for spiders only SEE Portal - Albanian Homepage > Aktuale > Lajme (news) > Kosova skip to main content
OneWorld.net_home_link Logo_ shko te OneWorld.net faqja kryesore
Kėrko pėr
AKTUALITET NĖ BRENDĖSI PARTNERĖ PĖRFSHIHU RRJETI YNĖ
05 Dhjetor 2008

RrGGK: Letėr pėrkrahėse pėr Aktivistet nė Serbi

Rrjeti i Grupeve tė Grave tė Kosovės dėnon kėrcėnimet dhe sulmet ndaj grave aktiviste pėr paqes nė Serbi dhe fton qeverinė e Serbisė qė tė dėnojė kėrcėnimet e tilla gjithashtu fton qeveritė ndėrkombėtare tė bėjnė presion mbi Qeverinė e Serbisė.

Rrjeti i Grupeve tė Grave tė Kosovės (RrGGK) ėshtė i shqetėsuar pėr dhunėn e kohėve tė fundit nė Serbi dhe ndikimit qė ka ky sediment nacionalist nė gratė aktiviste pėr paqe. Qė nga shpallja e pavarėsisė sė Kosovės mė 17 mars, ėshtė rritur numri i kėrcėnimeve qė kanė nė shėnjestėr gratė aktiviste pėr paqe nė Serbi.

Posaēėrisht jemi tė brengosura pėr sigurinė personale tė aktivisteve tė Grave nė tė Zeza qė gjenden nė tėrė Serbinė. Mbi dy dekada, aktivistet Gratė nė tė Zeza haptazi kanė kundėrshtuar luftėn, militarizmin dhe dhunėn, duke promovuar zgjidhje paqėsore tė konfliktit dhe pėrgjegjėsisė shoqėrore. Gratė nė tė Zeza kanė rrezikuar jetėn e tyre duke mbrojtur tė drejtat e njeriut dhe ligjin ndėrkombėtar. Pėr kohė tė gjatė ato janė avokate tė tė drejtave tė njeriut dhe drejtėsisė pėr kriminelėt e luftės pavarėsisht nga pėrkatėsia e tyre etnike apo politike.

Qė nga pėrfundimi i luftėrave gjatė shpėrbėrjes sė Jugosllavisė, ato kanė punuar pėr njė ardhmėri paqėsore dhe demokratike nė regjion pėrmes iniciativave siē ėshtė Koalicioni i Grave pėr Paqe qė i bashkon aktivistet nga Serbia dhe Kosova tė tė gjitha grupeve etnike nė hartimin e strategjive pėr bashkėpunim nė tė ardhmen dhe pėrfshirjen e grave nė nivelin e vendimarrjes politike nė regjion, si dhe Lobi Regjional i Grave pėr Paqe dhe Siguri nė Evropėn Juglindore.

Nė vend se tė mbrojė kėto avokate tė paqes dhe demokracisė, duke dėnuar publikisht dhunėn dhe duke siguruar se vlerat ndėrkombėtare pėr tė drejtat e njeriut ēmohen, Qeveria e Serbisė ka lejuar dhunėn. Ajo ėshtė arsyetuar se qytetarėt serb janė tė shqetėsuar gjė qė i justifikon veprimet e tyre. Qeverisė sė Serbisė i ka munguar udhėheqja politike qė pėrkrah zgjidhjen paqėsore, lirinė e shprehjes dhe vlerat demokratike.

Ne ftojmė Qeverinė e Serbisė, posaēėrisht kryeministrin dhe kryetarin, qė menjėherė ta dėnojė publikisht keqtrajtimin, fjalimet plot urrejtje dhe dhunėn qė kanė shėnjestėr aktivistet e paqes.

Ne lusim udhėheqėsit ndėrkombėtar, posaēėrisht tė Bashkimit Evropian qė tė pėrkrahin dhe mbrojnė gratė aktiviste pėr paqe dhe mbrojtėsit e tė drejtave tė njeriut qė menjėherė tė ushtrojnė presion mbi Qeverinė e Serbisė qė tė ndalojė fjalimet plot urrejtje, keqtrajtimet dhe kėrcėnimet ndaj sigurisė sė tyre personale.

RrGGK ėshtė rrjet i 81 organizatave tė grave nė Kosovė, qė punojnė nė pėrkrahje tė paqes, demokracisė dhe nė veēanti pėr tė drejtat e grave nė Kosovė, regjion dhe ndėrkombėtarisht. Organizatat anėtare tė RrGGK-sė kanė bashkėpunuar ngushtė me aktivistet e Rrjetit tė Grave nė tė Zeza pėrmes Koalicionit tė Grave pėr Paqe. Pėr mė shumė informata shikoni www.womensnetwork.org ose kontaktoni Igballe Rogovėn, Drejtoreshė Ekzekutive, igorogova@yahoo.comapo info@womensnetwork.org.




 
Kanalet tematike dhe bashkėpunuese tė OneWorld pėrfshijnė:
AIDS channel digital opportunity channel open knowledge network support centre tiki the Penguin, Kids Channel