Shoqėria civile dhe zhvillimi i saj nė Kosovė
|
Shoqėria civile, gjeneza dhe zhvillimi i saj
Kur pėrmendet togfjalėshi shoqėri civile ai nėnkupton ēdo lloj organizimi qė ėshtė joshtetėror, por gjithashtu zgjon konotacionin e shoqėrisė ku sundon presioni i opinionit publik dhe rendi ligjor. Me nocionin shoqėri civile nėnkuptohet njė tėrėsi e organizatave dhe institucioneve vullnetare shoqėrore tė cila formojnė njė bazė pėr njė shoqėri funksionale e cila qėndron pandan strukturave shtetėrore dhe institucioneve tregtare. Por, ka llojlloj pėrkufizimesh pėr shoqėrinė civile. Qendra pėr Shoqėri Civile, e Shkollės Londineze tė Ekonomisė ia referon kėtė term fushės sė lirė tė veprimit kolektiv, jo tė detyrueshėm, rreth interesave, qėllimeve dhe vlerave tė pėrbashkėta. Kėshtu shoqėritė civile janė zakonisht tė ndryshme pėr nga hapėsira dhe aktorėt dhe format institucionale, shkalla e zyrtaritetit, autonomisė dhe fuqisė sė tyre dallon. Prejardhja e kėtij nocioni zakonisht thuhet se rrjedh nga Adam Ferguson i cili ka pasur vizionin e zhvillimit tė shtetit komercial- si mėnyrė pėr tė ndryshuar rendin e korruptuar feudal dhe pėr tė pėrforcuar lirinė e individit. Ja se si e sheh shkrimtari e studiuesi kanadez Michael Ignatieff shoqėrinė civile. Ai sė pari e quan shoqėrinė civile njė ideal me tė meta, por thotė se nė shoqėrinė civile nuk ka parajsė e cila ta bėn me dorė. Kisha dhe shteti janė tė ndara, kurrfarė feje civile nuk imponohet as nuk mbėshtetet. Tė mbrojtur nga njė rrjet institucionesh reciprokisht frenuese, individėt janė tė lirė ti kėrkojnė vizionet e tyre tė parajsės. Shoqėria civile me fjalėt e filozofit Ernest Gellner ėshtė njė shoqėri pėrdhosėse, e cila mbi tė gjitha ka misionin e prodhimit. Gellner thotė se janė tri alternativa tė shoqėrisė civile, islamizmi, marksizmi dhe kapitalizmi aziatik. Sipas Ignatieffit institucionet e shoqėrisė civile, shtypi i lirė, universitetet e pavarura, sindikatat, bankat, firmat tregtare, shtėpitė botuese, janė ato ku aftėsohet dhe rekrutohet udhėheqėsia e njė shoqėrie demokratike. Shoqėrisė civile nuk i mjafton demokracia formale. Nė natyrėn e paracaktuar tė shoqėrisė civile pra, ėshtė veprimi nė tė mirė tė lirisė individuale, tė pėrshpejtimit tė ndryshimeve dhe avancimit tė liberal-demokracisė. Kjo ėshtė e vėrejtur sidomos nė dekadat e fundit tė shekullit XX. Shoqėria civile pra shikohet si mjet pėrshpejtimi i proceseve demokratike, dhe ėshtė shumė e rėndėsishme pėr shoqėrinė. Shoqėria civile dhe OJQ-tė Shembujt e institucioneve tė shoqėrisė civile * organizatat joqeveritare (OJQ) * organizatat private vullnetare (OPV) * organizatat jofitimprurėse (OJF) * organizatat e mbėshtetura nė bashkėsi * fondacione tė bashkėsive * klubet civile * media Etj. Nėse kėto institucione pėr nga pėrkufizimi janė pjesė e shoqėrisė civile kjo ėshtė temė