for spiders only SEE Portal - Albanian Homepage > Nė Brendėsi > Gradjansko drustvo skip to main content
OneWorld.net_home_link Logo_ shko te OneWorld.net faqja kryesore
Kėrko pėr
AKTUALITET NĖ BRENDĖSI PARTNERĖ PĖRFSHIHU RRJETI YNĖ
05 Dhjetor 2008

Mijėra qytetarė pushtojnė bulevardin pėr bukė!

Disa mijėra vetė protestuan tė hėnėn para Kryeministrisė kundėr rritjes sė ēmimeve duke denoncuar indiferencėn dhe paaftėsinė e qeverisė shqiptare pėr tu pėrballur me kėtė shtrenjtim abuziv te jetesės.

Protesta u organizua nga Lėvizja MJAFT! nė bashkėpunim me Konfederatėn e Sindikatave tė Shqipėrisė, Shoqatėn e Invalidėve tė Punės, ish-ushtarakėt, etj.

Pėrpara se tė grumbulloheshin pėr tė protestuar tek selia e Kėshillit tė Ministrave, mbi 7 mijė vetė marshuan nga sheshi Skėnderbej pėrgjatė Bulevardit “Dėshmorėt e Kombit”.

Gjatė marshimit, e mė tej gjatė protestės para kryeministrisė, qytetarėt e shumtė qė merrnin pjesė nė kėtė protestė, pensionistė, invalidė tė punės, ish ushtarakė, minatorė, etj. i bėnė thirrje qeverisė tė ndėrhyjė pėr uljen e ēmimeve e tė luftojė realisht monopolet nė treg.

“Rritja nė stratosferė e ēmimeve, dyfishimi i tyre brenda dy muajve nuk ėshtė diēka normale, sidomos po tė kemi parasysh qė rreth 30 pėr qind e shqiptarėve jetojnė sot nėn minimumin jetik. Kėtu flitet tashmė pėr bukėn e gojės”, tha Leart Kola (MJAFT!).

Nė emėr tė Lėvizjes MJAFT! ai i kėrkoi kryeministrit Berisha qė tė ndėrhyjė me politika konkrete pėr kėtė ēėshtje qė ka tė bėjė tashmė me mbijetesėn e shqiptarėve.

“Kėto politika konkrete kėrkojmė nga Berisha, tani qė shqiptarėt nuk kanė mundėsi tė blejnė as bukėn e gojės, nuk na duhen fare daljet e tij pompoze nė media pėr ēėshtje globale”, tha Kola.

I pyetur nga gazetarėt nėse kjo protestė mund tė konsiderohej si njė protestė politike duke qenė se mes turmės sė protestuesve u shfaqėn dhe disa deputetė tė opozitės, Kola u pėrgjigj: “Unė shpresoj qė kėta deputetė, tė cilėt kanė qenė nė pushtet pėr 8 vjet rresht, tė kenė ardhur kėtu sot pėr t’u kėrkuar falje qytetarėve pasi nuk besojmė se kėto probleme ekonomike lindėn ekskluzivisht brenda vitit tė fundit”.

Kryetari i Konfederatės sė Sindikatave Kolė Nikolla e konsideroi situatėn aktuale ekonomike tė shqiptarėve pasojė tė keqqeverisjes sė Sali Berishės. Gjatė protestės denoncuan paaftėsinė e kryeministrit Berisha edhe pėrfaqėsues tė tjerė tė Shoqatės sė Invalidėve tė Punės, pėrfaqėsues tė ish-ushtarakėve, etj.

Dhjetėra protestues demonstruan disa herė pamundėsinė e tyre pėr tė pėrballuar jetesėn e shtrenjtė duke treguar pėr gazetarėt e shumtė tė pranishėm, xhepat e portofolat e tyre bosh. Nė protestė merrnin pjesė edhe njė grup i madh i minatorėve tė Bulqizės, minierės sė vdekjeve ku kanė humbur jetėn vetėm vitin e fundit 8 minatorė, tė cilėt kanė lėnė nė varfėri tė plotė fėmijėt e bashkėshortet e tyre.

Disa nga aktivistėt e Lėvizjes MJAFT! mbanin nė duar tambure dhe njė banderolė tė madhe ku shkruhej: Ulni ēmimet menjėherė!

Protesta e djeshme ishte lajmėruar disa ditė mė parė nga Lėvizja MJAFT! dhe grupet e tjera tė shoqėrisė civile. Thirrja e tyre pėr tė mbėshtetur protestėn gjeti dje pėrgjigjen e mijėra qytetarėve tė pakėnaqur jo me nga mungesa e politikave konkrete pėr tė krijuar mirėqėnie pėr tė gjithė, por tashmė nga mungesa totale edhe e politikave pėr tė siguruar mbijetesėn dhe bukėn e pėrditshme.

Dy ditė mė parė aktivistė tė Lėvizjes MJAFT! gjetėn njė formė shpotitėse pėr tė denoncuar paaftėsinė dhe indiferencėn e qeverisė pėr tu pėrballur me nevojat e qytetarėve, kur shitėn, nė trotuarin e Kryeministrisė bukė me ēmimin 50 lekė.




 
Kanalet tematike dhe bashkėpunuese tė OneWorld pėrfshijnė:
AIDS channel digital opportunity channel open knowledge network support centre tiki the Penguin, Kids Channel