for spiders only SEE Portal - Albanian Homepage > Nė Brendėsi > Gradjansko drustvo skip to main content
OneWorld.net_home_link Logo_ shko te OneWorld.net faqja kryesore
Kėrko pėr
AKTUALITET NĖ BRENDĖSI PARTNERĖ PĖRFSHIHU RRJETI YNĖ
05 Dhjetor 2008

Gratė, Kushtetuta, Kuota

Pas entuziazmit kolektiv dhe festimit disaditor, pavarėsia e Kosovės ėshtė transferuar nga rrafshi simbolik nė atė praktik. Ēėshtja kryesore pėr qytetarėt e Kosovės tash ėshtė Kushtetuta - dokumenti i cili do t’i definojė tė drejtat dhe liritė themelore, si dhe rregullat dhe parimet fundamentale tė ekzekutivit, legjislativit dhe gjyqėsorit nė shtetin e Kosovės.
Pas disa muajve tė punės sė Komisionit Kushtetues tė Kosovės, aktualisht ėshtė intensifikuar fushata e informimit publik pėr draft-Kushtetutėn. Debatet e vazhdueshme publike nėpėr qendrat e ndryshme tė Kosovės, janė duke zgjuar interesim tė qytetarėve, tė cilėt me dhėnien e komenteve pėr aspektet e caktuara tė draft-Kushtetutės janė duke ndikuar nė pėrcaktimin e formės pėrfundimtare tė Kushtetutės.

Nė bazė tė raporteve mediale nga kėto debate, ēėshtjet tė cilat mė sė shumti janė duke u debatuar kryesisht kanė tė bėjnė me ushtrinė e ardhshme tė Kosovės, kompetencat e Presidentit, organizimin territorial, pėrdorimin zyrtar tė gjuhėve, tė drejtat e komuniteteve, etj.

Gjatė kėsaj periudhe nuk ėshtė pėrmendur ndonjė trajtim i mirėfillėt i mėnyrės sė rregullimit tė pozitės sė grave nė draft-Kushtetutė. Mungesa e njė debati tė kėsaj natyre mbase mund tė shpjegohet me hezitimin qė qytetarėt e Kosovės mund ta kenė pėr tė diskutuar pėr “punė grash” krahasuar me “ēėshtjet madhore” sic janė, pėr shembull, forcat mbrojtėse tė Kosovės, ose roli i Presidentit. Ėshtė e mundshme qė njė arsye tjetėr pėr indiferencė tė jetė edhe mendimi se draft-Kushtetuta nė mėnyrė tė mjaftueshme i rregullon kėto ēėshtje dhe nuk ka nevojė pėr ndonjė debat mė tė detajshėm.

Mirėpo, leximi i kujdesshėm i draft-Kushtetutės nuk e ofron kėtė komoditet tė heshtjes dhe tė neglizhimit tė debatit kur janė nė pyetje gratė dhe tė drejtat e tyre. Pėrkundrazi, ėshtė e qartė se ky debat ėshtė mė se i domosdoshėm, sidomos kur ėshtė fjala pėr pėrfaqėsimin e grave nė politikė.

Nė draft-Kushtetutė mungon njė formulim i qartė lidhur me kuotėn e cila siguron pėrfaqėsim tė grave nė Parlamentin e Kosovės nė shkallėn 30 pėr qind. Pėr mė tepėr, nė tė gjithė nenet e draft-Kushtetutės ku flitet pėr barazinė gjinore, formulimet janė mė se tė pėrgjithėsuara. Prandaj, pėr tė siguruar pėrfaqėsim tė duhur tė grave nė politikė dhe nė vendimmarrje, nė draft-Kushtetutė gjithsesi duhet tė ketė edhe dispozita tė veēanta pėr masat afirmative pėr gratė.

Pjesėmarrja e grave nė proceset politike nė vitet e fundit ėshtė njė dėshmi e pakundėrshtueshme se aplikimi i kuotės prej 30 pėr qind ka sjellė rezultate pozitive. Kosova bėnė pjesė nė mesin e vendeve me pėrfaqėsim shumė tė lartė tė grave nė politikė dhe i tejkalon edhe shumė shtete tė BE-sė nė kėtė aspekt.

Rėndėsia e kuotės bėhet edhe mė e madhe kur dihet se nė zgjedhjet e para nė Kosovėn e pasluftės, kur ende nuk kishte kuotė, vetėm 8.6 pėr qind e deputetėve nė Asambletė Komunale ishin gra.

Shumė hulumtime dhe analiza lidhur me pozitėn e grave nė shoqėrinė kosovare, respektivisht pėr pėrfaqėsimin e tyre nė politikė, tregojnė se ende ėshtė shumė herėt tė mendohet se pa aplikimin e masave afirmative, apo kuotave, gratė do tė jenė tė pėrfaqėsuara nė mėnyrė tė barabartė me burrat.

Zhvillimi politik i grave kosovare ėshtė ballafaquar me pengesa tė panumėrta. Nė dekadat pas Luftės sė Dytė Botėrore problemet kryesore kanė qenė analfabetizmi dhe mentaliteti patriarkal, kurse gjatė viteve ’90, pėr shkak tė ērregullimeve sistemore nė mėnyrėn e funksionimit tė jetės nė Kosovė, tė imponuara nga regjimi serb, gratė kanė pasur hapėsirė shumė tė reduktuar pėr aktivitet politik. Pėr kėtė arsye, tash nevojitet njė vazhdimėsi e masave tė fuqishme institucionale nė mėnyrė qė tė korrigjohen zbrazėsitė e krijuara nga e kaluara. Kuota “30 pėr qind” shumė shpejt ka dhėnė rezultate pozitive nė parlamentarizmin kosovar, duke ndikuar fuqishėm edhe nė imazhin e politikės kosovare nė pėrgjithėsi, prandaj do tė ishte njė prapakthim fatkeq pėr tėrė shoqėrinė tonė sikur ajo tė mos pėrfshihej edhe nė Kushtetutėn e shtetit tė Kosovės.

Politika kosovare ka nevojė pėr gratė, ndėrsa gratė kanė nevojė pėr kuotė nė Kushtetutė.

Qendra Kosovare pėr Studime Gjinore




 
Kanalet tematike dhe bashkėpunuese tė OneWorld pėrfshijnė:
AIDS channel digital opportunity channel open knowledge network support centre tiki the Penguin, Kids Channel