pėr debat. Sipas Neera Chandhoke nga India vetėm ato institucione qė janė kritikuese ndaj shtetit, gjendjes ekzistuese, janė tė vėrteta. Shembujt konkretė tė ndryshimeve mė tė thella tė shekullit nė botėn komuniste i referohen zhvillimit tė shoqėrisė civile, nė Poloni, ish-Ēekosllovaki, ish-Jugosllavi, Hungari. Institucionet e pavarura nga sistemet politike, si sindikatat e punėtorėve, shoqatat e shkrimtarėve, janė treguar bėrthamat e para pėr hapjen e debateve nė shoqėritė totalitare dhe tė orientimit tė energjisė drejt demokracisė. Aktivistėt e shoqėrisė civile jo vetėm u mblodhėn nė klube jozyrtare dhe joshtetėrore, por ata kultivuan njė kushtrim tė ri nga bjerrja morale qė solli komunizmi. Aktorėt e shoqėrisė civile shumė shpejtė siguruan njė fuqi politike pa qenė tė zgjedhur as tė emėruar drejtpėrdrejtė nga askush. Studiues, shkrimtarė, aktivistė sindikalė, u vunė nė krye tė procesit tė rėndėsishėm politik, tė hapjes sė shoqėrisė sė mbyllur komuniste. Kėto personalitete shkrimtarėsh, gazetarėsh e aktivistėsh qė u vunė nė ballė tė shoqėrisė civile, si Vaclav Havel nė ish-Ēekosllovaki, Ibrahim Rugova nė Kosovė, Jevrem Bėrkoviq nė Mal tė Zi dhe Leh Valesa nė Poloni, tashmė janė bėrė ikona tė botės humane, tė shumtėn e rasteve duke e kundėrshtuar mitizimin dhe duke treguar pėr njė rrezik tjetėr qė ėshtė nė natyrėn e vetė shoqėrisė civile. Kjo proveniencė nuk mitizon si nė tė kaluarėn dhe kundėrshton pėr tė ofruar anėtarėve tė vet, besimin nė njė mit pėr tė cilin ia vlen tė besohet nė tė dhe tė jetohet. Nė fund tė viteve 80 nė ish Jugosllavi u ngrit njė shkrimtar dhe mori rolin e disidentit nė vitet e vėshtira tė diferencimeve ideo-politike tė dirigjuara nga Beogradi, dhe me guximin, dijen dhe kėmbėngulėsinė qė tė thotė publikisht se ai ėshtė shkrimtar dhe jo ushtar. Jevrem Bėrkoviq u dallua pėr mbrojtjen e shkrimtarėve shqiptarė dhe popullit tė Kosovės. Ai u dallua me qėndrimin e tij kundėr luftės nė hapėsirėn e ish-Jugosllavisė, shprehur me fjalorin e tij, nė anėn e sė ndershmes kundėr sė pandershmes, si gėrgatėse e luftės. Ai u tregua hero civil kur u bėri thirrje bashkatdhetarėve tė tij malazez qė tė mos i shėrbejnė agresionit serbomadh e ta bombardojnė Dubrovnikun, ndėrkohė qė Vukovari nuk ekzistonte mė sepse atė e kishin shkatėrruar forcat fashiste serbe. Nė gjysmėn e dytė tė viteve 80 shkrimtari shqiptar Ibrahim Rugova u ngrit gjithashtu nga debatet e proveniencės intelektuale civile, dhe doli nė krye tė proceseve politike. Nė vazhdėn e kėtij procesi duhet shikuar edhe gjenezėn e shoqėrisė civile nė Kosovė. Nė vitet 1989 dhe 1990 u vunė fillet e shoqėrisė civile nė Kosovė. Njė referendum i parė u mbajt pikėrisht nė Fakultetin Juridik nga studentėt e brezit 1989-1990. Kur njė grup studentėsh sapo e kishin formuar Lidhjen e Pavarur tė Studentėve dhe e kėrkuan