for spiders only SEE Portal - Albanian Homepage > Aktuale > Lajme (news) > Lajmet e Javės skip to main content
OneWorld.net_home_link Logo_ shko te OneWorld.net faqja kryesore
Kėrko pėr
AKTUALITET NĖ BRENDĖSI PARTNERĖ PĖRFSHIHU RRJETI YNĖ
05 Dhjetor 2008

Njė polic i UNMIK-ut vdes pas pėrleshjeve nė mes tė protestuesve dhe paqeruajtėsve nė Mitrovicė

Njė pjesėtar i policisė sė Kombeve tė Bashkuara nė Kosovė ka vdekur nga plagėt e marra nė pėrleshjet e dhunshme me demonstruesit serb nė qytetin e Mitrovicės. Derisa, mė shumė se 150 njerėz, pėrfshirė personelin e NATO-s dhe tė OKB-sė janė plagosur tė hėnėn gjatė pėrleshjeve nė mes tė paqeruajtėsve dhe serbėve qė kundėrshtojnė pavarėsinė e Kosovės.

Demonstruesit e zemėruar kanė sulmuar trupat ndėrkombėtare me gurė, granata dhe koktej molotovi pasi qė forcat e pėrbashkėta tė UNMIK-ut dhe KFOR-it rikthyen kontrollin mbi gjykatėn e Mitrovicės tė cilėn serbėt e okupuan javėn e kaluar.

Zėdhėnėsi i Shėrbimit Policor tė Kosovės (SHPK) Veton Elshani ka thėnė se njėri prej tė plagosurve ka vdekur mė vonė. “Njė polic ukrainas ka vdekur nga plagėt e marra gjatė demonstratave tė dhunshme nė veri tė Mitrovicės\\\".

Pasi qė policia ka arrestuar rreth 50 serbė nė gjykatė, qindra banorė nga pjesa e populluar me serbė nė veri tė qytetit sulmuan konvojin e forcės sė sigurisė dhe arritėn tė lirojnė disa nga tė arrestuarit.

Dy palėt shkėmbyen zjarr nė pėrleshje tė cilėt lanė 60 paqeruajtės dhe 70 protestues serbė tė lėnduar.

Mė vonė gjatė ditės policia u tėrhoq nga pjesa veriore e qytetit tė Mitrovicės, por paqeruajtėsit e KFOR-it mbeten nė qytet, duke marrė pėrsipėr kontrollin.

Pėrleshjet e sė hėnės janė mė tė theksuara qėkur Kosova shpalli pavarėsinė e saj nga Serbia muajin e kaluar, dhe ato erdhėn pikėrisht katėr vite pas trazirave tė pėrgjakshme nė mes tė shqiptarėve dhe serbėve tė Kosovės.

Mitrovica, ėshtė kthyer nė njė vend tė njohur pėr dhunėn. Urat qė lidhin dy pjesėt e qytetit janė mbyllur pėr tė parandaluar pėrleshjet nė mes tė dy komuniteteve.




 
Kanalet tematike dhe bashkėpunuese tė OneWorld pėrfshijnė:
AIDS channel digital opportunity channel open knowledge network support centre tiki the Penguin, Kids Channel