for spiders only SEE Portal - Albanian Homepage > Nė Brendėsi > Politics > Civil Society skip to main content
OneWorld.net_home_link Logo_ shko te OneWorld.net faqja kryesore
Kėrko pėr
AKTUALITET NĖ BRENDĖSI PARTNERĖ PĖRFSHIHU RRJETI YNĖ
05 Dhjetor 2008

Pėrkrahja e korrupsionit nga kryeministri Thaēi

Propozimi i fundit i kryeministrit Thaēi rreth pėrbėrjes sė Bordit tė AKM-sė siē ėshtė raportuar nė media krijon njė pikėpyetje tė madhe pėr pėrkushtimin e kėsaj qeverie pėr ta luftuar korrupsionin, letėr kjo me tė cilėn PDK erdhi nė pushtet.

Disa deklarata tė Qeverisė Thaēi nė raport me kompanitė publike kosovare patėn krijuar pėrshtypjen se mė nė fund principet e njė qeverisjeje tė mirė po fillojnė tė zbatohen nė kėto kompani.

Depolitizimi i bordeve tė kompanive publike ka qenė hapi i parė por larg prej tė qenit i mjaftueshėm pėr tė vendosur principet ndėrkombėtare nė menaxhimin dhe qeverisjen e kompanive publike.

Depolitizim nė radhė tė parė do tė thotė mospėrdorim i kompanive publike pėr qėllime pėrfitimi tė njė partie politike apo rrethi njerėzish tė afėrt me politikėn, dhe jo mosdėrgimi i ministrave nė bordet e kėtyre kompanive. Por ky nuk duket tė jetė qėllimi i qeverisė sė re.

Mediat kanė raportuar gjerėsisht se Qeveria Thaēi do tė propozojė zotin Dino Hasanaj pėr anėtar tė Bordit tė AKM-sė, raportim i cili nuk ėshtė demantuar nga qeveria por as zyrtarizuar akoma. Nėse zoti Hasanaj zyrtarizohet pėr kandidat tė Qeverisė pėr Bordin e AKM-sė, atėherė kjo i bie qė zoti Thaēi tashmė i ka rėnė shqelm retorikės sė tij parazgjedhore pėr luftimin e korrupsionit.

Para sė gjithash kandidimi i zotit Hasanaj pėr kėtė post ėshtė korrupsion duke qenė se ai nė kėtė detyrė do tė jetė nė konflikt serioz tė interesit. Si pronar i njė pjese tė aksioneve nė operatorin e dytė tė telefonisė mobile, nė pozitėn e propozuar nė AKM ai do tė ketė ingerenca edhe mbi kompaninė publike qė ofron shėrbimin e njėjtė sikur kompania private nė tė cilen ai ka aksione.

Natyrisht kjo ėshtė njė shkelje elementare jo vetėm e legjislacionit kosovar antikorrupsion por edhe e parimeve ndėrkombėtare pėr qeverisjen e kompanive publike dhe sidomos parimet e OECD-sė, standarde tė cilat Kosova i ka pėr objektiv.

Kjo shton edhe mė dyshimet rreth asaj qė ėshtė pėrfolur gjatė nė publik se qėllim i disa segmenteve tė politikės kosovare ėshtė shkatėrrimi i kompanive publike, nė tė mirė tė kompanive private qė janė tė afėrta me politikėn.

Fakti qė zoti Hasanaj ėshtė aksionar nė kompaninė IPKO, e bėn atė tė pakualifikueshėm pėr anėtar Bordi tė AKM-sė sepse ėshtė vėshtirė e besueshme se ai do tė vepronte nė interes tė operatorit ‘Vala’ qė konkurron nė treg me kompaninė ku zoti Hasanaj ka aksione.

Po ashtu zoti Hasanaj njihet si person i afėrt me politikėn dhe partinė e kryeministrit Thaēi, PDK-nė, me ē’rast emėrimi i tij si anėtar Bordi tė AKM-sė do tė ishte e kundėrta e depolitizimit por tani nė njė formė mė subtile.

Emėrimi i personave tė afėrt me politikėn dhe biznesin privat nė bordet e kompanive publike do tė thotė shkatėrrim i tyre i qėllimshėm pėr pėrfitim tė kompanive private, qė nė gjuhėn shqipe pėrkthehet si korrupsion. Dhe kjo ėshtė saktėsisht ēfarė po bėn kryeministri Thaēi dhe qeveria e udhėhequr nga ai.




 
Kanalet tematike dhe bashkėpunuese tė OneWorld pėrfshijnė:
AIDS channel digital opportunity channel open knowledge network support centre tiki the Penguin, Kids Channel