mendimin e Ibrahim Rugovės, ai u pėrgjigj shkurt me kundėrpyetjen, a jeni tė pavarur? Studentėt iu pėrgjegjėn, po! Atėherė jeni tė pavarur edhe nga unė dhe ju dėshiroj sukses, tha Rugova. Pas formimit tė partive politike, u formuan edhe shoqatat e pavarura profesionale e bashkimet sindikale, tė cilat fati i tyre historik i shtyri tė bėjnė rezistencė ndaj regjimit serb. Shoqėria shqiptare fali edhe gjaqet e mbetura nga hakmarrja, dhe pėrjetonte revolucionin e shpresės nė rrethana okupimi. E gjetur nė kėtė gjendje, shoqėria civile nė Kosovė u ndikua nga konteksti politik i shpėrbėrjes sė ish-Jugosllavisė dhe rrjedhimisht i vuajti pasojat e saj. Dhuna sistematike e regjimit segregacionist serb dhe gjendja nėn apartheid de facto ishte rrethana mė e pavolitshme pėr zhvillimin e shoqėrisė civile nė Kosovė. Organizatat joqeveritare, shoqatat profesionale, shtypi i lirė i cili vetėm gjatė viteve 90 pati rreth 60 tituj gazetash tė ndryshme, nuk mund tė zhvillonin asnjė aktivitet nė drejtim pajtimi etnik, demokratizimi, pėrveēse tė luftojė pėr ēėshtje ekzistenciale. Shoqėria civile nė Kosovė nuk ishte si shoqėritė civile nė vendet tjera. Ajo nuk pati strukture tė saj shtetėrore dhe ajo ekzistuesja ishte e huaj, pėr mė tepėr armiqėsore, ndaj sė cilės duhej tė luftohej pėr njė kohė tė gjatė me rezistencė civile paqėsore. Kur autori i kėtij teksti e intervistoi presidentin ēek Vaclav Havel, dhe e pyeti pėr shoqėrinė civile nė Kosovė ai u pėrgjigj se atje nuk ka shoqėri civile, partitė politike janė tė fragmentuara dhe tė paafta qė tė pajtohen pėr parimet themelore. Ky mendim kritik dėshmon pėr gjendjen e shoqėrisė civile nė Kosovė. Organizatat joqeveritare dhe shoqėria civile janė nocione qė pėrputhen, e zėvendėsojnė njėra tjetrėn nė Kosovė. Njė nga organizatat e para joshtetėrore e cila u formua nė Kosovė ishte Kėshilli pėr Mbrojtjen e tė Drejtave dhe Lirive tė Njeriut (KMDLNJ) mė 1989. Pastaj u formuan Komiteti Kosovar i Helsinkit mė 1990, Shoqata Bėmirėse Nėna Tereze, Bashkimi i Sindikatave tė Pavarura tė Kosovės, Shoqata e Pavarur e Juristėve tė Kosovės, dhe shumė shoqata e organizata tė tjera joqeveritare. Por, KMDLNJ dhe Nėna Tereze u shndėrruan nė organizatat mė tė mėdha tė shoqėrisė civile. Organizata Nėna Tereze nė vitin 1998 kishte mbi 90 klinika dhe mbi 7.000 vullnetarė. Kjo periudhė kohore e shoqėrisė civile nė Kosovė ishte kohė e njerėzve me ide, por pa para. OJQ-tė vendase dhe shoqėria civile nga bota Deri nga gjysma e viteve 90 Prishtina ishte terren pak i eksploruar pėr OJQ-tė e fondacionet e huaja. Kosova dhe Prishtina ende nuk e kishin shoqėrinė civile pėrveē njė pjese tė shtypit me zė kritik ndaj Lidhjes Demokratike tė Kosovės (LDK) e cila tani mbante monopolin politik. U formuan edhe Aksioni Kosovar pėr Iniciativė Civile (KACI), Instituti Riinvest dhe mė vonė edhe