėsi mė kritike te tė rinjtė, ta kthejmė pėr koke sistemin e vlerave dhe t\'i vėmė gjėrat nė vendin e tyre. Nga gabimet e sė kaluarės, Serbia duhet t\'i mėsojė leksionet tė cilat do tė na ēojnė drejt ndėrtimit tė njė shoqėrie tė re dhe njė tė ardhme tjetėr. Pėrmes legjitimimit tė dhunės dhe sulmeve ndaj atyre qė mendojnė ndryshe, pushteti vetėm se po e vazhdon praktikėn e vjetėr dhe tashmė tė pėrjetuar. Mashtrohen shumė keq ata qė mendojnė se nė kėtė mėnyrė do ta shkatėrrojnė mendimin kritik dhe nevojėn pėr marrėdhėnie tė tjera me fqinjėt. Pėrmes \"ngjarjeve popullore\" tė mėdha ne kthehemi vetėm prapa dhe i pėrsėrisim gabimet. Kjo do tė na kushtojė shumė.

(Autorėt janė aktivistė nga Nisma e tė Rinjve pėr tė Drejtat e Njeriut nė Beograd)




 
Kanalet tematike dhe bashkėpunuese tė OneWorld pėrfshijnė:
AIDS channel digital opportunity channel open knowledge network support centre tiki the Penguin, Kids Channel