Fondi Kosovar pėr Shoqėri tė Hapur (KFOS) mė i njohur si Fondacioni Soros. Shtypi i Kosovės nė kėtė kohė u tregua i zhdėrvjelltė nė botimin e disa gazetave dhe revistave, por rezultati i tij qe i kufizuar pasi nuk mundi tė ndikojė mė shumė nė njė shoqėri e cila tashmė preokupim kryesore e pati mbijetesėn fizike dhe tirazhi i gazetave binte gjithnjė e mė shumė. Kėshtu u hapėn pak gazeta tė predisponuara pėr tė qenė kundėr ose pro politikės sė LDK-sė, por ato hasėn nė vėshtirėsi tė ndryshme derisa u mbyllėn. Rruga deri te njė informim i paanshėm, racional dhe kritik qe e gjatė dhe e mundimshme. Fati i kritikėve racionalė ishte tė shikoheshin tė paktėn sė tė dyshimtė pėr shėndetin e vijės sė vagėt kombėtare politike. Informimi i pavend dhe dezinformimi ndėrmjet Kosovės dhe Shqipėrisė vazhdoi edhe mė tej. Deziluzionimi i shoqėrisė masovike civile nė Kosovė, i mėsuesve, i mjekėve, i studentėve ndodhi me Marrėveshjen e Daytonit e cila vuri paqe nė Bosnjė e Hercegovinė. Deri mė 1997, kur Unioni i Studentėve i Universitetit tė Prishtinės nxori njė brez tė ri tė shoqėrisė civile, shoqėria e Kosovės nuk arriti tė kthjellej nga goditja qė mori nga diplomacia botėrore. Protesta e 1 tetorit 1997 i shpejtoi zhvillimet shoqėrore deri kėtu ku jemi sot nė epokėn e organizatave joqeveritare me pagesė kryesisht nga donatorė tė huaj. Pas luftės filloi epoka kryesisht e njerėzve pa ide, por me para. OJQ si kėrpudha pas shiut Me vendosjen e administratės sė Kombeve tė Bashkuara, trupave tė NATO-s, dhe me formimin e institucioneve tė Kosovės, nė skenėn publike vendase u shfaqėn OJQ-tė si kėrpudha pas shiut. Sipas Njėsitit tė UNMIK-ut pėr Regjistrim, nga fundi i vitit 2000, qenė regjistruar 5000 OJQ. Po sipas kėtij njėsiti nė vitin 2001 qenė regjistruar edhe 626 OJQ tė reja. Kritikėt e kėtij boom-i tė OJQ-ve, si shkrimtari Mehmet Kraja, mendojnė se ato udhėhiqen nga paraja. Ndikimi dhe pesha e tyre shoqėrore edhe e atyre OJQ-ve me traditė qė nga koha e rezistencės civile kundėr regjimit serb, ra nė shkallėn mė tė ulėt tė mundshme. UNMIK-u pati njė muaj mjalti me OJQ-tė e Kosovės, shumė pronarė tė OJQ-ve u futėn nė Kėshillin Tranzitor tė Kosovės, njėlloj mini-Kuvendi tė cilin nuk e kishte Kosova, derisa nuk i formoi strukturat klasike shtetėrore. Kėtyre strukturave UNMIK-u ua dha pushtetin e kufizuar, dhe pas kėsaj OJQ-tė u sollėn nė pozitėn e tyxharit tė projekteve mbi vetėdijesime e aftėsime tė llojllojshme, me motiv tė vetėm fitimin e parasė. Kjo trajektore e degradimit tė punės sė OJQ-ve dėshmohet pėrditė nėpėr punėtoritė, seminaret e konferencat qė organizohen, nė tė cilat njė pjesė e aktivistėve shkojnė vetėm sa pėr tė marrė mėditje. Por, nėse ky pėrshkrim mund tė duket si karikim akademik, ai bėhet edhe mė i zymtė kur tė merren parasysh se faktorėt kryesorė pėr kėtė gjendje janė varfėria dhe mjerimi social i cili e ka katandisur shumicėn e (pa) punė nė Kosovė. Njė situatė tragji-komike ėshtė paraqitur kur disa mbledhje tė agjencisė sė privatizimit tė ndėrmarrjeve shtetėrore (Agjencisė Kosovare tė Mirėbesimit) i patėn bojkotuar ministrat vendas tė industrisė dhe tregtisė dhe tė ekonomisė e financave, ndėrsa pat marrė pjesė kreu i Sindikatave (BSPK) Bahri Shabani. OJQ-tė e kėtilla janė shndėrruar nė mjeshtėr tė projektimit tė buxhetit para donatorit tė huaj, dhe nė ankues mė tė mėdhenj se sa pjesa dėrmuese e popullsisė e cila jeton me mė pak se 1 dollar nė ditė. Kjo ėshtė koha e fundit e njerėzve pa ide, por me para. Statusi krijon njė societas civilis OJQ-tė e vjetra, si KMDLNJ, i duhet tė ndėrmarrin njė nismė radikale pėr ndryshimin e imazhit dhe tė stilit tė punės pėrndryshe tregojnė se janė nė rrugė tė mirė tė mbesin tė tejkaluara nga gjendje e tanishme dhe tė zėnė vend nė histori. OJQ-tė e reja shikohen si tė udhėhequra nga motivi i parasė nėn bashkėpunim kosovaro-ndėrkombėtar. Akuzat pėr korrupsion tė udhėheqėsve tė disa OJQ-ve kanė mbėrritur edhe nė gjykata, dhe ato i shohim herė herė edhe nė shtyp. Qasja monopoliste, korrupsioni, nonshalanca, mungesa e kompetencės profesionale dhe mosaplikimi i mundėsive tė barabarta nė njė anė dhe papunėsia, ndarja e ashpėr nė tė pasur dhe tė varfėr, e kanė dėmtuar shumė shoqėrinė civile. Ajo tregoi dobėsinė mė tė madhe tė saj nė trazirat e marsit 2004. U deshtė tė dalė njė ish-aktivist i shoqėrisė civile tė viteve 90, Bajram Rexhepi pėr tė ndaluar atė trend suicidal. Fakti se Rexhepi atė kohė ishte kryeministėr, nuk ėshtė vendimtar. Vendimtar ėshtė personaliteti i Bajram Rexhepit si hero civil. Shoqėria civile nė Kosovė ėshtė vendosur dhe e ka vendosur vetveten nė pozitė tė vėshtirė. Ajo ka pėr tė qėndruar pandan edhe institucioneve tė Kosovės edhe UNMIK-ut e institucioneve tė tjera tė huaja nga tė cilat merr fonde. Shoqėria civile nuk mund tė pėrmbush detyrėn e saj e tė qenit e lirė nė misionin e saj jo vetėm pėr shkak tė imunitetit juridik tė UNMIK-ut dhe KFOR-it. Fakti mė domethėnės kur zėri i shoqėrisė civile u injorua tėrėsisht ėshtė kėrkesa e disa OJQ-ve pėr tė organizuar zgjedhje me lista tė hapura, dmth pėr tė mos u pėrjashtuar nga vendimmarrja. UNMIK-u kundėrshtoi menjėherė duke thėnė se preferon zgjedhje me lista tė mbyllura, tė cilat edhe e sollėn Kosovėn deri kėtu ku gjendet sot, nė pezulli tė padurueshme e tė paqėndrueshme ekonomike e politike. Vetėm pėrcaktimi i statusit politik tė Kosovės mund tė bėjė njė cytje drejt kthjelljes sė shoqėrisė civile nė Kosovė. Ky do tė duhej tė jetė njė fillim i ri me njerėz me ide, tė pa parti dhe me sjellje qytetare, pėr njė societas civilis. Nga kjo pikė fillon profilizimi i organizatave, dhe atėherė detajet dhe potenciali real njerėzor do tė ēojnė peshė. |



